Lajmet

​Shpërthimi nga bombola në Prishtinë, 15 të lënduar dhe shtatë në gjendje më të rëndë

Published

on

Në mesditën e sotme, 15 persona kryesisht mosha të reja kanë mbetur të lënduar nga një shpërthim i cili po dyshohet se është bombol gazi. Ky aksident ndodhi në një objekt afarist në afërsi të lagjes “Marigona”.

Shtatë persona janë në gjendje më të rëndë sepse nga shpërthimi kanë marrë djegie të rëndë në fytyrë dhe duar dhe tashmë trajtim po marrin në Kirurgjinë Plastike, ndërsa të tjerët janë në Klinikën Emergjente ku po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor, por që gjendja e tyre është më e lehtë.

Këto informacione për KosovaPress i ka dhënë doktor Ejup Govori, kujdestar në Klinikën Emergjente.

Govori tha se rreth orës 13:00 sot i kanë pranuar 15 pacientë të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi. Ai deklaroi se përkundër që djegia ka ndodhur kryesisht në fytyrë asnjë nuk ka pësuar dëmtim në të pamur.

“Sot rreth orës 12:45 minuta janë sjellë me autoambulancë 15 raste të lënduar, shtatë prej tyre janë me djegie që kanë përfshirë fytyrën dhe shuplakat e duarve, me të vërtet djegia është serioze mund të them sepse është e lokalizuar në fytyrë dhe është një djegie relativisht e lartë, djegien e shkallës së dytë dhe aty këtu djegie e shkallës së tretë, kjo e bënë serioze djegien dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Gjendja e tyre nuk është në rrezik fatmirësisht që nuk ka përfshirë sipërfaqe të mëdha, mirëpo djegia është e shkallës se lartë të gjithë janë trajtuar fillimisht dhe janë pranuar në Kirurgjinë Plastike për mjekim të mëtutjeshëm. Fatmirësisht të pamurit e kanë të gjithë të ruajtur, nuk ua ka përfshirë sytë. Rastet e tjera janë jo me gjendje të rëndë, por me lëndime të eksremiteteteve të kokës, shpinës dhe janë me lëndime të lehta dhe ata lirohen për në shtëpi”, tha ai.

Govori po ashtu deklaroi se moshat janë të ndryshme, por kryesisht i takojnë moshave më të reja .

“Mosha është e ndryshme kryesisht është moshë e re viti 2001, 98 pastaj edhe disa 85 janë të ndryshme, por sa e kuptova unë ata janë punëtorë dhe ishin duke punuar në objekt si një qendër për lodra dhe të gjithë janë punëtorë dhe aty ka pëlcitur një bombol gazi”, theksoi Govori.

Zjarri që përfshiu objektin tashmë është shuar, por që njësitet policore ende janë ne vendin e ngjarjes.

Aktualitet

Trajnime praktike dhe certifikime ndërkombëtare në UBT, nga shtatori deri në nëntor

Published

on

UBT ka njoftuar nisjen e një cikli të gjerë trajnimesh profesionale dhe praktike për periudhën Shtator–Tetor–Nëntor 2025, të hapura për studentë, profesionistë dhe të gjithë të interesuarit për zhvillim të aftësive. Sipas njoftimit, çdo muaj do të hapen grupe të reja, duke ofruar fleksibilitet në orar dhe mundësi për t’iu përshtatur angazhimeve të pjesëmarrësve.

Programi mbulon fusha kyçe të menaxhimit të projekteve, IT-së, analizës së të dhënave dhe aftësive të buta, me fokus në standarde ndërkombëtare dhe punë praktike në laboratorë modernë të UBT-së.

Trajnimet e planifikuara:

  • PRINCE2 – 24 orë
  • ITIL Foundation – 24 orë
  • Analiza e të Dhënave me SPSS – 24 orë
  • MS Project – 18 orë
  • Hyrje në Programim – 30 orë
  • MS Excel i Avancuar – 24 orë
  • Marketingu Digjital – 24 orë
  • Shitja & Kujdesi ndaj Klientëve – 2 muaj
  • Instalues Elektrik – 3 muaj
  • Zhvillues i Aplikacioneve me AI – 2 vite

Trajnimet do të zhvillohen në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Pjesëmarrësit përfitojnë nga ligjërues të certifikuar, mjedise laboratorike të avancuara, certifikatë pjesëmarrjeje dhe kompetence, si dhe mundësi certifikimi ndërkombëtar për programet PRINCE2 dhe ITIL.

Aplikimet kryhen online: APLIKO TANI!

Continue Reading

Aktualitet

Edhe pak vende të lira në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për programin Inxhinieri e Mekatronikës, një nga drejtimet më inovative dhe të kërkuara nga të rinjtë në fushën e inxhinierisë.

Ky program ndërthur mekanikën, elektroniken dhe teknologjinë digjitale, duke përgatitur studentët për të qenë pjesë e transformimit teknologjik në fushat e automatizimit, robotikës dhe sistemeve të mençura.

Studentët e këtij programi përfitojnë nga laboratorë të avancuar, ligjërues me eksperiencë ndërkombëtare dhe projekte praktike, duke ndërtuar kompetenca të plota për tregun e punës. Përmes këtij kombinimi, ata përgatiten të udhëheqin zhvillimet më moderne në industri dhe teknologji.

Aplikimet janë ende të hapura dhe mund të bëhen online në linkun: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.

Continue Reading

Të kërkuara