Shëndeti

​Studimi: Anoreksia mund të çojë në ndryshime dramatike në strukturën e trurit

Një studim i ri thekson gjithashtu ndikimin që mund të ketë në tru mungesa e ushqimit adekuat.

Published

on

Anoreksia është një çrregullim i rrezikshëm dhe potencialisht vdekjeprurës i të ngrënit që ka një ndikim të tmerrshëm në trup.

Një studim i ri thekson gjithashtu ndikimin që mund të ketë në tru mungesa e ushqimit adekuat.

Bazuar në një total prej 1.648 skanimesh të trurit të femrave (685 me anoreksi), të mbledhura nga 22 vende të ndryshme, studiuesit gjetën një ulje të trashësisë së korteksit, vëllimeve nënkortikale dhe sipërfaqes së korteksit te njerëzit me anoreksi. Në thelb, truri “tkurret” në një farë mënyre.

Sa i përket madhësisë së mostrës, studimi tregon se sa e rëndësishme është trajtimi i gjendjes sa më herët në zhvillimin e saj.

“Për këtë studim, ne kemi punuar në mënyrë intensive për disa vite me ekipe kërkimore në mbarë botën. Aftësia për të kombinuar mijëra rezultate të skanimit të trurit nga njerëzit me anoreksi na ka lejuar të studiojmë ndryshimet që mund të karakterizojnë këtë çrregullim në shumë më shumë detaje,” tha psikologia Esther Walton nga Universiteti Bath në Britani të Madhe

Edhe pse shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton anoreksinë, ne dimë shumë më tepër për efektet e saj. Miliona njerëz në mbarë botën janë të prekur prej tij. Është një nga shkaqet kryesore të vdekjes që lidhet me problemet e shëndetit mendor.

Ndërsa vijnë më shumë të dhëna nga studimet e ardhshme, shkencëtarët do të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë se çfarë e shkakton saktësisht këtë ulje të vëllimit të trurit te njerëzit me anoreksi dhe disa nga mekanizmat neurologjikë që qëndrojnë pas saj.

Tani për tani, është e qartë se sa më shpejt të kërkohet dhe ofrohet trajtim, aq më mirë. Të njëjtat teknika të përdorura këtu mund të përdoren gjithashtu për të matur efektivitetin e trajtimit për dëmtimin e trurit, shkruan Science Alert.

Shëndeti

Vlerat ushqyese të kosit me boronica

Published

on

Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me pasuri të madhe vlerash është ai i kosit me boronica, këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri-tjetrit.

Boronicat janë të pasura me fibër, një filxhan çaji me boronica përmban 4 gramë fibër. Kosi nga ana tjetër është i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë. Fibra që ofron boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase.

Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat, ky kombinim është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.

Hani boronica tre herë në javë, konsumi i rregullt përmirëson shëndetin e zemrës, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër. Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.

Pse duhet të hani kos çdo ditë?

Kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh, këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur. Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe nervore.

Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak, ai përthithet në stomak dhe zorrë e ka ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak.

Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar, ai e bën më të fortë sistemin tretës dhe e pastron nga bakteret e këqija. Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Sporti ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit

Published

on

Sporti është një ndër aktivitetet më të vlefshme, si për t’u mbajtur në formë, por dhe për të parandaluar plakjen. Nga aktiviteti përfiton i gjithë organizim, duke përfshirë organe si zemra, aparati kardiovaskular dhe respirator, muskujt dhe artikulacionet.

Por, sipas një studimi të udhëhequr nga dy kërkues italianë të universitetit të Pizës, ka marrë nën shqyrtim ndikimin e sportit në sistemin viziv, duke analizuar fenomenin e rivalitetit biokular, ose thënë ndryshe, performancën e sinjaleve të ndryshme që vijnë përmes të dy syve.

“Kemi testuar efektet e fashimit të njërit nga sytë, për dy orë tek 20 persona të rritur në kushte të ndryshme. Një pjesë e njerëzve që morën pjesë në eksperiment qëndronin ulur për të dyja orët e fashimit, ndërsa të tjerët ishin vendosur në një pistë-biçikletë”, tregojnë studiuesit.

Shkenctarët vunë re se përgjigja e sistemi viziv tek njerëzit që ishin duke bërë aktivitet fizik, ishte më e mirë se tek ata që qëndronin ulur.

Rezualtatet e këtij studimi të botuara në revistën “Current Biology”, ka rëndësi të madhe për kërkimet klinike në lidhje me patologji të përhapura dhe të pashërueshme të syve, një ndër to i njohur si “syri dembel”.

Continue Reading

Shëndeti

Vetitë e shkëlqyera të karafilit në mjekësinë natyrale

Published

on

Këtë erëz e quajmë karafil , por është ndryshe nga karafili që kultivojmë në saksi. Emri shkencor është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Sot kultivohen në gjithë zonën tropikale.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, e përbërje të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze.

Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Benefitet e karafilit

Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne.

Anti-inflamator – Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Tretës – Të marra në formën e çajit, kokrrat e karafilit njihen për vetitë tretëse. Ndihmojnë në punën e stomakut dhe largojnë gazrat e tepërta inestinale.

Kundra erës së keqe së gojës – Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Antioksidant – Një tjetër benefit është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh –  Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta, shkruan living.al.

Dhimbje koke – Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji është mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës e për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak – Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik – Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Për të konservuar ushqimin – Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella – Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit?

Përbërësit:

3-4 kokrra karafil

1 gotë ujë

Përgatitja:

Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni kokrrat e karafilit e vendoseni të ziejë. Mbuloni me kapak e fikni zjarrin. E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Pijet me sheqer ndikojnë në shëndetin mendor

Published

on

Një raport nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard ka ngritur shqetësime lidhur me konsumin e pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri – si pijet e gazuara, lëngjet industriale të frutave dhe pijet energjike.

Personat që konsumojnë këto produkte shpesh, shfaqin më shumë simptoma të depresionit dhe ankthit, veçanërisht adoleshentët dhe të rinjtë deri 30 vjeç.

Sheqeri i tepërt ndikon në balancën e neurotransmetuesve në tru dhe në nivelet e energjisë, duke shkaktuar luhatje të humorit dhe probleme emocionale. Specialistët rekomandojnë zëvendësimin e këtyre pijeve me ujë, çajra bimorë apo smoothie natyralë, si mënyrë për të ruajtur jo vetëm formën fizike, por edhe mirëqenien mendore.

Studiuesit po ashtu paralajmërojnë se konsumimi i sheqerit në nivele të larta mund të krijojë cikël varësie ku sa më shumë të konsumoni, aq më shumë trupi dhe truri kërkojnë.

Kjo çon në luhatje të shpeshta të nivelit të sheqerit në gjak, çka ndikon negativisht në stabilitetin emocional.

Shumë vende diskutojnë vendosjen e taksave shtesë për pijet me sheqer, për të frenuar konsumin dhe rritur ndërgjegjësimin për pasojat që ato sjellin.

Siç duket, shëndeti mendor nuk varet vetëm nga mendimet, por edhe nga ajo që vendosim në gotë.

Continue Reading

Të kërkuara