Sport

​Serie A, Milan dhe Inter kërkojnë fitore në luftën për kreun

Published

on

Liga e Italisë, e njohur ndryshe edhe si Serie A, rikthehet sot me disa ndeshje interesante, ku në kuadër të programit të ditës së mërkurë do të zhvillohen ndeshjet si Milano me Lazion, Verona me Interin, dhe Napoli me Torinon.

Ndeshja më interesante do të luhet në “San Siro”, ku Milan pret skuadrën e Lazios.

Pas 13 xhirosh, “Rossonerët” janë në krye të tabelës, respektivisht në vendin e parë, ku kanë regjistruar nëntë fitore dhe katër barazime, kështu duke arkëtuar gjithsej 31 pikë.

Në anën tjetër, Lazio pozicionohet në pozitën e tetë me gjashtë fitore, tri barazime dhe katër humbje, me gjithsej 21 pikë të grumbulluara.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni të bashkangjitur më poshtë:

18:30 Hellas Verona (9) – Inter (2) (Stadiumi Marcantonio Bentegodi)

20:45 AC Milan (1) – Lazio (8) (Stadiumi San Siro)

20:45 AS Roma (5) – Cagliari (13) (Stadiumi Olimpico)

20:45 Bologna (14) – Atalanta (7) (Stadiumi Centro Tecnico Niccolò Galli)

20:45 Napoli (3) – Torino (19) (Stadiumi Diego Armando Maradona)

20:45 Sampdoria (10) – Sassuolo (6) (Stadiumi Luigi Ferraris)

20:45 Spezia (17) – Genoa (20) (Stadiumi Alberto Picco)

20:45 Udinese (11) – Benevento (12) (Stadiumi Friuli)

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Sergio Ramos drejt gjigantit anglez

Published

on

Sergio Ramos nuk do të vazhdojë kontratën me Rayados de Monterrey dhe pritet të kthehet në Evropë gjatë merkatos së dimrit.

Megjithëse edhe pse ka pasur interesim nga Boca Juniors, mbajtja pranë familjes dhe dëshira për të luajtur në nivel të lartë e bëjnë Manchester United destinacionin e mundshëm për të.

Sipas mediave angleze, Man Utd i ka ofruar një kontratë afatshkurtër me role kyçe dhe pagesë të kënaqshme, duke e parë Ramos si një udhëheqës të nevojshëm për mbrojtjen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Published

on

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh, nga ora 21:00

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara