Lajmet

​Strategjia për Siguri, përplasen Konjufca dhe Berisha

Konjufca i reagoi Berishës.

Published

on

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, patën disa mospajtime.

Deklarimi në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i deputetit Berisha kur tha se AAK-ja nuk do ta votojë këtë strategji, nxiti reagimin e Konjufcës. Ky i fundit tha se deputeti e keqpërdori foltoren e Kuvendit. Ai tha se si deputet me përvojë, Berisha duhej ta dinte këtë.

“Ju e morët rendin e Komisionit pa të drejtë, ka dal de. Ja japim fjalën Komisionit një herë. Deputeti Enver Dugolli e prezanton qëndrimin e Komisionit pastaj deputetët vijnë me radhë. Kush e prezanton qëndrimin e Komisionit, z. Berisha? Nuk prezantove qëndrim të Komisionit. Nuk është qëndrim i Komisionit, Grupi i AAK-së do të votojë kundër, qysh? Kaq përvojë keni në Kuvend të Kosovës për besë”, tha Konjufca.

Sërish ka replikuar deputeti Berisha ndaj kryetarit të Kuvendit, i cili tha se: “Kur po thua ti s’pe di unë, po më duket s’po e din ti”.

“Kryetar unë e tregova rrjedhën se qysh është dashur me shkuar dhe fola për mos pajtimet e mija, sepse ishte dashur me shkuar sipas rrjedhë së vetë, pa u draftuar është dashur me ardhur në Komision për me mundur ne të gjitha partitë politike me dhënë kontributin tonë në mënyrë që ky dokument të jetë gjithë përfshirës. Ne jemi anashkaluar, ka muaj që e kam kërkuar këtë dhe s’kam marrë përgjigje… dhe rrugëdalja është që ky draft të kthehet në Komision në formën e rregullt ashtu siç funksionon parlamenti I Kosovës, kur po thua ti s’pe di unë, por po më duket s’pe dinë ti. Nuk është kjo strategji e Enver Dugollit e as e kryeministrit, por duhet me qenë e të gjithëve. Këtë jam duke u munduar me ua treguar”, tha ai. 

Lajmet

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Malishevë

Published

on

By

Një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Janqisht të Malishevës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Fsh. Janqisht, Malishevë 05.10.2025 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Autoritetet policore po merren me rastin dhe hetimet janë në vazhdim./D.B/UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Published

on

By

Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2025, kur viktima, shtetase e Kosovës, ka njoftuar autoritetet se është dhunuar nga një person i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim dy ministre nga Belgjika

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani pret sot në takim dy ministre nga Belgjika.

Sipas agjendës së presidentes, takimi i saj me ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden si dhe atë të Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt zhvillohet në orën 09:30.

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt”, thuhet në një njoftim të presidencës./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara