Lajmet

​Sindikata e sektorit privat nuk ndryshon qëndrim, kërkon pagë minimale prej 400 euro

Azemi deklaroi se paga minimale prej 264 euro bruto te Qeveria e Kosovës ka shkuar në mënyrë të kundërligjshme.

Published

on

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSSPK) nuk pranon pagë minimale nën 400 euro. Kryetari i FSSPK-së, Jusuf Azemi në një konferencë për medie tha se paga minimale nga Këshilli Ekonomiko-Social në Qeveri ka shkuar në formë joligjore.

Azemi tha se kriter kryesor për caktimin e pagës 400 euro kanë marrë koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes dhe mungesën e punëtorëve.

“Pavarësisht se çfarë vendimi ka marrë Qeveria dhe çfarë vendimi ka marrë Parlamenti i Kosovës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat qëndron me vendimin e saj të palëkundur se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Si kriter kryesor që e kemi marrë për caktimin e pagës 400 euro ju e dini se e kemi marr koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, të cilët me gjëra më elementare nuk kemi mundur të kalojë nën 400 euro shpenzime. Në njëfarë forme cila është ajo e cila neve po na jep elemente shtesë që të kërkojmë këtë pagë është mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë pasi që në shumë kompani po ndihet mungesa e punëtorëve jo në numër të vogël por në numër jashtëzakonisht të madh sa që kanë filluar edhe të mbyllen kompanitë në mungesë të punëtorëve. Andaj ne themi se për shërbimet tona të cilat ne i japim pronarit të kompanisë ne e caktojmë çmimin, jo dikush tjetër”, tha ai.

Kryetari i FSSPK-së, Jusuf Azemi deklaroi se paga minimale prej 264 euro bruto te Qeveria e Kosovës ka shkuar në mënyrë të kundërligjshme. Ai tha se nuk e shohin shqetësuese, por e marrin si anë pozitive që është lëkundur paga minimale nga 170 në 250 euro neto.

“Ta kemi të qartë në asnjë rast neve nuk na obligon paga minimale e Qeverisë ka qenë shumë mirë që ne si akterë të merremi vesh dhe të dalim të gjithë unikë, me një qëndrim, por ne nuk mund të humbim për shkak të tekeve të dikujt tjetër. Paga minimale nuk ka kaluar përmes procedurave që duhet të kaloj pasi Këshilli Ekonomiko-Social duhet t’i propozojë Qeverisë, dhe Qeveria Kuvendit të Kosovës. Ju e dini Këshilli Ekonomiko-Social sidomos në kohën e fundit nuk është pyetur fare dhe në Qeveri ka shkuar në formë joligjore çka neve na jep një shkas që edhe më shumë mos të merremi. Neve nuk e shohim si shqetësuese absolutisht ne mund ta marrim si një anë pozitive që është bërë një lëkundje prej 170 në 250 por megjithatë nuk i plotëson as kriteret minimale për ne dhe bëjmë apel atë që e kemi pasur që nga shtatori i vitit të kaluar punëtorët e sektorit privat nuk do të nënshkruajnë pagë nën 400 euro pasi që edhe vlera jonë minimale është kjo”, u shpreh Azemi.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Të kërkuara