Shëndet

​Shenjat e para të demencës shfaqen në gojë

Megjithëse nuk ka kurë për demencën, zbulimi i hershëm është ende i rëndësishëm.

Published

on

Tharja e gojës është një nga simptomat e para të demencës. Ekspertët pohojnë se një ndjenjë e veçantë në gojë mund të jetë një nga treguesit e parë të demencës.

“Demenca është një çrregullim që dëmton aftësinë e një individi për të kujtuar, menduar ose marrë vendime”, shpjegon Jim Dunn, këshilltar klinike geriatrike dhe anëtar i bordit të Senior Helpers.

“Demenca nuk është një sëmundje specifike, por një term i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar një grup simptomash specifike për humbjen e kujtesës dhe dëmtime të tjera njohëse që janë mjaft të rënda për të ndërhyrë në aftësinë e një individi për të kryer aktivitetet e përditshme”, tha ai.

Megjithëse nuk ka kurë për demencën, zbulimi i hershëm është ende i rëndësishëm.

“Me trajtim dhe diagnozë të hershme, ju mund të jeni në gjendje të ngadalësoni përparimin e demencës dhe të ruani funksionin mendor për një periudhë më të gjatë kohore”, thotë Healthline.

Disa simptoma të hershme të demencës mund të shfaqen vite përpara se një person të diagnostikohet me sëmundjen. Dhe ndryshe nga humbja e kujtesës dhe konfuzioni, goja e thatë është një tregues i mundshëm që nuk është një simptomë e zakonshme e rënies njohëse. 

Shëndet

Si të përgatisni çajin e kamomilit për të përfituar maksimalisht nga vetitë e tij?

Published

on

Në sezonin e virozave, kujdesi për ushqyerjen është po aq i rëndësishëm sa dhe trajtimi me ilaçe.

Çaji i kamomilit është një nga më të rekomanduarit për qetësimin e dhimbjeve të barkut, stomakut apo kokës dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të virozave.

Megjithëse përgatitja e tij duket e thjeshtë, ekzistojnë disa sekretë që garantojnë shfrytëzimin e plotë të vetive kurative të bimës.

1. Zierja

Gabimi më i zakonshëm është zierja e kamomilit me ujin. Fillimisht, zieni ujin veç e veç në çajnik ose enë të pastër. Mos shtoni kamomilin kur uji është akoma mbi zjarr.

2. Temperatura e ujit

Kur uji të ketë arritur valën, hiqeni nga zjarri e hidhni kamomilin e thatë ose të njomë. Përziejeni dhe lini të qëndrojë 3–4 minuta para se ta kulloni. Mos e lini më gjatë, sepse çaji mund të bëhet shumë i fortë dhe të krijojë efekte të padëshiruara.

3. Sasia

Për një filxhan çaji:

1 lugë me kamomil të thatë

ose 2 lugë çaji me kamomil të njomë

Duke ndjekur këto hapa, do të përfitoni nga të gjitha vetitë shëruese të kamomilit, duke ndihmuar trupin të luftojë virozat dhe të rikuperohet më shpejt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Lajthitë, aleat i zemrës dhe energjisë së përditshme

Published

on

Lajthitë janë një burim i shkëlqyer energjie, të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitaminë E dhe vitamina B, si dhe minerale të dobishme.

Konsumimi i tyre ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, forcimin e kockave, uljen e kolesterolit të keq dhe përmirësimin e shëndetit të muskujve dhe nervave.

Vitamina E mbron lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrezet UV, ndërsa flavonoidet dhe fitosterolët ndihmojnë funksionin vaskular.

Vitamina B6 dhe B9 janë të domosdoshme për sistemin nervor dhe sintezën e hormoneve, ndërsa B2 dhe B3 mbështesin qelizat e kuqe të gjakut dhe sistemin digjestiv.

Lajthitë mund të konsumohen të papërpunuara, të pjekura, në kos, drithëra, ëmbëlsira ose çokollata.

Për të ruajtur freskinë, ruajini të mbyllura në frigorifer.

Sasia e rekomanduar: 20–30 gramë në ditë (rreth 20–25 kokrra), idealisht në mëngjes për energji gjatë ditës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një pije e thjeshtë që lufton stresin dhe efektet e ushqimeve të yndyrshme

Published

on

Një studim i ri nga Universiteti i Birminghamit tregon se pirja e kakos mund të ndihmojë zemrën dhe trurin të rikuperohen më shpejt nga efektet e stresit, veçanërisht pas konsumit të ushqimeve të yndyrshme.

Studiuesit zbuluan se ushqimet me yndyrë pengojnë funksionin vaskular dhe oksigjenimin e trurit gjatë stresit, duke vonuar rikuperimin.

Flavanoli epikatehin në kakao ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut, përmirëson qarkullimin dhe ul presionin e lartë të gjakut, një reagim i zakonshëm ndaj stresit.

Në studim morën pjesë 23 të rinj të shëndetshëm, të cilëve u dhuroheshin vakte të yndyrshme e pije kakao me përmbajtje të lartë ose të ulët epikatehini, para testimeve. Grupi me kakao të pasur me epikatehin rikuperoi më shpejt funksionin vaskular pas stresit.

Dr. Katarina Rendeiro shpjegon se yndyra vonon rikuperimin për shkak të rritjes së triglicerideve dhe proteinës C-reaktive, që ulin prodhimin e oksidit nitrik, një molekulë e rëndësishme për zgjerimin e enëve të gjakut. Epikatehini në kakao ndihmon pikërisht këtë proces.

Përveç kakos, edhe çaji jeshil, manaferra, rrushi dhe korja e mollës ndihmojnë në rritjen e oksidit nitrik dhe reduktimin e stresit oksidativ.

Studiuesit sugjerojnë:

5.5 lugë kakao të papërpunuar

2 filxhanë çaj jeshil

300 g manaferra

Për të arritur sasinë e flavanoleve që sjell përfitime të dukshme për zemrën dhe trurin gjatë periudhave stresuese. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Si të lehtësoni dhimbjet e kockave në mënyrë natyrale?

Published

on

Dhimbjet e kockave po bëhen një problem i zakonshëm, sidomos te njerëzit që nuk bëjnë shumë aktivitet fizik.

Shumë kërkojnë ilaçe qetësuese, që dëmtojnë stomakun e mëlçinë nëse përdoren me tepri. Natyrisht, ekzistojnë alternativa të shëndetshme.

Vlerat e vajit të ullirit:

I pasur me polifenolë, që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Parandalon inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Vlerat e kripës së detit:

Përmban magnez dhe minerale që forcojnë kockat dhe muskujt.

Ndihmon sistemin imunitar, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul tensionin.

Kura me vaj ulliri dhe kripë:

Përbërësit: 1 gotë ujë, 20 lugë gjelle vaj ulliri, 10 lugë gjelle kripë deti.

Përziejini dhe masazhoni zonën e dhimbshme 3–20 minuta çdo ditë për 10 ditë.

Rezultatet: Lëvizshmëri më e mirë, dhimbje e reduktuar dhe qarkullim i përmirësuar.

Në disa raste, lëkura mund të skuqet, por një peshqir i ngrohtë dhe pak pudër mund të ndihmojnë. Kjo kurë është natyrale dhe e sigurt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara