Lajmet

​Sot shqyrtohen masat antiCOVID

Për t’i rishikuar masat, sot do të mblidhet komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Published

on

Sot do të shqyrtohen masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës më 21 janar e që hyrën në fuqi më 22 janar.

Për t’i rishikuar masat, sot do të mblidhet komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19. Mësohet se komiteti do të mblidhet në ora 14:00.

Kujtojmë që masat që janë edhe sot në fuqi, patën nxitur reagime të shumta. Gastronomia ishte lejuar të punojë vetëm deri në orën 21:00, ndërsa ora policore ishte vendosur nga ora 22:00.

Ndërkohë që ajo që nxiti reagimin edhe të vendeve fqinje ishte që hyrja në Kosovë t’iu lejohet vetëm personave që janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë antiCOVID-19.

Lajmet

Ish-ambasadori amerikan Hill, do ta vazhdojë sot dëshminë e tij në Hagë

Published

on

Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill, do ta vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në rastin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale.

Vazhdimi i seancës do të mbahet nga ora 09:00, ku Hill, do të përgjigjet në pyetjet e gjykatësve.

Kryegjyqtari Charles Smith, tha se dëshmia e diplomatit Hill po shkon drejt fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 e deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 9 e deri në 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jug perëndimi me shpejtësi prej 1 e deri në 5 gradë Celsius./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara