Sport

​Shorti i Superligës, flasin përfaqësuesit e klubeve

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës fillon me 13 gusht.

Published

on

Skuadrat e Superligës së Kosovës tashmë kanë mësuar rivalët e tyre për edicionin e ri garues 2022:23 pas hedhjes së shortit në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do ta nis sezonin me ndeshjes kunfër Malishvës së misafir, kurse fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, do të ballafaqohet me Drenicën.

Skuadrat e promovuara në Superligë, Ferizaj dhe Trepça ’89 do të luajnë kundër Gjilanit, përkatësisht Dritës.

Pas shortit, përfaqësuesi i skuadrës së Llapit, Muhamet Rexhepi, tha se kjo skuadër në edicionin e ri synon titullin e kampionit dhe Kupësn e Kosovës.

Ne do të përballemi me të gjitha skuadrat, nuk është sikur shorti i Kupës por Drenica mendoj që në letër ndoshta me e lehtë, por të shohim si po shkon. Ne padyshim se edhe sivjet do të luftojmë për kupë për një arsye sepse dëshirojmë ta arrijmë tre herë radhazi, synim është titulli kampion. Sepse tashmë jemi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e vitin e kaluar kemi pasur mjaftë mungesë duke luajtur në Merdarë”, tha Rexhepi.

Kurse Even Zeka, administrator i klubit Trepça ’89, tha se objektivi i kësaj skuadre do të jetë përfudnimi në pozita sa më të larta në tabelë.

Do të luajmë më të gjitha ekipet por është mirë që na ka rënë ndeshja e parë vendas do të luajmë më Dritën. Synimet tona janë përfundimi në tabelë sa më lartë që të mundemi në fund të sezones dhe të shohim se si do të shkoj sezoni”, tha Zeka.

Drilon Sylejmani, drejtori sportiv i Gjilanit deklaroi pas shortit se klubi ka për synim daljen në Evropë, por edhe titullin kampion si dhe siguroi se nuk do të ketë largimet të lojtarëve.

Synimet e Gjilanit nuk kanë ndryshuar, politika dhe objektivat e klubit vazhdojnë si ato të edicionit të kaluar. Dalja në Evropë është një prej synimeve kryesore të klubi dhe nëse na jepet mundësia që ta synojmë edhe titullin kampion. Gjithçka varet nga rezultatet dhe vazhdimësia e kampionatit. Klubi vazhdon me përgatitjet dhe aranzhimet të cilat i ka pasur deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë përveç që pritet të ndryshohet menaxhmenti i klubit. Në klub nuk pritet që të ndryshoj asgjë tjetër, do të vazhdojmë me të gjithë futbollistët e njëjtë, pritet që të vijnë disa përforcime dhe edicionin e ri e vazhdojmë me të njëjtat ambicie të cilat i kemi pasur edicionet e kaluara”, tha Sylejmani.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës fillon me 13 gusht.

Sport

UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius

Published

on

By

Pas incidentit të dyshuar racist në ndeshjen e parë të playoff-it të Liga e Kampionëve, futbollisti argjentinas Gianluca Prestianni i Benfica është pezulluar përkohësisht për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i UEFA përpara ndeshjes që zhvillohet këtë të mërkurë.

UEFA bëri të ditur se pezullimi vlen pavarësisht vendimeve të mundshme që organet disiplinore mund të marrin pas përfundimit të hetimit në vijim. Si arsye për masën e përkohshme, institucioni evropian përmendi një shkelje të dyshuar të nenit 14 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, që lidhet me sjellje diskriminuese.

Incidenti ndodhi të martën e javës së kaluar. Pas golit të fitores 1:0 dhe festimit të tij, sipas deklarimeve të lojtarit dhe bashkëlojtarit të tij francez Kylian Mbappé, braziliani Vinícius Júnior është ofenduar në mënyrë raciste. Pretendohet se Prestianni e ka quajtur atë “majmun”.

Argjentinasi i ka mohuar akuzat. Gjatë incidentit, ai ishte parë duke e mbuluar gojën me fanellë.

Continue Reading

Sport

Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki

Published

on

By

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ku përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë.

Ndeshja Kosovë – Sllovaki do të zhvillohet më 27 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:00, në Palestra sportive Sezai Surroi, në Prizren.

Sipas njoftimit, biletat do të jenë në dispozicion nga sot deri më 27 shkurt 2026 dhe mund të blihen në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, që ndodhet përballë Palestra sportive Sezai Surroi.

Kjo sfidë është e vlefshme për raundin e dytë parakualifikues drejt EuroBasket 2029, ndërsa FBK u ka bërë thirrje tifozëve që të mbështesin ekipin kombëtar në këtë përballje të rëndësishme.

Ekipi i Kombëtares së Kosovës në basket do të përfaqësohet nga këta lojtarë:

Valon Bunjaku

Divine Myles

Musab Mala

Jon Ismajli

Mikaile Tmusic

Erjon Kastrati

Arian Qallaku

Muhamedali Janjeva

Samir Zekiqi

Bardh Istrefi

Gëzim Morina

Dardan Kapiti

Lis Shoshi

Të ftuar nga shtabi teknik, por që nuk do të jenë të disponueshëm për këtë ndeshje:

Dardan Berisha

Drilon Hajrizi

Meriton Ismaili

Pas vlerësimit të stafit mjekësor, është konstatuar se këta lojtarë kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk janë në gjendje optimale për paraqitje.

Kosova synon një paraqitje të fortë para publikut vendas, ndërsa përkrahja nga tribuna pritet të jetë një shtysë e madhe në këtë sfidë të rëndësishme.

D.L

Continue Reading

Sport

FBK nderohet me çmimin “Arritje të Veçantë” në Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025” të KOK-ut

Published

on

By

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025”, një ngjarje tradicionale ku nderohen më të mirët e sportit kosovar për arritjet e vitit paraprak.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë përfaqësues të shumtë të komunitetit sportiv, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë ceremonisë, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u nderua me çmimin “Arritje të Veçantë” për organizimin e suksesshëm të kualifikimeve për FIBA 3×3 Europe Cup dhe Kampionatit Evropian për Divizionin C për vajzat U18.

Çmimin në emër të FBK-së e pranoi Adriatik Rraci, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve në federatë.

Në këtë mbrëmje gala, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu – njëherësh nënkryetar i KOK-ut – ndau gjithashtu disa nga çmimet për laureatët e tjerë.

Nga Federata e Basketbollit e Kosovës morën pjesë edhe Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, si dhe Aulona Muhadri, anëtare e Bordit të FBK-së.

Mbrëmja “Laureatët 2025” konfirmoi edhe një herë vlerësimin për kontributin dhe sukseset e federatave sportive në zhvillimin dhe promovimin e sportit në Kosovë.

Continue Reading

Sport

Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026

Published

on

By

Pas 16 ditësh garash emocionuese, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 u mbyllën me një ceremoni spektakolare të zhvilluar në Arena e Veronës.

Ceremoninë e shpalli zyrtarisht presidentja e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila në fjalën e saj përmbyllëse iu drejtua sportistëve me mesazhin: “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër dhe pasion.”

Kosova ishte pjesë e kësaj ngjarjeje madhore sportive. Në ceremoninë e mbylljes, flamurin e Kosovës e mbajti skitari Drin Kokaj, i cili përfaqësoi vendin në disiplinën e sllallomit në skijimin alpin, duke përmbyllur kështu paraqitjen e ekipit kosovar në këto Lojëra.

Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia kryesoi me 41 medalje, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33 medalje dhe Italia me 20 medalje.

Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen në Alpet Franceze në vitin 2030, ku pritet të mblidhen sërish sportistët më të mirë të botës për një tjetër festë të madhe të sporteve dimërore.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara