

Kulturë
Sot Dita ndërkombëtare e muzikës Jazz
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi30 prilli njihet si Dita ndërkombëtare e muzikës Jazz , e cila festohet me qëllim të rritjes së vetëdijes për vlerat e Jazzit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve.
Për të shënuar këtë datë, në shumë vende bëhen organizime të ndryshme duke u promovuar këtë rrymë të muzikës, e cila nëpër botë është mjaft e popullarizuar.
UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor 2011.
Muzika Jazz është një lloj muzike shumë intelektuale, e cila krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti.
Jazzi si një stil muzikor u shfaq në fillim të shekullit 20, në komunitetin afro-amerikan në jug të SHBA-së. Ai u krijua nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe evropiane. Nga fillimet e tij e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz e të tjerë.
Instrumentet më të përdorur të muzikës Jazz janë: saksi, tromba, tromboni, bateria, kontra basi, ksilofoni dhe instrumentet elektrike pas viteve ‘70-ta.
You may like
Lifestyle
Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë
Published
1 hour agoon
August 8, 2025By
UBT News
Fiksatorët janë formula të krijuara për mbrëmje dhe ditë të nxehta vere, kur çdo dalje jashtë është sfidë për grimin. Ata e hidratojnë lëkurën dhe i japin shkëlqim, pa e bërë të duket e yndyrshme.
Kur planifikojmë të vendosim grim në ditët e nxehta, disa elementë janë kyç, grimi mat dhe ai në formulë të thatë janë më praktikë sesa ai me bazë të yndyrshme. Në këtë rast ndihmojnë edhe fiksatorët, që aplikohen si spërkatës mbi fytyrë.
Formulat mat, siç janë pudrat që e mbajnë lëkurën pa shkëlqim, janë të përshtatshme. Ato aplikohen si shtresë e lehtë që nuk e “mbyt” lëkurën apo poret.
Edhe pudra e lehtë në formë pluhuri është ideale, sepse grimcat e thithin djersën, duke e lënë fytyrën të freskët. Pudrat moderne kanë grimca të imta, kështu që nuk e mbulojnë fytyrën si maskë. Në vend të blush kremoz, është praktike të përdoret në formë guri, ka formulë të thatë e nuk zhduket shpejt nga fytyra.
Fiksatorët, anë idealë për ditët me vapë dhe mbrëmjet jashtë. Ata hidratojnë, i japin lëkurës një shkëlqim natyral pa e yndyrosur.
Ekzistojnë edhe fiksatorë me efekt mat, zgjidhini këta nëse keni lëkurë që shkëlqen, pavarësisht temperaturës.
Grimi rezistent ndaj lagështisë, i njohur si rezistues ndaj ujit, është veçanërisht praktik në këtë periudhë, qoftë në plazh apo në qytet. Ky lloj grimi është më i vështirë për t’u hequr, ndaj është i qëndrueshëm gjatë diellit. Ylli i këtyre produkteve është maskara rezistuese ndaj ujit, që zgjat me orë të tëra.
Grimi i tillë largohet me produkte pastruese në bazë vaji, jo me qumësht pastrues të zakonshëm. Prandaj, para gjumit, është e rëndësishme të hiqet i gjithë grimi për të lejuar lëkurën të marrë frymë lirshëm.
Këto ditë është më praktike të keni më pak grim sidomos nëse qëndroni shpesh jashtë ose shkoni në festa. Përqendrohuni tek buzëkuqet, maskarat rezistente ndaj ujit dhe qerpikët artificialë për një pamje më të freskët dhe të qëndrueshme.
Magazinë
Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe
Published
6 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Një përfaqësues i familjes njoftoi lajmin për US Weekly. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brandon Blackstock”, tha ai.
Brandon Blackstock kishte luftuar me kancerin për tre vitet e fundit, por nuk dha detaje të mëtejshme.
“Ai luftoi me trimëri me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë në paqe i rrethuar nga familja e tij. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë“, thuhet në deklaratë.
Vetëm një ditë më parë, duke shpjeguar vendimin e saj për të shtyrë shfaqjen në Las Vegas, Kelly kishte zbuluar se Brandon po përballej me një problem shëndetësor , por nuk e specifikoi natyrën e problemit.
“Fatkeqësisht, më është dashur të shtyj shfaqjet e mbetura të serisë Studio Session në gusht në Las Vegas. Zakonisht e mbaj jetën time private, por gjatë vitit të kaluar babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe unë duhet të jem e pranishme për ta në këtë kohë. U kërkoj falje atyre që blenë bileta për shfaqjet dhe e vlerësoj shumë mirësinë, mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, tha ajo në një postim të ndarë me fansat në Instagram të mërkurën, më 6 gusht.
