

Shëndet
Si të rrisim fëmijë të shëndetshëm?
Aq sa mundeni, sigurohuni ta monitoroni kohën e fëmijës tuaj para ekraneve.
Published
3 years agoon
By
UBT newsFëmijët duhet të ndjehen të sigurt që mund të ndajnë gjithçka me ju. Përdorni momentet e mahnitshme kur ata vijnë tek ju me diçka si një portë për në zemrat e tyre.
Kur ata hapen dhe vijnë tek ju, është tepër thelbësore që t’i kushtoni vëmendjen tuaj të pandarë, duke ndërprerë atë që po bëni apo duke hequr vëmendjen e shikimin nga pajisjet dixhitale. E para sepse kështu ju jepni atyre shembullin dhe së dyti, një prind i pashëndetshëm nuk është në gjendje të rrisë fëmijë të shëndetshëm.
Monitorimi dhe filtrimi i kohës së ekranit nuk është aq i popullarizuar këto ditë. Prindërit po u japin fëmijëve të tyre akses të pakufizuar dhe të pa monitoruar në ekran sepse kryesisht kjo ua bën jetën më të lehtë. Aq sa mundeni, sigurohuni ta monitoroni kohën e fëmijës tuaj para ekraneve.
Mund të ndodhë ta gjejmë veten përballë një krize identiteti të fëmijës. Kjo do të thotë që ne duam që ata të sillen ose të jenë dikush i caktuar në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë tonë. Në vend të kësaj është e rëndësishme që të gjeni identitetin unik të fëmijës suaj.
Shëndet
Rreziqet e qëndrimit të gjatë ulur
Published
40 minutes agoon
September 24, 2025By
UBT News
Qëndrimi i gjatë ulur, qoftë në punë, përpara TV-së apo gjatë lojërave, është i dëmshëm për shëndetin dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme:
Deformimi i shpinës: Pozicioni ulur kthen kurbën natyrale S të shpinës në C, duke rritur presionin mbi disqet ndërvertebrore dhe tensionin në qafë.
Sistemi kardiovaskular: Muskujt dobësohen, qarkullimi i gjakut përkeqësohet dhe rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe aterosklerozës.
Venat me variçe: Qëndrimi ulur dobëson qarkullimin në këmbë, duke favorizuar venat me variçe dhe mpiksjet e gjakut.
Obeziteti: Metabolizmi ngadalësohet, trupi djeg më pak kalori dhe yndyra grumbullohet.
Muskujt dhe eshtrat: Dobësimi i muskujve dhe rreziku i osteoporozës rritet.
Sistemi i tretjes: Ulja e insulinës mund të shkaktojë diabet, kapsllëk dhe hemorroide.
Plakja: Mungesa e aktivitetit shkurton telomeret dhe përshpejton plakjen.
Shëndeti mendor: Rrit depresionin dhe ankthin për shkak të mungesës së endorfineve dhe serotoninës.
Pagjumësia: Trupi më pak ka nevojë për gjumë, duke u përkeqësuar cilësia e tij.
Probleme të performancës: Tek burrat, rrit rrezikun për mosfunksionim erektil, inflamacion dhe probleme hormonale.
Këshilla: Lëvizja e rregullt, stërvitja dhe qëndrimi në këmbë herë pas here ndihmojnë për të reduktuar këto rreziqe. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si e përkeqëson stresi shëndetin e syve?
Published
16 hours agoon
September 23, 2025By
UBT News
Studimet shkencore mbi ndikimin e stresit në organizëm tregojnë se ai mund të jetë si shkak, ashtu edhe pasojë e humbjes së shikimit.
Humbja e aftësisë për të parë shoqërohet shpesh me stres të madh mendor, i cili në disa raste sjell edhe depresion dhe izolim shoqëror.
Sipas shkencëtarëve të Institutit të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani, stresi rrit nivelin e kortizolit, gjë që ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular. Me kalimin e kohës, kjo gjendje prek shëndetin e trurit dhe syve, duke çuar deri në humbje të plotë të shikimit.
Konkluzioni i tyre është se stresi nuk është vetëm pasojë e problemeve me sytë, por edhe faktor që i përkeqëson ato. Ulja e stresit mund të sjellë përmirësim të shikimit, madje edhe rikthimin e tij në disa raste.
Ekspertët rekomandojnë meditimin, teknikat e menaxhimit të stresit dhe këshillimin psikologjik si mënyra efektive për të ruajtur shëndetin e syve. Po ashtu, mjekët këshillohen të motivojnë pacientët me optimizëm, pasi frika nga humbja e shikimit shpesh e rëndon gjendjen.
Në shumicën e rasteve, problemet që lidhen me stresin tek sytë janë të përkohshme dhe zhduken sapo kalon situata stresuese.
Megjithatë, nëse simptomat vazhdojnë, është e domosdoshme të konsultoheni me një okulist. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Roli i ChatGPT në shëndetësi, ndihmë apo rrezik?
Published
17 hours agoon
September 23, 2025By
UBT News
Një artist në Gjermani përfundoi në spital pas një pickimi nga një insekt, duke shfaqur simptoma që mjekët nuk mund t’i lidhin mes tyre. Pas një muaji trajtimesh të pasuksesshme, ai futi historinë mjekësore në ChatGPT, i cili sugjeroi diagnozën tularemia (ose ethet e lepurit).
Diagnoza rezultoi e saktë dhe rasti u publikua më pas në një studim shkencor, sipas raportimit të VOX.
Nga ana tjetër, në SHBA, një pacient me shenja psikoze ndjeki këshillat e ChatGPT për alternativa të kripës së tryezës.
Chatboti i kishte sugjeruar natrium bromid, substancë që përdoret për pastrimin e pishinave. Pas tre muajsh, pacienti përfundoi në repart psikiatrik për tri javë. Ky kontrast tregon qartë se ChatGPT mund të ndihmojë në raste të ndërlikuara, por jep edhe këshilla të rrezikshme.
Përdorimi i inteligjencës artificiale kërkon kujdes. Dr. Roxana Daneshjou, profesoreshë dhe hulumtuese në Shkollën e Mjekësisë të Stanfordit, paralajmëron: “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përdorimin e tij për qëllime mjekësore, sidomos kur nuk kemi njohuritë çfarë është e saktë dhe çfarë jo. Kur është i saktë, funksionon shumë mirë, por kur është i gabuar, pasojat mund të jenë katastrofike.”
Një problem tjetër është se ata janë “servilë”, duke dhënë atë që përdoruesi do të dëgjojë, edhe nëse është e pasaktë. Daneshjou sugjeron përdorimin e “Dr. Google”, që ofron informacione të verifikuara nga institucione si Mayo Clinic dhe Harvard Medical School.
Megjithatë, ChatGPT mund të shërbejë si mjet ndihmës, ndihmon pacientët të kuptojnë shënimet e mjekut, të përgatisin pyetje për vizitën e radhës, ose të interpretojnë rezultatet e analizave. Më 2023, një studim tregoi se chatbotët japin përgjigje cilësore dhe empatike.
Një çështje tjetër është privatësia: ChatGPT nuk është i mbrojtur nga HIPAA, ligji amerikan për privatësinë e të dhënave shëndetësore.
Informacioni që futet mund të ruhet, të përdoret për trajnime dhe teorikisht mund të shfaqet në përgjigje për dikë tjetër.
Sipas një raporti të Elsevier, gjysma e mjekëve kanë përdorur një mjet AI dhe një në pesë e ka përdorur për të kërkuar një mendim të dytë.
Studimet tregojnë se ChatGPT mund të japë diagnoza më të sakta se mjekët, megjithëse kombinimi i të dyjave është më i fuqishëm.
Adam Rodman, mjek në Beth Israel Deaconess Medical Center dhe instruktor në Harvard Medical School, sugjeron:
“Pacientët duhet të flasin hapur me mjekët për përdorimin e modeleve të mëdha gjuhësore, dhe po ashtu edhe mjekët duhet të flasin me pacientët për këtë. Një bisedë transparente mund të bëjë komunikimin shumë më produktiv.” /A.Z/UBT News/
Shëndet
Fëstëku – mbreti i arrorëve për shëndetin
Published
19 hours agoon
September 23, 2025By
UBT News
Arroret si lajthitë, arrat, arrat indiane, fëstëkët dhe bajamet njihen për përfitimet e tyre shëndetësore, por sipas ekspertëve, fëstëku zë vendin e parë.
Sipas revistës RealSimple, dietologia Carrie Lupoli thekson se fëstëku është një ushqim që përmban pothuajse gjithçka që i duhet trupit.
“Fëstëkët janë të pasur me proteinë, gjë që i bën idealë për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe për t’i dhënë trupit energji gjatë gjithë ditës”, – shpjegon ajo.
Përveç proteinës, fëstëkët janë të mbushur me fibra dhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe reduktojnë inflamacionin.
Një tas me fëstëkë përmban rreth 25 gramë proteinë, që mbulon të paktën një të katërtën e nevojave ditore të trupit.
“Arroret janë grup ushqimesh me fuqi të madhe, sepse ofrojnë yndyra të shëndetshme dhe lëndë ushqyese thelbësore. Janë një zgjedhje e shkëlqyer si për vegjetarianët, ashtu edhe për këdo që kërkon të marrë më shumë proteina gjatë ditës”, – shton Lupoli.
Ajo vë në dukje se nuk ka nevojë për receta të ndërlikuara për t’i përfshirë në dietë. Një grusht fëstëkë mund të shtohet në kosin e mëngjesit, sallata apo thjesht të konsumohet si një snack i shëndetshëm në vend të ushqimeve të përpunuara.
Fëstëkët jo vetëm që pasurojnë ushqimin tuaj me vlera ushqyese, por i shtojnë edhe më shumë shije çdo vakti. /A.Z/UBT News/

Trump para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi në mesin e tyre

John Stewart Duncan ka përfunduar dëshminë në Speciale

ZKA: Institucionet përgjegjëse nuk kanë menaxhuar mirë hapësirat pyjore në Kosovë

Rama: Asnjë para ruse në ekonominë shqiptare

Dy vjet nga sulmi terrorist serb në Banjskë

Parashikimi i motit

Rreziqet e qëndrimit të gjatë ulur

Suzuki prezanton logon e re për herë të parë që nga 2003

UBT dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve në teknologji dhe siguri publike
Të kërkuara
-
Aktualitet4 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës