Shëndet
Shkencëtarët kanë zbuluar një burim të ri të vitaminës D
Burimi kryesor i vitaminës D për shumicën e njerëzve është ushqimi.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPeshku dhe produktet e qumështit janë burimet më të mira të vitaminës D, por tani një ekip studiuesish ka dalë me një burim potencial të ri dhe vegan të kësaj vitamine – një gjen domate të rregulluar duke përdorur teknologjinë CRISPR-Cas9.
Nëse fermerët dhe kultivuesit e përqafojnë procesin komercialisht, këto domate mund të ndihmojnë në trajtimin e problemit të mungesës së vitaminës D, që sipas studimit prek një miliard njerëz në mbarë botën.
“Ky zbulim emocionues jo vetëm që përmirëson shëndetin e njeriut, por gjithashtu përmban përfitime mjedisore të lidhura me dietat me bazë bimore, të cilat shpesh shoqërohen me sfida në sigurimin e disa vitaminave dhe mineraleve kyçe që gjenden gjerësisht dhe biodisponueshme në produktet shtazore”, tha Guy Poppy, profesor i ekologjisë në Universitetin e Southampton.
Suplementet e vitaminës D janë gjerësisht të disponueshme në shumë vende, por bashkautorja Cathie Martin, një profesoreshë pranë Qendrës John Innes në Norwich, Angli, tha se ngrënia e domateve ishte “shumë më mirë sesa të marrësh një pilulë”.
“Unë mendoj se një burim ushqimor me bazë bimore (vitamina D) gjithashtu do të thotë që ju mund të përfitoni shtesë nga ngrënia e domateve. Gjithsesi, ne nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime. Domatet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C”, tha ajo në një konferencë shtypi.
Burimi kryesor i vitaminës D për shumicën e njerëzve është ushqimi, por trupi ynë gjithashtu krijon një mikronutrient kur lëkura ekspozohet ndaj dritës UVB – kjo është arsyeja pse ndonjëherë quhet vitamina e diellit. Shkencëtarët kanë përdorur një proces të ngjashëm në bimët e domates.
Një përbërës në lëkurë që mund të prodhojë vitaminë D njihet si 7-DHC, ose provitamina D3, dhe gjendet gjithashtu në gjethet e bimëve të domates dhe frutave jeshile të papjekura.
Studiuesit bllokuan një gjen në bimët e domates që normalisht konverton provitaminën D3 në kolesterol, duke lejuar që provitamina D3 të grumbullohet në frutat e pjekura të domates.
Për të kthyer provitaminën D3 në vitaminë D3 e cila ndihmon trupin tonë, domatet u trajtuan me dritë UVB. Studimi tregoi se provitamina D3 në një domate – pasi të konvertohet në vitaminë D3 – do të ishte e barabartë me sasinë e vitaminës D3 që përmbahet në dy vezë të mesme.
Studimi u publikua në revistën shkencore Nature Plants.
Shëndet
Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet
Published
18 hours agoon
November 17, 2025By
UBT News
Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.
Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.
Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.
Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.
Tërshërë
E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.
Peshk i yndyror
Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.
Arra
Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.
Vaj ulliri
Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.
Bishtajoret
Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.
Ushqimet me soje
Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.
Avokado
Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Mishi i kuq, miqësi afatshkurtër, pasojat afatgjata!
Published
20 hours agoon
November 17, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se konsumi i lartë i mishit të kuq dhe të përpunuar, si dhe konsumimi i ulët i mishit të shpendëve, para ose pas diagnozës së kancerit të prostatës, mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.
Sipas studimit të dr. Jing Vang dhe ekipit të saj në Universitetin Amerikan në Australi, burrat që konsumonin rreth 5 porcione mish të kuq ose të përpunuar në javë kishin 10–20% rrezik më të lartë të vdekjes nga të gjitha shkaqet.
Një porcion shtesë në ditë rriti rrezikun për 17–19%. Konsumi i mishit të kuq ose të përpunuar nuk ndikoi direkt në progresionin e kancerit.
Nga ana tjetër, konsumimi i mishit të shpendëve të papërpunuar, si pula ose gjeli i detit, lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes.
Burrat që hanin rreth 3.5 porcione shpendësh në javë kishin 10–20% rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet.
Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon një dietë të shëndetshme pas diagnozës, duke përfshirë:
Perime dhe fruta të ndryshme
Drithëra integrale
Burime të shëndetshme proteinash si bishtajoret, peshku dhe shpendët
Yndyrna të pangopura (vaj ulliri, arra, peshk)
Dieta duhet të kufizojë ose të shmangë: mishin e kuq dhe të përpunuar, pijet e ëmbëlsuara, ushqimet shumë të përpunuara dhe alkoolin.
Modeli ushqimor i shëndetshëm lidhet me rrezik më të ulët për kancer, duke përmirësuar jetëgjatësinë pas diagnozës. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Sekretet shëndetësore të portokajve që duhet t’i dini
Published
22 hours agoon
November 17, 2025By
UBT News
Portokajtë janë të njohur për përfitime të mëdha shëndetësore dhe është një ndër frutat më të njohura në botë.
Ato nuk mund t’i hani vetëm si ushqim pas bukës ose në mesditë, por gjithashtu mund t’i përzieni në pjata të ndryshme.
Në ditët e sotme lëngu i portokallit është pjesë e çdo mëngjesi shëndetshëm.
Meqenëse, jemi edhe në stinën ku portokajtë janë pjesë e përditshme e jona, mësoni përfitimet shëndetësore të këtij fruti magjik.
I pasur me vitamin C – Portokajtë janë burim i vitaminës C. Një portokall përmban 116.2 përqind me vitamin C. Ofron sistem imuntar Vitamina C, e cila është e domosdoshme për funksionimin e sistemit imunitar, është e mirë në parandalim e ftohjeve dhe gripit.
Parandalon dëmtimet në lëkurë – Përbërja e këtij fruti me antioksidant ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat, e mban shtypjen e gjakut në kontroll Protokajtë janë të pasur me Vitamin B6, që ndihmon në prodhimin e hemaglobinës dhe po ashtu e mban shtypjen e gjakut në kontroll, si dhe zvogëlon rrezikun për kancer. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ju pret një javë e gjatë, ja këshillat më efektive për të menaxhuar stresin
Published
23 hours agoon
November 17, 2025By
UBT News
Stresi është ndoshta sëmundja më e keqe psikologjike. Stresi mund të jetë arsyeja që trupi juaj mund të kërcënohet nga sëmundje të ndryshme.
1. Ndryshoni mjedisin – Duke parë të njëjtat gjëra në të njëjtin vend, nga dita në ditë mund t’ju stresojë, prandaj pse nuk e ndryshoni pamjen e mjedisit tuaj? Riorganizoni mobiljet dhe ndryshoni ngjyrat e mureve.
2. Stërvitja – Jo vetëm që stërvitja fizike ju mban të aftë, nxit sistemin tuaj imunitar dhe ndërton qëndrueshmërinë tuaj, por gjithashtu mund t’ju çlirojë nga stresi. Ushtrimi fizike çojnë në lirimin e endorfinës në trupin tuaj që ndihmon në mbajtjenlarg të stresit. Për më tepër, ndjenja e arritjes që merrni pasi të përfundoni stërvitjen mund të zvogëlojë stresin tuaj.
3. Meditimi – është një metodë e mirënjohur për të hequr qafe stresin. Mundohuni të gjeni kohë të paktën 10 minuta çdo ditë për meditim. Thjesht shtrihuni, mbyllni sytë dhe qetësohuni. Mos mendoni për gjërat që ju shkaktojnë probleme.
4. Komunikoni – Bisedoni me një të dashur për shqetësimet dhe problemet tuaja. Studimet kanë vërtetuar se ata që ndajnë shqetësimet e tyre me të dashurit e tyre jetojnë më gjatë dhe vuajnë më pak rreziqe që rrezikojnë jetën.
5. Rrisni një kafshë – Duke u kujdesur për ta ju largoni mendjen nga shqetësimet dhe gjithashtu do të shpërbleheni nga dashuria e tyre.
6. Ecni – Nuk është thjesht stërvitje kardio. Stërvitja e ndryshimi i peizazhit ndihmojnë në mbajtjen larg të stresit. /A.Z/UBT News/
Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në
Konfirmohet, vetëm Bedri Hamza kandidat i PDK-së
Wesley Clark nis dëshminë në Hagë
Bedri Hamza pritet të jetë kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së
Yakin: Xhaka kërkon ta fitojë çdo ndeshje, kështu do të bëjë edhe ndaj Kosovës
Si të parandaloni ndryshkun te aksesorët tuaj?
Kryediplomati gjerman të martën në Kosovë
Monica Bellucci dhe Cate Blanchett takojnë Papën Leo në Vatikan
Viber sjell një funksion të ri, a do ta përdorësh?
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
