Kulturë

​Si duhet të visheni për intervistat e punës?

Published

on

Përshtypja e parë në intervistat e punës është shumë e rëndësishme dhe asgjë nuk ndikon në fitimin e saj sesa veshja. Dihet që kjo është diçka shumë e rëndësishme në procesin e punësimit, megjithatë ka ende kandidatë të cilët shkojnë në intervistat e punës me bluza pa mëngë, apo minifunde.

Çështja e veshjes është më e komplikuar sesa duket në fakt, jo gjithmonë është e nevojshme të vishen komplete me kollare. Megjithatë, përsëri ata që shkojnë për ta fituar punën duhet të mbesin brenda kornizave të profesionalizmit, sepse në radhë të parë, kjo është ajo që po kërkohet.

Më poshtë Akademi Pune ka disa këshilla të rëndësishem sesi duhet të visheni në vende të ndryshme të punës.

Kur jeni në dyshim mos e ekzagjeroni

Kodi i veshjes është diçka i varur. Disa kompani kërkojnë pamje shumë zyrtare, ndërsa disa të tjera kërkojnë veshje të zakonshme. Prandaj, është e rëndësishme që të hulumtoni rreth kulturës së kompanisë përpara se të shkoni në një intervistë pune. Kjo u jep të kuptojnë gjithashtu rekuterëve që, keni hulumtuar për kompaninë paraprakisht, diçka shumë e rëndësishme para intervistës.

Vërejtje: Industri të ndryshme kanë pritshmëri të ndryshme se si duhet të vishen kandidatët dhe punonjësit. Kodi i përshtatshëm i veshjes mund të ndryshojë shumë në varësi të kompanisë, industrisë dhe vendndodhjes.

Sidoqoftë, pavarësisht se çfarë veshin të gjithë në kompani, është thelbësore që të bëni kujdes të veçantë me pamjen tuaj gjatë një interviste pune. Kandidati i veshur me një kostum dhe kravatë, ose te femrat kostum me zyrar dhe taka, zakonisht do të bëjë një përshtypje shumë më të mirë sesa kandidati i veshur me xhinse dhe atlete.

Si të visheni për intervstë në kompani?

Nëse jeni duke shkuar në një intervistë pune në një kompani në një industri tradicionale, të tilla si financat, bankat ose sigurimet, duhet të zgjidhni veshje më formale. Në përgjithësi, kjo do të thotë një kostum dhe kravatë për burrat dhe një kostum pantallonash ose fund me këmishë ose bluzë për gratë.

Veshjet e burrave në intervista

Veshjet më të mira të intervistës për burrat në ambiente të tilla kanë tendencë të jenë konservatore. Burrat gjithmonë duhet të parazgjedhin të veshin një kostum. Të gjitha rrobat duhet të përshtaten mirë dhe të mos kenë njolla.

Këtu janë disa udhëzime për burrat:Veshje me ngjyra të errëta, të tilla si e zezë ose gri e errët Këmishë me mëngë të gjata e bardhë ose ngjyrë e koordinuar me kostumin Rrip lëkure Kravatë Çorape të errëta dhe këpucë lëkure më zyrtare Pak ose aspak bizhuteri Stil i flokëve i rregullt, profesional Thonjtë e rregulluar me kujdes Çantë

Veshja e duhur për gratë

Në përgjithësi, veshja e intervistave për gratë në këto lloj kompani është më e ndërlikuar dhe e larmishme sesa për burrat. Opsionet e shtuara e bëjnë grumbullimin e veshjes së intervistës pak më sfiduese për gratë sesa për burrat. Për shembull, nëse keni veshur një fustan apo fund, duhet të vendosni nëse duhet të vishni rroba të gjata ose nëse këmbët e zhveshura janë të pranueshme.

Gratë gjithashtu duhet të marrin parasysh aksesorët dhe të zgjedhin një çantë të përshtatshme. Çantat më të mira për intervista janë ato që janë profesionale dhe mjaft të mëdha, por që nuk bien shumë në sy.

Këto janë udhëzimet që duhet të merren parasysh nga femrat;Kostum në ngjyrë të errët, të zezë ose gri të errët Pantallona të gjera kostum pak më poshtë ose mbi gju Bluzë e përshtatshme Këpucë të përshtatshme Bizhuteri të duhura dhe me masë Prerje flokësh profesionale Grim i lehtë dhe sasi e kufizuar parfumi Thonjtë të pastër, të rregulluar me kujdes Çantë

Si të dukeni në vendet ku bartet veshje më e zakonshme

Kur vendi i punës ose puna është më pak formal, kodi i veshjes mund të jetë më i lehtë. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të vishni, është mirë ta kontrolloni personin që do ta mbajë intervistën.

Kjo nuk do të thotë që duhet të visheni sikur po shkoni në palestër.

Këtu mund të vishni xhinse, por jo edhe të tillë si të copëtuar dhe me vrima. Pra të qëndroni ende të rregullt.

Lajmet

Ministria reagon pas incidentit me alpinistët pranë “Liqenit të Zemrës”

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka reaguar pas rastit të raportuar në zonën e Gjeravicës, pranë “Liqenit të Zemrës”, ku një grup alpinistësh dyshohet se janë penguar gjatë rrugëtimit dhe janë përballur me fjalë dhe kërcënime nga një person i pranishëm në atë zonë.

Ministria ka bërë të ditur se për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit ka kërkuar informacione nga institucionet relevante, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Komunën e Junikut.

Sipas Ministrisë, është e rëndësishme që destinacionet natyrore dhe turistike të jenë të qasshme për qytetarët, turistët dhe vizitorët, duke respektuar njëkohësisht të drejtat, sigurinë dhe rregullat që vlejnë për të gjithë.

Ndërkohë, Komuna e Junikut ka reaguar më herët duke bërë thirrje që rasti të trajtohet nga organet kompetente. Komuna ka sqaruar se, ndonëse incidenti ka ndodhur brenda territorit të saj administrativ, personi i përfshirë, sipas informatave të deritanishme, nuk është banor i Junikut.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka theksuar se në zhvillimin e turizmit duhet të respektohen të drejtat dhe siguria e vizitorëve, por edhe e banorëve dhe komuniteteve lokale.

Rrethanat e incidentit pritet të sqarohen nga institucionet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës hap sezonin e ri me “The Planets” të Gustav Holstit

Published

on

Filharmonia e Kosovës do ta hapë sezonin koncertal 2026/2027 me veprën monumentale “The Planets” të kompozitorit britanik Gustav Holst.

Koncerti do të mbahet më 25 shtator, nga ora 19:30, në Klan Arena në Prishtinë. Në skenë do të jenë rreth 110 muzikantë, në një format të zgjeruar të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.

Në koncert do të marrin pjesë edhe instrumentistë mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Holanda, si dhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës.

Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Gregory Charette, i cili është edhe dirigjenti kryesor mysafir i sezonit 2026/2027.

“The Planets” përbëhet nga shtatë pjesë, të dedikuara për planetet Mars, Venus, Merkur, Jupiter, Saturn, Uran dhe Neptun.

Koncerti shënon nisjen e sezonit të ri të Filharmonisë së Kosovës dhe pritet të sjellë një program të zgjeruar orkestral para publikut në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Uta në Sharr”, filmi i animuar shfaqet në Prishtinë dhe Prizren

Published

on

Filmi i shkurtër i animuar “Uta në Sharr”, i bazuar në librin me të njëjtin titull, do të shfaqet më 22 shtator në Kino ARMATA në Prishtinë dhe më 23 shtator në Dokukino në Prizren.

Shfaqjet do të mbahen në orën 17:30, 18:00 dhe 18:30, ndërsa hyrja është falas. Për shkak të kërkesës së madhe, pjesëmarrësit duhet të rezervojnë biletat paraprakisht.

Filmi, i cili zgjat 10 minuta, sjell në ekran bukuritë natyrore të Kosovës dhe e përdor natyrën si hapësirë për bashkim dhe mirëkuptim mes komuniteteve.

Në qendër të tregimit janë Uta dhe Deltari, të cilët udhëtojnë nëpër malet e Sharrit, duke i ftuar fëmijët të zbulojnë këtë botë së bashku, pavarësisht komunitetit nga i cili vijnë.

Animacioni është realizuar nga Anibar Studios, ndërsa skenari dhe tregimi janë të Tuba Safçiut. Kënga “Uta në Sharr” është kompozuar, shkruar, interpretuar dhe prodhuar nga Arbër Salihu (La Fazani), me vokal nga Lisa Zuka.

Projekti është pjesë e nismës “Uta në Sharr – Edukim Gjithëpërfshirës dhe Ndërgjegjësim Mjedisor përmes Tregimit të Historive, Animacionit dhe Mësimit në Natyrë”, e financuar nga Sida përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë dhe e zbatuar në partneritet me Save the Children Kosova/o.

Nisma po zbatohet në 12 komuna të Kosovës dhe synon të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, ndërgjegjësimin mjedisor dhe tregimin e historive për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara