Lajmet

​Shqipëria sot drejton seancën e Këshillit të Sigurimit

Rama ka thënë se kjo mbledhje do të jetë më e rëndësishmja që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Publikuar

Shqipëria do të drejtojë sot seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kjo mbledhje do të jetë më e rëndësishmja që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama sot në Facebook teksa ka shpërndarë edhe një fotografi.

Ndërkaq mbrëmë përmes një videomesazhi, kryeminsitri shqiptar ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të flitet për pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Ndryshe, kjo do të jetë hera e parë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit, që prej fillimit të luftës.

Lajmet

Kurti pret në takim ish-kryeministrin britanik

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit.

Takimi i Kurtit me Blairin është duke u zhvilluar pa praninë e mediave në objektin e Qeverisë.

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tony Blair në Kuvend: Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë

Publikuar

nga

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të vizitës së tij në Kosovë. Ish-kryeministri britanik ka thënë se atëkohë i kujton tensionet e negociatat politike, teksa ka thënë se i kujton sot dhe përgjithmonë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Në këtë ditë, si 25 vjet më parë, u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish. Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre. Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte”, ka thënë Blair, teksa përmendi edhe refugjatët kosovarë në Shkup.

“Atëkohë, takova refugjatët afër Shkupit dhe pashë fytyrat e tyre përballë fytyrës time, që kërkonin ndihmë. Ne ndihmuam dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Klinton. Vendosmëria juaj simbolizon dëshirën tuaj për një të ardhme më të mirë. Është për pavarësinë e fuqishme dhe shtetin e pavarur sovran dhe përpjekjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Huthët e Jemenit arrestojnë 11 punonjës të OKB-së

Publikuar

nga

Grupi Huthi i Jemenit arrestoi të paktën 11 punonjës të Kombeve të Bashkuara, njoftoi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, duke bërë thirrje për lirimin e tyre.

Dujarric tha të premten se OKB-ja po kërkon sqarime nga Huthët lidhur me arrestimin e punonjësve jemenas. Dy gra dhe nëntë burra punojnë për pesë agjenci të ndryshme të OKB-së dhe për të dërguarin e OKB-së për Jemenin.

“Ne po ndjekim të gjitha rrugët e disponueshme për të siguruar lirimin e të gjithëve sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Dujarric.

Human Rights Watch (HRW) dënoi ndalimet, duke thënë se refuzimi i grupit jemenas për të zbuluar vendndodhjen e individëve të arrestuar “përbën zhdukje të detyruar” sipas ligjit ndërkombëtar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Konjufca pret në takim Blairin

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Blair më herët u takua me presidenten Osmani, me ç’rast mbajtën një konferencë për media.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara