Lajmet

​Selia e Shenjtë: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit një hap drejt afrimit të njohjes së Kosovës

Kështu u tha gjatë vizitës së Paul Richard Gallagher në Shqipëri.

Published

on

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti sot Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit, Paul Richard Gallagher, ku ka shprehur besimin se Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në takim ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Dodaj, dhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi.

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit, të konfirmuara nga vizitat gjatë dy viteve të fundit të dinjjitarëve të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit dhe Kryeministrit.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, ato janë shpirtërore dhe frymëzuese për shqiptarët, si një komb me vlera e simbole të fuqishme. Shqipëria është toka e Gjergj Kastriotit, heroit tonë kombëtar , Atletit të Krishtërimit, dhe e Shenjtores Nënë Tereza. Vëllazëria fetare e shqiptarëve është një trashëgimi e shënuar historike. Ne vlerësojmë rolin e Selisë së Shenjtë dhe Kishës Katolike për realizimin e projekteve në arsim, trashëgimi kulturore, shëndetësi, shërbimet sociale etj. Arritjet janë një bazë solide për bashkëpunimin tonë në të ardhmen dhe promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare. Kuvendi mbështet harmoninë mes komuniteteve fetare dhe dialogun mes institucioneve fetare si edhe midis tyre dhe institucioneve shtetërore”, nënvizoi Nikolla.

Duke vlerësuar mbështetjen e Vatikanit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon, si edhe marrëdhëniet shumë të mira kanonike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, Nikolla shprehu besimin se Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon.

Paul Richard Gallagher falënderoi kryetaren Lindita Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dhe për atë çka ofron Shqipëria për forcimin e vëllazërisë, paqes e tolerancës ndërfetare.

“Selia e Shenjtë do të vijojë programet dhe projektet në Shqipëri dhe ne vlerësojmë me kënaqësi se institucionet arsimore katolike në Shqipëri janë xhevahirë mes institucioneve të tilla në vende të tjera. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë një prioritet për Selinë e Shenjtë. Ne besojmë se Shqipëria ecën në drejtimin e duhur, drejt destinacionit të saj evropian dhe se kjo vizitë është dëshmi e këtij besimi. Selia e Shenjtë inkurajon dhe mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si një hap drejt afrimit të njohjes së Kosovës”, tha ai.

Kryetarja Nikolla dhe Paul Richard Gallagher biseduam edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Vatikanit si kontribut për paqen në rajon, kontinent e më gjerë.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara