Lajmet
Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, adresim të veçantë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidentes Osmani.
Published
2 years agoon
By
UBT newsNë hapje të edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili fillon punimet nesër (e shtunë) dhe mbahet me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pjesëmarrësve do t`i drejtohet me një adresim të veçantë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidentes Osmani.
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me temë “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”, organizohet për herë të parë në historinë e re të Kosovës dhe përbën një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci.
Fjalimi i Sekretarit Blinken është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme dhe e partneritetit të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve që bazohet mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe prosperitetit.
Ndryshe, Forumi në edicionin e parë të tij do të mbledhë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës, të cilët gjatë dy ditëve do të trajtojnë çështje që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.
Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.
Lajmet
Kurti viziton kompaninë e ujësjellësit “Prishtina”
Published
11 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTnewsKryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”. Pas takimit me kryeshefin ekzekutiv, Arsim Fetahu, është deklaruar vetëm ministrja Rizvanolli dhe Fetahu.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se ndërmarrja ” KRU Prishtina” gjatë tri viteve të fundit ka pasur përmirësime.
“Nga humbja për tre nga katër vitet e fundit, në vitin 2022 ka pasur një fitim prej 300 mijë euro, ndërsa sivjet pritet që fitimi të tejkalojë 600 mijë euro“, tha Rizvanolli.
Pas vizitës këtu, kryeministri Kurti do të vizitojë edhe Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.
Lajmet
Bislimi: Synojmë ndërtimin e një administrate të përgjegjshme dhe transparente
Published
13 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTnewsZëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka paralajmëruar digjitalizimin e 100 shërbimeve të reja gjatë vitit 2025.
Bislimi, në prezantimin e Programin për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative 2025-2028, tha se reforma e administratës publike në Kosovë është hap thelbësor drejt modernizimit dhe përmirësimit të qëndrueshëm ekonomik.
Sipas tij, deri tani janë thjeshtësuar mbi 80 shërbime dhe kjo ka bërë që gjatë këtij viti të kursehen rreth 3.5 milionë euro.
“Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të reja sipas metodologjisë së barrës administrative dhe të njëjtën kohë të punojnë edhe në thjeshtësimin e procedurave administrative të nivelit qendror dhe lokal. Është në finalizim edhe digjitalizimi i shërbimeve që kanë të bëjnë me auto shkollat, arkitektët, inxhinierët, nostrifikimin e diplomave, grante dhe subvencione në kulturë, në bujqësi si dhe për shërbimet që ofrojnë odat e shëndetësisë. Në të njëjtën kohë sistemi i rezidencës tatimore në Administratën Tatimore të Kosovës do të lansohet shumë shpejtë. Analizat dhe kalkulimet vjetore na tregojnë se thjeshtësimi dhe eliminimi i këtyre kërkesave dhe dokumenteve e procedurave në nivelin qendror dhe lokal ka arritur të kursej si qytetarëve ashtu edhe bizneseve diku 3.5 milionë euro”, tha ai.
Ai theksoi se ekzekutivi synon ndërtimin e një administrate të përgjegjshme, transparente dhe që ka aftësi të krijojë mjedis të favorshëm për qytetarët dhe bizneset.
“Reforma e Administratës Publike përbën hap thelbësor drejt modernizimit dhe përmirësimit të qëndrueshëm ekonomik. Ajo çka ne synojmë është ndërtimi i një administrate të përgjegjshme, transparente dhe që ka aftësi të krijojë mjedis të favorshëm si për qytetarët ashtu edhe për bizneset”, shtoi Bislimi.
Miratimin e këtij programi e mirëpriti edhe Johannes Madsen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Janë disa hapa të reformave konkrete për të cilat është zotuar qeveria që t’i përfshijë në digjitalizim dhe me ulë barrën administrative. Është shumë mirë me pa përparimin që është bërë në reformën e administratës publike. Mirëpo ka edhe disa reforma që duhet ndërmarrë dhe këtu ne do përqendrohemi në ditët dhe muajve në vijim”, tha ai.
Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se ulja e barrës administrative do të ofrojë shërbime efikase për qytetarët dhe bizneset.
“Dua të nënvizoj që një pjesë e programit është barra administrative që ulet në komuna. Kjo është tash edhe pjesë e grantit të performacës së komunave. Komunat do të maten në këtë indikator duke filluar nga vitin tjetër. Kjo ka qenë e mundshme falë udhëheqjes së suaj zëvendëskryeministër dhe ekipit tuaj që kanë qenë kyç për arritjen e këtij përparimi”, theksoi Rohde.
Kurse, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, tha se bashkëpunimi ndër vite me qeverinë e Kosovës ka sjell rezultate në uljen e barrës administrative në vend.
“Bashkë kemi punuar tash e tetë vjet për të reduktuar barrën administrative dhe reformuar inspektimet e bizneset. Kjo ndikohet drejtpërdrejtë në uljen e barrës administrative dhe procedurat administrative të lehtësuara”, deklaroi ambasadori zviceran.
Mes tjerash në këtë takim u tha se zvogëlimi i barrës administrative është shumë i rëndësishëm edhe për agjendën e reformës në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
Lajmet
Ndalohen tre persona të dyshuar për përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike
Published
3 hours agoon
December 19, 2024By
UBTNewsProkuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se janë ndalur në kohëzgjatje prej 48 orësh tre persona të dyshuar, për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.
Sipas prokurorisë, dy nga ta shtetas të Sllovakisë ndërsa tjetri shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim në qytetin e Ferizajt.
“Sipas Prokurorisë të njëjtit janë ndaluar për shkak të dyshimit se në një laborator të cilin e kanë ndërtuar në fshatin Sllakoc i Epërm-Komuna e Gjilanit, kanë bërë përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike, andaj, me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarve në këtë rast brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.
Lajmet
Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, po bëhen teste laboratorike
Published
3 hours agoon
December 19, 2024By
UBTNewsAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se është duke e monitoruar situatën pasi Sistemi evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarmin për mandarinat që vinë nga Shqipëria.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë”, njoftoi AUV.
Ky institucion tha se ka shtuar masat e kontrollit dhe do të merren mostra për testim. Në këtë mënyrë, sipas AUV-it, do të përcaktohet nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara.
Ngarkesat, sipas njoftimit, janë ndaluar në pikë-kontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.
“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesor të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjor kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte”, thuhet në njoftim.
Në javët e fundit, disa shtete si Italia, Kroacia e Republika Çeke i kanë kthyer ngarkesat nga Shqipëria në kufi
Kurti viziton kompaninë e ujësjellësit “Prishtina”
Bislimi: Synojmë ndërtimin e një administrate të përgjegjshme dhe transparente
Dëmtimi i frikshëm i Donnarumma-s, humb ndeshjen me Lensin
Vizioni për qytetet e së ardhmes, Rektori Hajrizi prezanton “UBT Smart City” në Konferencën The Future 2030 të Nexus Albania
Kongresi i Tiranës, pararendësi i kuvendeve kundër copëtimit të Shqipërisë
Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe
Putin thotë se Rusia është afër “qëllimit parësor” në Ukrainë
Ndalohen tre persona të dyshuar për përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike
Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, po bëhen teste laboratorike
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman