Lajmet

​Shoqëria Civile: Sistemi i drejtësisë joefikas, reforma mund të ketë rezultat vetëm me Vettingun

Në një tryezë u tha se sistemi gjyqësor vazhdon të jetë jotransparent dhe joefikas.

Published

on

Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile kanë nisur javën kundër korrupsionit me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

E gjatë një tryeze të organizuar nga ky koalicion ku përfshihen Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus me temën “Reforma në Drejtësi”, u theksua se sistemi gjyqësor vazhdon të jetë jotransparent dhe joefikas.

Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, tha se në kuadër të javës kundër korrupsion, kanë organizuar aktivitete të shumta që synojnë luftimin e korrupsionit në fushat e ndryshme.

Këshilltari në Ministrinë e Drejtësisë, Eros Gashi tha se si qeveri janë marrë jashtëzakonisht shumë me iniciativa ligjore që shpien në reformë në drejtësi si prioritet edhe i qeverisë aktuale. Sipas tij, ndonëse që nga vitit 2008 është punuar nga të gjitha qeverisjet e kaluara në reformën në drejtësi, megjithatë mosefikasiteti në sistem të drejtësisë është evident, pasi ka vonesa në trajtim të lëndëve, numër të madh të lëndëve që presim dhe parashkrime.

Liridon Salihi nga GLPS tha se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të mirëfillta që të këtë rezultate konkrete. Sipas tij, pavarësish reformave në të kaluarën, si GLPS konsiderojnë se këto reforma nuk kanë prodhuar progres potencial, pasi edhe në vitin 2022, sistemi i drejtësisë mbetet jotranparentë. Salihi shtoi se reforma në drejtësi mund të ketë rezultat vetëm përmes procesi të vettingut me ndryshime kushtetuese.

Gëzim Shala nga IKD, tha se vendimi i kundërligjshëm i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, është shembull i keq për reformën e drejtësisë. Ai theksoi se përkundër që procesi i vettingu ka qenë premtimi kryesor i kësaj qeverisje, ende nuk ka rezultate konkret, ndonëse si proces është tejet i rëndësishëm për reformat në drejtësi.

Vendi

Moti sot: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Published

on

By

Dita e sotme sjell një përzierje të rrezeve të diellit dhe vranësirave të shpërndara në të gjithë vendin.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në disa zona të kufizuara vranësirat mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë të shkurtër shiu.

Temperaturat do të jenë mjaft të këndshme, ku ato më të ulëtat e mëngjesit kanë shënuar 13 deri në 16°C, ndërsa gjatë ditës pritet që termometri të ngjitet deri në 25 apo 28°C. Gjatë gjithë kohës do të fryjë një erë e lehtë dhe freskuese nga veriperëndimi. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Skema me naftë: 9 të arrestuarit dalin sot para gjykatës

Published

on

By

Kanë dalë para gjykatës disa nga të dyshuarit e arrestuar gjatë operacionit të gjerë policor të së mërkurës, i cili goditi një rrjet të krimit të organizuar të përfshirë në realizimin e transaksioneve fiktive me derivate të naftës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar zyrtarisht masën e paraburgimit për të nëntë personat e ndaluar.

Operacioni i koduar u realizua më 1 korrik dhe u udhëhoq nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, si dhe me asistencën e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Nga hetimet e kryera, autoritetet ranë në gjurmët e personave të përfshirë, duke prangosur shtetasit me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q. Mbi ta rëndojnë akuza të rënda për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, shpëlarje të parave, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, si dhe për shmangie nga tatimi dhe hartim të dokumenteve të rrejshme lidhur me tatimin.

Gjatë bastisjeve dhe kontrolleve në terren, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme provash materiale që shërbejnë për zbardhjen e plotë të rastit. Në mesin e sendeve të konfiskuara janë 15,000 euro kesh, si dhe 301 euro në kartëmonedha dy-euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjithashtu, janë sekuestruar 5 vetura dhe 5 autobotë të përdorur për transportin e derivateve të naftës, 2 armë zjarri me 54 fishekë, si dhe pajisje elektronike e dokumente të ndryshme relevante për rastin. Të dyshuarit tashmë ndodhen në proces gjyqësor, ku pritet të merret vendimi lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit. /Ekonomia online/ /E.A/

Continue Reading

Vendi

Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje për përleshjen e armatosur në Podujevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ngjarje janë përfshirë tre persona, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur tre prej tyre dhe një kalimtar i rastit.

Dyshohet se personat e përfshirë kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi paraprak lidhet me një mosmarrëveshje mes tyre.

Menjëherë pas pranimit të informatës, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, katër persona të plagosur

Published

on

By

Lajm i përditësuar:

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 13:30 në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enisa Pllana për UBTnews, duke bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës.

Sipas informacioneve të para, fillimisht u raportua për tre të lënduar, ndërsa së fundmi në Qendrën Universitare Klinike të Kosovës (QKUK) është dërguar për trajtim mjekësor edhe personi i katërt. Të gjithë të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Aktualisht, njësitet e policisë po vazhdojnë med ndërmarrjen e veprimeve intensive operativo-hetimore në terren, me qëllim të identifikimit të personave të përfshirë dhe sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara