Aktualitet
Shqipëria do furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr, do marrë grurë
Më 1 shtator që do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, në Beograd.
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsBallkani i Hapur, Shqipëria do furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr, në këmbim do marrë grurë.
Nisma ‘Ballkani i Hapur’ jep frytet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një takim të përbashkët të ekipeve të punës në Tiranë, është rënë dakord që Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike brenda rajonit në kushtet e krizës energjetike, ndërsa ato do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me grurë, misër dhe vaj me kushtin që këto produkte të mos rishiten në treg tjetër.
“Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës. Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër. Në samitin e ardhshëm në 1 shtator të gjitha palët do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës”, tha Ahmetaj.
Ndërsa ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se do të eliminohen tavanet eksportuese drejt Shqipërisë të furnizimi me grurë, misër dhe vaj.
“Gjatë këtij takimi ne vendosëm të angazhohemi për të eliminuar çdo kuotë të vendosur mbi furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pala maqedonase angazhohet për të hequr bllokimin e vendosur për produktet eksporteve ushqimore javën shkoi, dhe pala serbe të eliminoj tavanet eksportuese drejt Shqipërisë për produktet e grurit dhe misrit të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave, ky memorandum do të nënshkruhet në serbi në fillim të shtatorit. Gjithashtu operatorët ekonomik janë të lirë për nënshkrimin e kontratave të furnizimit me çdo mall përfshirë këtu produktet që kanë lidhje me sigurinë ushqimore, me kushtin që produktet që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si gruri, misri, sheqeri apo vaj vegjetal të ndalohet rishitja”, tha Krifca.
Këto vendim të ekipeve të punës do të materializohen në marrëveshje në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd ku do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur.
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
15 minutes agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Aktualitet
Irani: Sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur spitale dhe lagje
Published
2 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Autoritetet iraniane kanë deklaruar se sulmet e ndërmarra nga United States dhe Israel kanë shkaktuar dëme të mëdha në spitale dhe në lagje civile në Iran.
Zëvendësministri iranian i shëndetësisë, Ali Jafarian, tha në një intervistë për Al Jazeera nga Tehran se ekipet mjekësore po përballen me një numër në rritje viktimash, shumë prej tyre civilë që kanë humbur jetën në vendet e sulmeve.
“Fatkeqësisht ka shumë viktima që vriten në vendngjarje, sepse po bombardohen infrastrukturat civile”, tha ai, duke shtuar se të paktën 1,395 persona janë vrarë dhe se shumë të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Sipas tij, shumica e viktimave janë civilë që jetonin në zonat e goditura, ndërsa sulmet në zonat urbane janë intensifikuar ditët e fundit.
Jafarian bëri të ditur se 31 objekte të mëdha klinike dhe spitale janë dëmtuar, ndërsa 12 prej tyre kanë dalë jashtë funksionit. Gjithashtu, janë goditur 149 qendra shëndetësore, rreth 100 prej të cilave vetëm në katër ditët e fundit.
Ai shtoi se dy punonjës të sistemit shëndetësor janë vrarë gjatë katër ditëve të fundit si pasojë e sulmeve. /Euronews/
Lajmet
REL: Çfarë parashihet në strategjinë e miratuar për zgjerim të BE-së?
Published
4 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë miratuar një strategji për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilën thuhet se zgjerimi është përgjigje strategjike ndaj realiteteve gjeopolitike që po ndryshojnë dhe investim në sigurinë dhe stabilitetin e bllokut evropian.
Sipas dokumentit të miratuar më 11 mars, kostoja e moszgjerimit do ta tejkalonte koston e anëtarësimit të vendeve të reja në BE, dhe do të rrezikonte krijimin e zonave gri gjeopolitike të ndjeshme ndaj ndikimit të huaj antagonist.
Për strategjinë votuan 385 deputetë, 147 ishin kundër dhe 98 abstenuan.
Autori i dokumentit, eurodeputeti Petras Austrevicius, tha se marrë parasysh sfidat e sotme, modeli i integrimit të BE-së duhet të përmirësohet në mënyrë që të pasqyrojë më mirë interesat e BE-së dhe pritjet nga vendet kandidate.
“Zgjerimi i BE-së duhet të shkojë krah për krah me reformat e brendshme për të mbrojtur funksionimin e BE-së dhe për t’i përmirësuar proceset e vendimmarrjes, duke përfshirë shfrytëzimin më të madh të votimit me shumicë të kualifikuar. BE-ja duhet t’i përfundojë këto reforma deri në kohën kur vendet kandidate t’i plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe janë gati të bashkohen me BE-në”, tha eurodeputeti Austrevicius.
Sipas dokumentit të miratuar, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri më 2026-2027.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2022, mirëpo aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Kështu, ajo është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat.
Kur përmendet Kosova në raport, aty theksohet rëndësia e dialogut të saj me Serbinë për avancim në rrugën drejt anëtarësimit.
Mes tjerash në raport bëhet thirrje që të nisin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që asnjë vend të mos trajtohet si pjesë e një pakete.
“Sundimi i ligjit, reformat demokratike, liria e medias, të drejtat e pakicave, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbeten në krye të prioriteteve të procesit të zgjerimit, me mbështetje të qëndrueshme për shoqërinë civile”, thuhet në dokument.
Ai, gjithashtu, nënvizon domosdoshmërinë e përafrimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, e cila vlerësohet si “një tregues kyç i orientimit gjeostrategjik të vendit kandidat”.
Në këtë drejtim, Serbia është kritikuar shpesh për mospërputhje të politikës së jashtme me atë të bllokut, meqë është vendi i vetëm në Ballkan që nuk e ka sanksionuar Rusinë për nisjen e luftës në Ukrainë.
Para votimit të këtij raporti, në Parlamentin Evropian është zhvilluar një debat, në të cilin mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se BE-ja nuk do të lejojë anëtarësimin e vendeve që mund t’i minojnë fshehurazi vlerat ose institucionet e BE-së.
“Nuk ka kuaj të Trojës. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së. Duhet të jemi absolutisht të sigurt për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve”, tha mes tjerash Kos.
Bashkimi Evropian është zgjeruar herën e fundit më 2013, me pranimin e Kroacisë. /REL/
Aktualitet
Tensionet në Lindjen e Mesme: Çmimi i naftës arrin 100 dollarë pas sulmeve të reja
Published
6 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Situata në Lindjen e Mesme është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar trazira të mëdha në tregjet botërore dhe pasiguri të lartë në rajon.
Çmimi i naftës ka shënuar rritje të menjëhershme duke prekur vlerën prej 100 dollarë për fuçi, pas sulmeve të reja ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik.
Edhe pse 32 shtete u pajtuan të mërkurën që të nxjerrin në treg 400 milionë fuçi nga rezervat e tyre për të qetësuar tregun, sulmet e fundit ndaj dy anijeve cisternë afër Irakut dhe një anijeje transportuese pranë Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbajtur çmimet në nivele të larta.
Përveç krizës së energjisë, rajoni është përfshirë nga një valë sulmesh ajrore. Në Liban, goditjet izraelite në bregdetin e Bejrutit kanë lënë të vdekur të paktën tetë persona, ndërkohë që janë raportuar sulme iraniane në Bahrejn dhe Oman.
Në Dubai, një dron ka goditur një ndërtesë të lartë, duke shkaktuar dëme të dukshme por pa lëndime në njerëz. Gjithashtu, një raketë ka goditur një bazë italiane në veri të Irakut, fatmirësisht pa shkaktuar pasoja te ushtarët.
Në anën tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se çmimet e naftës do të pësojnë rënie të madhe, duke i cilësuar lëkundjet aktuale si një “pasojë lufte” që do të rregullohet më shpejt nga sa pritet.
Megjithatë, gjendja në terren mbetet e ndezur me alarmet që vazhdojnë të dëgjohen në Bahrejn dhe largimet e reja të urdhëruara nga Izraeli në jug të Libanit, ndërsa bankat ndërkombëtare kanë filluar të mbyllin zyrat e tyre në Gji për shkaqe sigurie. /BBC/
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Irani: Sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur spitale dhe lagje
Arrestohet në Prishtinë një shtetas kosovar i kërkuar nga INTERPOL-i
Rene Rexhepi largohet nga Noma pas akuzave për abuzim
REL: Çfarë parashihet në strategjinë e miratuar për zgjerim të BE-së?
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 12 mars, nga viti 1993-1999
Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
