Lajmet

​Shoferi i Igor Simiqit ndër më të dhunshmit në protestën ku u lënduan ushtarët e KFOR-it

Serbët në veri janë duke protestuar që nga e premtja.

Published

on

Danijel Smigiq, shoferi i nënkryetarit të Listës Serbe Igor Simiq, ishte ndër personat më të dhunshëm në protestën e së hënës (29 maj), ku si rezultat i egërsisë së protestuesve u lënduan 30 paqeruajtës të KFOR-it.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku edhe shihet Smigiq tek godet pa ndalim ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë.

“Danijel #Smigic, shoferi i Igor #Simiç, udhëheqës i @srpskalista, ishte një nga personat më të dhunshëm në protestën e djeshme në veri të #Kosovës, ku u plagosën më shumë se 25 ushtarë të #NATO-s”, ka shkruar të martën Musliu.

Serbët në veri janë duke protestuar që nga e premtja.

Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Aktualitet

​Dita Ndërkombëtare e Shtresës së Ozonit

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit.

Si rezultat i masave të marra nga Protokolli i Montrealit, përqendrimi i substancave holluese të ozonit ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

Zbulimet e fundit shkencore zbulojnë rëndësinë e Protokollit të Montreal ku pa Protokollin dhe marrëveshjet e lidhura, substancat që ndikojnë në hollimin e Ozonit në atmosferë mund të ishin rritur dhjetëfish deri në vitin 2050.

“Veprimet e përbashkëta kanë parandaluar miliona raste të kancerit të lëkurës”, shkruhente në mesazhin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në shënim të ditës së sotme.

Më 1994 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, e cila kujton datën e nënshkrimit, në 1987, të Protokollit në Montreal mbi substancat që e hollojnë shtresën e Ozonit.

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke bërë ruajtjen e jetës në planetin Tokë.

Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve.

Dëmtimi i shtresës së ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale, dhe shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 -40 km mbi sipërfaqen e tokës./S.K/KP/RadioVeristas Asia/

Continue Reading

Aktualitet

​81 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Published

on

Janë bërë 81 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Musa Shehu, paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari.

Me votim të fshehtë Musa Shehu zgjidhet kryetar i kongresit, Aqif Blyta nënkryetar, Raxhep Krasniqi nënkryetar. Ndërsa sekretar i Kongresit u emërua Bedri Gjinaj.

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.

Në Kuvendin e Dytë, që u mbajt më 17-21 janar 1944, u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Kryetar i Komitetit Qendror u zgjodh Bedri Pejani, pasi Rexhep Mitrovica ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944.

Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës. Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër.

Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.

Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre.

Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Vritet një 40 vjeçar në Ferizaj, Policia e Kosovës arreston të dyshuarin

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e mbrëmjes në Ferizaj ku në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje, ku viktimë është një qytetar i moshës 40 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Pezullimi i dialogut SHBA-Kosovë është hap shqetësues, rrezikon destabilizim të rajonit

Published

on

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar për një periudhë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si të rrezikshëm për raportet dypalëshe dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në një deklaratë për mediat, KASH i bën thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe forcave të tjera politike, që të tejkalojnë ndarjet dhe të bashkëpunojnë për të mbrojtur interesat kombëtare, si dhe për të rivendosur marrëdhëniet me SHBA-në në fushat kyçe të mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.

“Kosova është ndër vendet më pro-amerikane në botë, me një angazhim të qartë ndaj paqes, demokracisë dhe vlerave euroatlantike. Pezullimi i dialogut me Prishtinën, ndërkohë që avancon dialogu me Beogradin, jep një mesazh të gabuar dhe rrezikon të destabilizojë rajonin, duke i dhënë hapësirë ndërhyrjes së Serbisë përmes Listës Serbe”, thuhet në deklaratë.

Këshilli e cilëson të padrejtë që një shtet që ka qenë ndër partnerët më të qëndrueshëm të SHBA-së të penalizohet në këtë mënyrë, ndërsa sipas tij, Serbia e cila po afrohet gjithnjë e më shumë me Kinën, Rusinë dhe Iranin përfiton nga një trajtim më i butë.

“Kosova ka nevojë për përkrahje në ndërtimin e institucioneve të saj, jo për presione që mund të paralizojnë funksionimin e tyre”, thekson më tej KASH.

Në reagim theksohet se autoritetet në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje për të dalë sa më parë nga masa ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe tani edhe nga SHBA-ja, përmes një qasjeje më konstruktive dhe duke vlerësuar rolin thelbësor të mbështetjes perëndimore për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

“Ndërhyrjet e Beogradit në Kosovë, përmes partive politike serbe, duhet të adresohen në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, dhe gjithmonë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës”, shton KASH.

Në fund të deklaratës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirrje gjithë spektrit politik në Kosovë që të unifikojë qëndrimet për dialogun me Serbinë, në funksion të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, që do të siguronte njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara