Lajmet

​Situata e menaxhueshme nga reshjet e fundit, komunat kërkojnë kod buxhetor për emergjenca

Published

on

Pas reshjeve të fundit atmosferike disa komuna të Kosovës u vërshuan, por nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se tashmë lumenjtë që dolën nga shtrati janë qetësuar dhe gradualisht brenda disa ditëve do kthehen normalisht tek shtretërit e tyre.

Hidrologu Bashkim Kastrati thotë se duke parë edhe situatën meteorologjike që do të mbretërojë në vend, Kosova nuk do të ballafaqohet me përmbytje të tilla në një periudhë afatshkurtër. Por meqenëse ky fillim viti nisi me vërshime nëpër shumë rajone të Kosovës, nga komunat po kërkohet një kod buxhetor i veçantë për rastet emergjente.

Bashkim Kastrati, hidrolog në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka deklaruar se për shkak të reshjeve të ditëve të fundit disa rajone të Kosovës u ballafaquan me valën e dytë të vërshimeve pasi që lumenjtë kaluan vlerat maksimale.

“Pas një stabilizimi relativ të niveleve nëpër lumenj të Kosovës, përsëri do të thotë ka qenë ajo faza e dytë e ngritjes së tyre, natyrisht pas reshjeve intensive që filluan në pjesën perëndimore të cilat pas dy ditë u shtrinë edhe në tërë territorin e Kosovës. Dhe si pasojë e tyre kemi pasur ngritje enorme të disa lumenjtë dhe natyrisht daljes së tyre nga shtrati dhe padyshim kemi pasur edhe vërshime masive nëpër disa pjesë dhe dëme materiale, por fatmirësisht kësaj here pa viktime në njerëz. Janë prekur komunat si Gjakova, Juniku, Deçani, Suhareka, Malisheva, Klina, pastaj edhe disa komuna të pjesës qendrore të Kosovës si Podujeva, Skenderaj dhe Drenasi e kështu me radhë. Dje pasdite kanë qenë ato nivelet kritike ku kanë arritur vlerat maksimale, ndërsa prej ditës së djeshme pasdite deri më sot ato janë në trend të rënies së vazhdueshme dhe nuk pritet që edhe ditëve në vazhdim të ketë vështirësi apo probleme dhe gradualisht brenda disa ditëve do të kthehen normalisht tek shtretërit e tyre”, theksoi ai.

Hidrologu i IHMK-së për KosovaPress ka deklaruar se Kosova pas këtyre vërshimeve në një periudhë afatshkurtre nuk pritet të ballafaqohet me ndonjë situatë tjetër emergjente natyrore. Ai madje thotë se ana pozitive e këtyre reshjeve të mëdha është se Kosova ka siguruar ujë të pijshëm për këtë vit.

“Pritet në vazhdim që temperaturat të jenë të ulëta dhe kjo kontribuon që kjo sasi e borës që ka rënë të qëndrojë, dhe kur e kemi një situatë të rënduar hidrologjike me vërshime të përcjell deri sot, atëherë kjo situatë ndikon pozitivisht. Në periudhën afatshkurtër nuk pritet asnjë përmbytje e karakterit të tillë sa ka qenë deri tash, dhe sa për informimin tuaj përmbytjet e datës 11 dhe 12 janar të këtij viti kanë qenë vërshimet më të mëdha në 40 vitet e fundit të cilat e kanë përfshirë Kosovën. Ana pozitive e kësaj është se në tri vitet e fundit nga viti 2017 e deri tani kemi trashëguar një deficiti të ujërave të lagështisë dhe reshjeve kemi pasur një trend të rënies së reshjeve në disa regjione por edhe në tërësi dhe kjo sasi e reshjeve përveç dëmeve që shkaktuan e ka edhe të mirën e vetë. Për disa muaj edhe fare mos të me rënë asnjë pikë shiu ne vetëm se e kemi siguruar ujin e pijshëm, këtë e them me plotë përgjegjësi, por ne jemi në muajin e dimrit dhe e dimë që sasia më e madhe e reshjeve fillon gjatë pranverës dhe natyrisht nëse e marrim periudhën e muajve të pranverës me një mesatare të sasisë së reshjeve që do të bie potencialisht, atëherë ne do të thotë pa asnjë problem këtë vit mundemi ta kalojmë”, u shpreh Kastrati.

Në anën tjetër nga komunat e Kosovës po kërkohet një kod i veçantë buxhetor për emergjenca me qëllim që të intervenohet më shpejt në rast të vërshimeve apo edhe rasteve të tjera emergjente.

Kurse, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se lidhur me vërshimet e djeshme nuk është raportuar ndonjë shqetësim nga kryetarët e komunave dhe sipas tij situata emergjente është e menaxhueshme nga komunat.

Ibrahimi tha se po kërkojnë që sa më parë të funksionalizohet Fondi Emergjent dhe të bëhet kompensimi i dëmeve sidomos për familjet me asistencë sociale.

“Nuk kemi pasur ndonjë shqetësim nga kryetarët e komunave deri më tani, sa i përket reshjeve të këtyre të fundit, jo në ato reshjet më herët. Situata është e menaxhueshme nga komunat kështu vlerësohet nga kryetarët e komunave. Shpresojmë që dëmet që janë shkaktuara nga vërshimet e kaluara jo shumë të largëta të kompensohen nga fondi emergjent që është krijuar dhe ka mbetur vetëm raportet të dërgohen nga niveli lokal në atë qendror. Në sektorin e bujqësisë, Ministria e Bujqësisë është kompetente dhe në sektorin e ekonomisë familjare do të dërgohen në dikasterin e caktuar por gjithashtu edhe sa i përket infrastrukturës rrugore do dërgohen në dikasterin adekuat. Ne shpresojmë që sa më shpejt fondi emergjent të fillojë të funksionalizohet të bëhet rimbursimi i familjeve të prekura nga vërshimet e fundit duke i dhënë prioritet dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që t’i jepet prioritet familjare që janë në asistencë sociale”, theksoi Ibrahimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se komunat po kërkojnë një kod buxhetor për emergjenca me qëllim të një intervenimi më të lehtë financiar në rast vërshimi.

Ai madje tha se nga Qeveria e Kosovës kanë kërkuar të bëhet dhe një studim fizibiliteti për lumenjtë.

“Niveli qendror e ka të krijuar Qendrën për Emergjenca në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por komunat kanë kërkuar dhe kërkojnë që t’u lejohet një kod buxhetor për raste emergjente ashtu si për rastin e fundit të vërshimeve. Mirëpo, neve e kemi pasur gjatë verës edhe zjarre, edhe ato janë raste emergjente, por komunat njëherë për njëherë nuk kanë kod buxhetor sa i përket rasteve emergjente që menjëherë të dalin në terren dhe të fillojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga situatat emergjente në këtë rast nga vërshimet. Gjithashtu është me rëndësi ta kemi një studim të fizibilitetit dhe ta shohim situatën në terren, komunat me kompetencat vetanake të cilat i kanë dhe me atë buxhet që kanë bërë shumë projekte që kanë ndihmuar që kjo situatë të mos eskalojë edhe më shumë, kanë intervenuar në shtretër të lumenjve dhe kanë intervenuar në ura dhe në përmirësim të rrugëve lokale të ndryshe dhe për këtë arsye kërkojmë një kod buxhetor për emergjencë dhe të kemi një studim fizibiliteti dhe do analizohej situata në terren dhe duke e pasur atë studim fizibiliteti do të ishte edhe intervenimi financiar më i lehtë”, deklaroi ai.

Në orët e hershme të mëngjesit, përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj ka njoftuar që disa shtëpi banimi janë vërshuar, por përgjithësisht situata është e qetë.

Koqinaj nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se mbrëmjen e së martës janë vërshuar dy shtëpi banimi në fshatin Kozimin të Fushë Kosovës dhe disa shtëpi në fshatin Grebnin e Dresnik të Pejës, megjithatë ai thotë se rajone të tjera situata paraqitet e qetë. Edhe në fillim të janarit vendi u përball me vërshime në disa komuna.

Lajmet

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet urgjentisht një kuvend dhe qeveri funksionale

Published

on

By

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e institucioneve funksionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves në platformën X.

Ndërkohë, sot ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të hënën. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike, mirëpo pas takimit ai deklaroi se nuk është arritur konsensus për vazhdimin e punimeve.

Si rezultat, Dehari njoftoi se seanca konstituive do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

KDI kritikon ndërprerjen e seancës: Mungesë transparence dhe shkelje procedurale

Published

on

By

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të procesit dhe shkeljet procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar atë.

Cakolli tha se ndërprerja e seancës, pa votim formal dhe pa trajtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përbën një shkelje të rregullave parlamentare. Ai shtoi se mungesa e votimit për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve ka krijuar një vakum juridik, duke pamundësuar ecjen përpara të Kuvendit.

Sipas tij, bllokimi institucional po ndodh si rezultat i mosdorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate deputetësh. Cakolli theksoi se dorëheqja e tyre është një obligim ligjor dhe se ajo do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Tashmë është e qartë se situata është e bllokuar për shkak të mosofrimit të dorëheqjeve, obligim ligjor ky për kryeministrin dhe 15 ministrat tjerë në detyrë të cilët kanë fituar mandat të deputetit. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që, në funksion të zhbllokimit të punës së kuvendit, të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale, siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme,””, tha ai.

Cakolli gjithashtu kritikoi qasjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke thënë se nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces transparent dhe ligjërisht të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Të kërkuara