Aktualitet

​Spitali i Pejës me mungesë të infektologëve

Aty aktualisht është vetëm një mjek, specialist infektolog.

Published

on

Gjendja aktuale me pacientë të prekur me COVID-19, barna esenciale e po ashtu edhe me mjete mbrojtëse në Spitalin e Pejës është stabile, por në këtë spital thonë se ka mungesë të infektologëve.

Kushtrim Krasniqi, kardiolog pranë Spitalit të Pejës, ka thënë për KosovaPress se ka mungesë të infektologëve, por shpreson që të ketë mjekë të tjerë të interesuar e sidomos në repartin e infektives.

“Në spitalin e Pejës kemi mungesë të infektologëve. Aktualisht është vetëm një mjek, specialist infektolog dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi mjekë të tjerë që i bashkëngjiten spitalit të Pejës dhe repartit të infektives”, tha Krasniqi.

Ai tha se aktualisht janë dy pacientë me COVID-19, por që gjendja e tyre është stabile.

“Aktualisht kemi vetëm dy pacientë të infektuar me virusin COVID-19, të cilët janë të shtrirë në repartin e infektives dhe gjendja momentale e tyre është stabile. Normalisht janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe terapi tjetër protokollare, e cila zbatohet në Kosovë. Për momentin kemi shtretër të mjaftueshëm për pacientë të tjerë me këtë virus, që për momentin normal ka rënë edhe fluksi i pacientëve me këtë virus”, tha ai.

Ndërkaq fatmirësisht tha që nuk ka pasur asnjëherë mungesë të barnave e as masave mbrojtëse gjatë kohës së pandemisë.

“Mungesë të barnave nga lista esenciale nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë gjatë kësaj kohe të pandemisë, pra vazhdimisht kemi pasur barna nga lista esenciale që hyn për trajtimin e pacienteve me COVID-19…Fatmirësisht prej fillimit të pandemisë kemi pas vazhdimisht mjete mbrojtëse për trajtimin e këtij virusi, pra asnjëherë nuk kemi pasur mungesë në këtë aspekt”, tha ai. 

Bota

Rubio: SHBA anulon më shumë se 300 viza për studentët e huaj

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar mbi 300 viza për studentët e huaj, si pjesë e një aksioni kundër aktivistëve pro-palestinezë. Ai theksoi se çdo herë që identifikojnë individë që shkelin kushtet e vizës duke u angazhuar në aktivitete politike, ata do të humbasin vizat e tyre.

Rubio gjithashtu konfirmoi anulimin e vizës për Rumeysa Ozturk, një studente turke, e cila u arrestua pas një artikulli kritik ndaj Izraelit. Ajo u arrestua nga agjentët e SHBA gjatë një operacioni, dhe akuzohet për mbështetje të Hamasit, një akuzë që avokatët dhe familja e saj e mohojnë./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Tërmeti 7.7 balë në Mianmar, Kryeministri i Tajlandës shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Published

on

Kryeministri i Tajlandës, Phatthongthaung Shinawatra, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin, duke marrë masa urgjente për sigurinë e qytetarëve të tij. Në një postim në platformën X, Shinawatra njoftoi se një sistem paralajmërimi për celularët do të implementohet në Tajlandë për të siguruar informacion të shpejtë dhe të saktë në rast të pasgoditjeve apo rreziqeve të tjera.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Administrata e Sigurisë së Brendshme të Tajlandës do të jenë të angazhuara për të siguruar që asnjë qytetar të mos jetë në rrezik. Po ashtu, Ministria e Mjedisit do të ndërmarrë vlerësime të kujdesshme për efektet e mundshme të tërmetit dhe çdo pasgoditje që mund të ndodhte.

Kryeministri gjithashtu udhëzoi Ministrinë e Shëndetësisë të përgatiste spitalet dhe njësitë mjekësore emergjente për të ofruar ndihmë për ata që mund të preken nga pasojat e mundshme të tërmetit.

Nga ana tjetër, pamjet që kanë mbërritur nga Mianmari tregojnë shkatërrimin e tmerrshëm që ka shkaktuar tërmeti. Grumbuj të mëdhenj mbeturinash dhe rrënoja janë shpërndarë në të gjithë Mianmarin si pasojë e ndërtesave të shembura. Në qytetin e afërt Naypyidaw, janë krijuar çarje të mëdha në rrugë, duke detyruar shoferët të ndërpresin udhëtimet për shkak të rrezikut që paraqesin këto dëmtime./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Turqi- Imamoglu në paraburgim, arrestohet dhe avokati i tij

Published

on

Autoritetet turke kanë arrestuar avokatin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, Mehmet Pehlivan, në kuadër të hetimeve për korrupsion. Pehlivan u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Stambollit për pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spital për ekzaminim mjekësor përpara se të transferohej në zyrat e policisë në Stamboll. Ky arrest ka shkaktuar shqetësim, duke përfshirë edhe dyshime për lidhje të mundshme mes arrestimeve të Imamoglu dhe veprimtarive të dyshimta./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Tragjedia në Koçan, në paraburgim mbeten 19 të dyshuar 3 në arrest shtëpiak

Published

on

Gjykata e Koçanit ka shqyrtuar 22 ankesa të të dyshuarve lidhur me zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”, ku humbën jetën 59 persona. Për 19 prej tyre, gjykata vendosi që masa e paraburgimit të mbetet në fuqi, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak. Këtyre tre personave u janë marrë pasaportat për të parandaluar lëvizjen e tyre jashtë vendit.

Në lidhje me këtë vendim, prokuroria ka parashtruar ankesë për dy nga ata që ishin në paraburgim, ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov dhe Nikolço Iliev, të cilët tani janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Shtip. Një tjetër person që ka përfituar nga masa e arrestit shtëpiak është Aneta Simeska Dimoska, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Kryetari aktual i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, mbetet i dyshuar dhe në paraburgim, ndërsa hetimi për zjarri që mori jetën e shumë personave është zgjeruar me gjithsej 34 të dyshuar fizike dhe tre persona juridikë. Ata akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë publike, me mundësi dënimi deri në 20 vjet burg.

Continue Reading

Të kërkuara