Lajmet

​Situata me rrugët, Prizren-Prevallë mbetet e bllokuar, të tjerat të kalueshme

MMPHI thotë se kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale.

Published

on

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se gjendja e rrugëve në Republikën e Kosovës është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete përveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë. Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18.00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi i rrugës.

“Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes”, njofton MMPHI.

MMPHI thotë se për këtë zyrtarët për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellë situatën hap pas hapi.

“Brenda ditës do të shohim per mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”,

Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara, MMPHI thotë se kanë intervenuar në pastrimin e Autoudhëve dhe rrugëve Nacionale dhe Rajonale, dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.

Lajmet

“Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 38-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan sërish një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të konstituimit të institucioneve.

“Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje, “Konkurs për deputetë të rinj”, “Institucionet nuk janë për pazare”, ishin vetëm disa nga parullat që u panë në këtë protestë simbolike.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 38-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk i merr 61-votat e nevojshme për kryekuvendare në votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura për të paren e legjislativit.

Haxhiu në konferencë për media pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën politike, ftoi partitë që deri tani ishin në opozitë të reflektojnë dhe të zgjidhin ngërçin në Kuvend.

Sipas saj, votimi i fshehtë nuk është anti-kushtetutes dhe kjo vërtetohet edhe pas aktgjykimit të kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, të parashtruar nga Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur kanë 30 ditë të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit- zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarëve të rinj.

Vazhdimi i tridhjetetetë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot nga ora 11:00,

Continue Reading

Lajmet

​Tërmet në Shqipëri

Published

on

By

Dy lëkundje tërmeti kanë goditur Shqipërinë ditën e sotme (27 qershor). Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit me magnitudë 3.9 dhe 4 të shkallës Rihter ka qenë Fushë-Kruja.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 kilometër, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe nga qytetarët, transmeton RTSH.

Deri në këto momente nuk është raportuar për dëme. Këto lëkundje, pasojë tërmetin 4.2 të shkallës Rihter që ra tre ditë më parë në Fushë-Krujë dhe u pasua nga një sërë pasgoditjesh në Durrës, Pukë, Mal të Zi, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca: Gjykata Kushtetuese thekson përgjegjësinë e përbashkët për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe kandidatja e kësaj partie për kryetar të Kuvendit, Albulena Haxhiu, mbajtën sot një konferencë për media, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron deputetët të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh.

Konjufca theksoi se sipas interpretimit të VV-së, aktgjykimi i Gjykatës i jep të drejtë fituesit të zgjedhjeve për të propozuar kryetarin e Kuvendit. Megjithatë, kjo nuk u mirëprit nga partitë opozitare, të cilat kanë pasur një qasje bllokuese.

Ai shtoi se VV ka ndërmarrë disa hapa për të lehtësuar konstituimin e Kuvendit, përfshirë ftesën drejtuar kryetarëve të subjekteve politike për dialog.

“Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë dhe thekson se bllokada nuk mund të ndodhë vetëm në çështjen e kryetarit të Kuvendit, por është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që ta konstituojnë Kuvendin pa vonesa,” tha Konjufca.

Ai përfundoi duke nënvizuar se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e grupit parlamentar që ka dalë i pari në zgjedhje.

Continue Reading

Të kërkuara