Lajmet

​Sekretet e bërthamës së brendshme të Tokës zbulohen nga tërmetet e mëdha

Studimi i ri i botuar në Nature Communications e thotë këtë.

Published

on

Tërmetet teksa lëvizin përmes qendrës së Tokës kanë zbuluar detaje të reja rreth strukturës së bërthamës së brendshme të planetit, sipas një studimi të botuar në Nature Communications këtë javë. Për disa dekada, provat janë shtuar për të sugjeruar se bërthama e brendshme e ngurtë e planetit përbëhet nga shtresa të veçanta por vetitë e tyre kanë mbetur misterioze. Për të kuptuar më mirë strukturën e bërthamës së brendshme, studiuesit përdorën sizmometra të shumtë për të shqyrtuar se si valët sizmike shtrembërohen ndërsa kalojnë përmes bërthamës së Tokës.

“Toka lëkundet pas një tërmeti të madh, dhe jo vetëm për orë të tëra, por me ditë”, thotë bashkautori Hrvoje Tkalçiç, një gjeofizik në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra, Australi.

Për të zbuluar këto lëkundje, studiuesit regjistruan format e valëve afër vendit origjinal të tërmetit. Kjo u mundësoi atyre të shikonin udhëtimet e shumta nëpër qendrën e Tokës.

“Është si një top ping-pongu që kërcen përpara dhe mbrapa”, thotë bashkautori Thanh-Son Pham, një student postdoktor në Universitetin Kombëtar Australian.

Çdo jehonë merr rreth njëzet minuta për të kaluar nga njëra anë e planetit në tjetrën, dhe sizmometrat regjistruan deri në pesë kërcime nga një ngjarje e vetme.

Tërmetet arritën secili një magnitudë më të madhe se gjashtë ballë, por valët u dobësuan në mënyrë progresive ndërsa kalonin nëpër bërthamën e Tokës. Studiuesit përdorën një teknikë të quajtur ‘stacking’, në të cilën ata kombinuan format e valëve nga një ngjarje e vetme për të ndërtuar një pamje më të detajuar.

Gjeofizikani Vernon Cormier në Universitetin e Konektikatit në Storrs thotë se studimi është i rëndësishëm sepse ofron një matje të pjesës më të brendshme të Tokës që ishte shumë e vështirë për t’u arritur. Megjithëse teknika përdoret në mënyrë rutinore për eksplorimin e mineraleve, ajo nuk përdoret zakonisht në gjeofizikë. Zbulimi i fundit do të ndihmojë për të kuptuar se si u formua bërthama e brendshme e ngurtë e Tokës një proces që mendohet të ketë filluar diku midis 600 milionë dhe 1.5 miliard vjet më parë./RTSH

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës

Published

on

By

Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje në të cilën prite të caktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 11:00.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3.   Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
  4.   Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  5.   Pyetjet parlamentare;
  6.   Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

Continue Reading

Të kërkuara