Kulturë

​Shoqata e të Burgosurve kërkon të hiqet vepra “Never say never” në sheshin “Adem Demaçi”

Vepra e artistit Alban Muja “Never say never” u tha se përjetëson shprehjen e famshme të Demaçit.

Published

on

Shoqata e të Burgosurve Politik është shprehur kundër veprës “Never say never” që u përurua pak ditë më parë në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, e që u tha se i dedikohet të burgosurve politikë që kontribuuan për lirinë e Kosovës, udhëhequr nga veprimtari Adem Demaçi.

Vepra e artistit Alban Muja “Never say never” u tha se përjetëson shprehjen e famshme të Demaçit dhe ka memoralizuar përgjithmonë rezistencën kombëtare.

Mirëpo Selatin Novosella nga Shoqata e të Burgosurve Politikë kërkoi largimin e kësaj vepre duke thënë se nuk ka mesazh dhe është i pakuptimtë.

“E kemi këtë lajm shumë i pakëndshëm dhe tepër trishtues jo vetëm për ne si shoqatë, në përgjithësi për Kosovën se po stërkeqet një shesh, ku duhet të jetë sheshi i Adem Demaçit, shtatorja dhe mesazh i Adem Demaçit. Ndërsa këtu është ngritur një beton, për ne i pavlerë, i pakuptimtë dhe pa kurrfarë mesazhi, në gjuhën angleze, dhe është rrënuar themeli ku është vendosur gurthemeli i sheshit për shtatoren e Adem Demacit dhe sot këtë do ta quaja një lajm i keq për Kosovën”, tha Novosella.

Novosella ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të formojë komision për të shqyrtuar edhe njëherë për fatin e kësaj vepre ndërsa kërkoi që të përmbyllen punimet për sheshin.

“Ne me të drejtë presim që brenda kohës shumë të shkurtër Qeveria e Kosovës të formojë një komision, ku do t’i thërrasë përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës dhe Shoqatën e ish të Burgosurve Politikë e familjarët. Ky shesh duhet të përfundohet, kurse ky (vepra) që është vendos, gjithsesi duhet të hiqet”, shtoi Novoselli.

Ai tha se kanë qenë edhe te kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, për të diskutuar rreth kësaj vepre por Novosella tha se Rama nuk ka qenë prezent kur kanë shkuar për ta takuar.

Vepra artistike me mbishkrimin ‘Never say never’, u memorizua në një shtyllë të madhe betoni në hapësirën publike të sheshi “Adem Demaçi”, në Prishtinë. Kurrë mos thuaj kurrë, ishte një nga fjalitë e Demaçit të cilën e mbajti kohë më parë në një kohë kur shqiptarët e Kosovës kërkon të çliroheshin nga kthetrat e regjimit shtypës serb.

Kjo vepër është krijuar me përkrahjen e Komunës së Prishtinës ndërsa në inaugurim morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kulturë

Pse po pëlqehet kaq shumë Mary Bennet, motra e “prapambetur” e Jane Austen?

Published

on

By

Seriali i ri “The Other Bennet Sister”, i bazuar në romanin e suksesshëm të Janice Hadlow, ka thyer rekordet e shikueshmërisë me 7.3 milionë ndjekës që në episodin e parë.

Mary Bennet, motra e mesme dhe shpesh e anashkaluar në “Krenari dhe Paragjykim”, është shndërruar në një ikonë për shekullin XXI.

Ndryshe nga motrat e saj, ajo refuzon martesën dhe ballot për t’u dhënë pas librave të shkencës, duke u bërë kështu figura më e dashur e momentit edhe në TikTok.

Përmes këtij adaptimi modern, Mary nuk shihet më si motra “e thjeshtë” me syze, por si një heroinë e pavarur që sfidon normat shoqërore, duke u bërë personazhi më i afërt për gjeneratat e reja që vlerësojnë autenticitetin mbi dukjen. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Nis filmi shqiptar “Run”, projekt i ri i kinematografisë vendore

Published

on

Kanë nisur zyrtarisht xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora. Projekti është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi sjell një rrëfim intim, ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja. Në mes të skenave me fytyra të lumtura, shfaqet personazhi Selvia me një lajm që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë momentin e fundit të regjistrimit përpara një largimi të dytë.

Filmi synon të sjellë një qasje intime dhe emocionale përmes një narrative të veçantë vizuale, duke u bërë pjesë e skenës së filmit të shkurtër vendor.

Continue Reading

Kulturë

287 kandidatë në garë për Çmimin Nobel për Paqen 2026

Published

on

Rreth 287 kandidatë janë marrë në konsideratë për Çmimin Nobel për Paqen 2026, prej tyre 208 individë dhe 79 organizata, duke shënuar një rritje të nominimeve dhe emrave të rinj.

Sekretari i Komitetit Norvegjez, Kristian Berg Harpviken, theksoi se lista ndryshon çdo vit dhe vjen në një kohë sfidash globale, por me angazhim të vazhdueshëm për paqe. Ndër emrat e përfolur për nominim është edhe Donald Trump, megjithatë nominimet mbeten sekrete për 50 vjet dhe nuk mund të konfirmohen zyrtarisht.

Fituesi i çmimit do të shpallet më 9 tetor, ndërsa ceremonia e ndarjes do të mbahet më 10 dhjetor.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Të kërkuara