Aktualitet

​Stano për marrëveshjen Serbi-Rusi: Kjo është shenjë për qëllimin e forcimit të lidhjes së tyre

Stano ka deklaruar se Rusia po shkel të drejtën ndërkombëtare të Kartës së OKB-së.

Published

on

Bashkimi Evropian ka reaguar për marrëveshjen mes Serbisë dhe Federatës Ruse, e cila u nënshkrua javën e kaluar për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se kjo tregon për qëllimin e qartë të forcimit të lidhjes së këtyre dy vendeve.

Ai në konferencë për media u shpreh se Rusia është e përfshirë në pushtim të paligjshëm dhe agresion ndaj Ukrainës, e cila është vend sovran.

Stano ka deklaruar se Rusia po shkel të drejtën ndërkombëtare të Kartës së OKB-së.

Po jetojmë në një kohë kur Rusia është e përfshirë në një pushtim të paligjshëm dhe agresion ndaj vendit sovran, fqinjit të saj Ukrainës, dhe Rusi në baza ditore është duke shkelur të drejtën ndërkombëtare të Kartës së OKB-së. Forcat e saj të armatosura po kryejnë mizori kundër popullit ukrainas, përveç kësaj, vetëm pak ditë më parë, Rusia bëri të ditur planin për një përshkallëzim dhe konfrontim të mëtejshëm nga ky i ashtuquajtur mobilizim i pjesshëm dhe referendum ilegal për aneksimin e pjesëve të territorit ukrainas”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme ka komentuar marrëveshjen mes Serbisë dhe Rusisë, ku deklaroi se kjo tregon për forcimin e lidhjes së këtyre dy vendeve.

Pra, nëse në këto rrethana po shohim se Ministria e Jashtme e Serbisë po bie dakord për konsultime të rregullta me ministrin e jashtëm të një vendi që po i kryen të gjitha këto akte, kjo është një shenjë shumë e qartë për qëllimin e tyre për të forcuar lidhjet e tyre, për të forcuar më tej marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë dhe kjo po ngre pyetje serioze. Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë me vendet tona partnere, veçanërisht me vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE, siç është vendi kandidat Serbia, se marrëdhëniet me Rusinë në rrethanat aktuale nuk mund të jenë të zakonshme”, ka shtuar Stano.

Po ashtu, në konferencë për media, Stano ka thënë se Serbia shpalli anëtarësimin në BE si prioritet strategjik.

Me këtë regjim që po bën kaq shumë krime dhe kaq shumë mizori, dhe ne po e marrim këtë shumë seriozisht dhe po e ndjekim këtë. Mund të kujtoj vetëm se Serbia me vendimin e saj e shpalli anëtarësimin në BE si prioritet strategjik, e përkushtuar në rrugën drejt BE-së, duke shpresuar përfundimisht të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe ky vendim nënkupton përafrim me politikat evropiane, duke përfshirë çështjet e politikës”, ka përfunduar zëdhënësi i BE-së.

Javën e kaluar Serbia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë mbi çështjet e politikës së jashtme. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara