Lajmet

​Specializantët do të protestojnë, kërkojnë të kthehen në të rregullt dhe t’iu paguhen kujdestaritë

Në nëntor të vitit të kaluar rreth 1 mijë e 500 specializantë ishin bërë pjesë e sistemit publik shëndetësor në Kosovë.

Published

on

Të gjithë specializantët e angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) me financim nga Ministria e Shëndetësisë dhe ata me vetë financim nesër nga ora 09:00 do të protestojnë. Ata përmes këtij marshi protestues po kërkojnë që ata që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve tu paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve.

Sami Pnishi, specializant në Klinikën e Neokirurgjisë tha se marshi protestues do të nis nga Administrata e QKUK-së, drejt objektit të Qeverisë së Kosovës për të përfunduar tek Ministria e Shëndetësisë.

“Nesër në orën 09:00 specializantët me financim dhe ata me vetë financim të dy palët së bashku do të organizojmë një protestë dhe do marshojmë drejtë Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim që të mos neglizhohemi për kërkesat tona që janë bërë vazhdimisht në drejtim të MSH-së dhe Qeverisë. Dy pikat kryesore për të cilat ne do të protestojmë janë kalimi I specializantëve me vetëfinancim në specializantë me financim në formë të rregullt dhe pika e dytë është që të kthehen kujdestaritë siç kanë qenë dhe të paguhen çdo kujdestari sidomos edhe vikendet sepse ne jemi të obliguar me mbajtur kujdestari edhe për përgatitje sa më të mirë profesionale por edhe për shkak të kërkesës për punën që duhet me bë brenda klinikave sepse ka fluks të madh të pacientëve”, tha ai.

Ndërsa, Uran Halimi specializant me vetëfinancim në Klinikën e Kirurgjisë Orale tha se kërkesat e tyre janë legjitime

Duke e konsideruar si marsh protestues përmes të cilin kërkojnë kthimin e dinjitetit të mjekëve, Halimi tha se në kohën kur kishin nënshkruar kontratat me ministrinë e Shëndetësisë për specializim me vetëfinancim u ishte premtuar se në buxhetin e vitit 2021 do të parashihen të kthehen në të rregullt, gjë që nuk ndodhi.

Halimi paralajmëroi edhe protesta dhe bojkotim të punës në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Këtë vit për MSh-në janë ndarë 5 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar përafërsisht në vitin e kaluar kanë qenë 60 milionë euro për shëndetësinë ndërsa këtë vit janë 55 milionë euro dhe me një ndarje kaq të vogël për shëndetësi ne nuk mendojmë se në këtë mënyrë mund të ndalet ikja e mjekëve nga Kosova, prandaj ne sot bëjmë thirrje që nesër specializantët dhe mjekët të tjerë të na bashkohen nga ecjen tonë[…]Kur është hapur konkursi në nëntor të vitit të kaluar për kategorinë me vetëfinancim me pretekstin që për momentin nuk kemi buxhet por në vitin 2021 do t’iu parashohim në buxhetin e vitit të ardhshëm. kjo nuk ka ndodhur për shkak të qeverisë neve politikat nuk na interesojnë dhe kemi mbetur kështu siç jemi, mirëpo prapë se prapë ne kemi qenë mund të themi të obliguar ose ta zgjedhim atë lloj specializimi ose të mbetemi dhe të largohemi tërësisht nga Kosova[…]Protesta do jetë një ditore për të enjten duke vazhduar të premten e kemi mbledhjen dhe pastaj pretendojmë edhe mendojmë që protesta do të ketë vazhdimisht por edhe bojkote”, theksoi Halimi.

Uran Halimi po ashtu tha se është koha shteti ta kthej vëmendjen ndaj specializantëve, pasi vetëm brenda këtij viti nga Kosova kanë ikur 170 specializantë.

“Që nga viti i kaluar e deri më tani Kosovën e kanë lëshuar ose janë në proces të ikjes rreth 170 specializantë kjo na bënë me dije se duhet të kthehet fokusi ndaj specializantëve për arsye se duhet të krijohen kushtet në mënyrë që ta parandalojmë ikjen e trurit. Në pikën e parë duke e bazuar argumentin tonë nga kalimi i vetëfinancimit në kategorinë e rregullt duhet të theksohet se impakti në buxhet është vetëm 600 mijë euro pra që i bie stilistikisht 0.01% e buxhetit të shtetit është një kosto e cila është e përballueshme dhe që do të zgjidhte një problem mjaft të madh”, tha ai.

Kujtojmë që në nëntor të vitit të kaluar rreth 1 mijë e 500 specializantë ishin bërë pjesë e sistemit publik shëndetësor në Kosovë. Punësimi i tyre ndodhi gjatë udhëheqjes së ministrisë së Shëndetësisë nga Armend Zemaj. 

Rajoni

Hiqet fusnota për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën nga emërtimi i Republikës së Kosovës në të gjitha dokumentet dhe komunikimet e tij zyrtare.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ky hap i rëndësishëm institucional e harmonizon praktikën e këtij mekanizmi me atë të Parlamentit Evropian, duke shënuar një progres të ri në procesin e integrimit evropian të vendit.

“Ky vendim e harmonizon praktikën e këtij institucioni me emërtimin zyrtar që përdoret nga Parlamenti Evropian, dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm institucional në integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë zhvillim, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohje të veçantë për raportuesen Gillian Coughlan.

Ai vlerësoi lart angazhimin e saj të vazhdueshëm në kuadër të Grupit Punues për Kosovën, duke e cilësuar këtë vendim si një njohje të rëndësishme për subjektivitetin institucional të Kosovës në arenën evropiane.

Continue Reading

Lajmet

REL: Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.

Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.

Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.

Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë. /REL/

 

 

Continue Reading

Vendi

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Të kërkuara