Magazinë
Matthew McConaughey humbi rolin e Jack në ‘Titanic’, refuzoi kërkesën e thjeshtë të regjisorit
Published
7 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Matthew McConaughey mund të ishte Jack Dawson në “Titanic”, por një “jo” kokëfortë e la jashtë një prej roleve më ikonike në historinë e kinemasë.
Sipas një fragmenti nga libri i producentit të ndjerë Jon Landau, “The Bigger Picture”, i publikuar në një gazetë, McConaughey kishte shkuar për audicion dhe kishte bërë një skenë me Kate Winslet. Dhe sipas Landau, “Kate u mahnit nga prezenca dhe karizma e Matthew”.
Por pastaj… ai foli.
McConaughey e interpretoi Jack-un me theksin tipik të Teksasit. Regjisori James Cameron, i tha: “Shumë mirë. Tani ta provojmë ndryshe.”
Por Matthew nuk e pa të nevojshme. U përgjigj: “Jo. Ishte mjaftueshëm. Faleminderit.”
Dhe kaq. Roli iku.
Për kontekst: Jack Dawson supozohej të ishte një djalë jetim nga Chippewa Falls, Wisconsin, dhe jo një cowboy simpatik që flet sikur sapo ka zbritur nga rodeo. Me atë “jo”-në e tij, McConaughey i mbylli vetes derën e anijes, para se Titanic-u të nisej.
Më vonë, roli shkoi te Leonardo DiCaprio, i cili nuk e pati të lehtë. Gjatë audicionit, kur Cameron i kërkoi të lexonte skenarin, Leo u përgjigj “unë nuk lexoj.” (Leo klasik i viteve ’90). Por kur Cameron i tha se pa lexuar nuk ka rol, DiCaprio e mori seriozisht, lexoi që çke me të dhe shkëlqeu!
Regjisori e përshkroi momentin si magjik: “Retë u ndanë dhe një rreze drite ndriçoi Jack-un. Mendova ‘ky është djali’.”
Për ironi, nëse McConaughey do kishte pranuar të ndryshonte theksin për dy minuta, historia e filmit dhe ndoshta karriera e tij do të kishin marrë një kthesë tjetër. Ai zgjodhi të mbetej besnik i stilit të vet dhe të largohej siç vetëm ai di: me shumë vetëbesim dhe një “alright, alright” në mendje.
Magazinë
Machine Gun Kelly habit fansat kur pranon se nuk ha ushqim kurrë: Unë thjesht pi shumë ujë
Published
24 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Muzikanti amerikan Machine Gun Kelly ka ngritur shqetësim tek fansat pas një deklarate befasuese në një intervistë të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ai pranoi se “nuk ha pothuajse fare”.
“Unë realisht nuk ha. Thjesht pij shumë ujë” – tha 35-vjeçari, duke lënë të befasuar bashkëbiseduesit e tij.
Kur ata e pyetën nëse kjo do të thoshte që ai po agjëronte, MGK e mohoi e sqaroi: “Për shembull, hëngra një hamburger sepse po transmetonim ‘live’, dhe thashë ‘ok, do të ha’. Por po të mos ishte për transmetimin, me siguri do të kisha pirë vetëm ujë”.
Moderatorët, të habitur nga deklarata, e pyetën se si ndihej fizikisht dhe nëse përjetonte ndonjëherë ndjesi të pafuqie apo marramendjeje.
“Po, ndonjëherë ndihem keq. Por në përgjithësi ha vetëm disa herë në javë”, u përgjigj ai.
Machine Gun Kelly zbuloi se dieta bazohet në lëng kockash të zier, që e kombinon me kimchi dhe lakër turshi. Kimchi është një ushqim tradicional korean me perime të fermentuara, zakonisht lakër kineze dhe rrepë koreane. Gjatë procesit të fermentimit, mikroorganizma si bakteret ose maja fermentojnë sheqernat dhe amidonet, duke prodhuar acide, gazra dhe alkool – por me shumë pak kalori dhe lëndë ushqyese thelbësore për trupin.
Ai shpjegoi se i zjen kimchinë dhe lakrën turshi në lëngun e kockave, që përgatitet duke zier kocka kafshësh, indi lidhës dhe ndonjëherë mish.
Në listën e përditshme të konsumit të tij përfshihen edhe lëngu i selinos, uji i kokosit, kafeja dhe cigaret. Deklaratat e MGK kanë ngjallur shqetësim në rrjet, ku shumë fansa shprehen të bindur se ai mund të jetë duke u përballur me një çrregullim në të ushqyer.
Pavarësisht komenteve të shumta, vetë artisti nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar pas intervistës.

OpenAI mposht Grok-in e Elon Musk në turneun e shahut me AI

Pulsimi i veshëve; Pse ndodh dhe si ta largoni?

Pesë vitet e fundit, Sony ka shitur më shumë se 80 milionë konsola PlayStation 5

Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë

Vendimi i gjykatës: Popoviq dëbohet nga Kosova

Qeveria në detyrë merr këto vendime në mbledhjen e radhës

Kurti takoi ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Partitë politike komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit

Tsutomu Yamaguchi – i mbijetuar dy herë nga bombat atomike
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit