Lajmet

​Scholz: Të përshpejtohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Scholz tha se është koha që të tejkalohen konfliktet rajonale.

Published

on

Ka nisur punimet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlin, ku kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Derisa kërkoi përshpejtim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Scholz tha se është koha që të tejkalohen konfliktet rajonale, në mënyrë që normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të jap rezultatet e veta.

“Ju, gjashtë vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot. Është koha për të tejkaluar konfliktet rajonale që ju ndajnë e ju mbajnë të përçarë në rrugëtimin evropian. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet në mënyrë që të prodhojë rezultate”, tha ai.

Kancelari gjerman më tej ka shtuar se Procesi i Berlinit ka për qëllim të përshpejtojë integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit. Ai tha se qytetarët e Ballkanit mund të llogarisin te Gjermania dhe ky proces për mbështetje.

“Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxis ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do t’i mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektet nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup. Kjo ju përafron me standardet evropiane”, tha kancelari gjerman.

Lajmet

Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe: Bëhuni pjesë e institucioneve të Kosovës

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, po i vazhdon takimet me partitë politike të Kosovës edhe këtë javë.

Siç njofton Ambasada, Prattipati ka zhvilluar një diskutim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilëve ua ka theksuar se “pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës”.

Në njoftim u tha se E Ngarkuara me Punë gjithashtu theksoi rëndësinë e komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij për të marrë pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës.

Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, citohet të ketë thënë E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

Continue Reading

Lajmet

MKRS lëvizë për Lojërat Mesdhetare, sot bën marrëveshje me KOK për financim dhe organizim

Published

on

By

Sot në ora 15:00, do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Sipas njoftimit, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në kabinetin e ministrit.

Memorandumi i bashkëpunimit nënshkruhet për financimin e Komitetit Olimpik të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve operacionale për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive me rëndësi historike për vendin tone”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Lajmet

​Apeli e refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Published

on

By

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për lirim të përkohshëm. Ata kishin bërë kërkesë për të hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, rrëzimi i tre apeleve u bë më 13 gusht.

Në anën tjetër, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është pjesë e katërshes së UÇK-së që po gjykohen për krime të pretenduara të luftës, nuk ka bërë fare kërkesë për lirim. Ai po përballet edhe me një tjetër aktakuzë, atë për tentim pengim të drejtësisë.

Më 13 maj 2025, gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët i refuzoi kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023, por ata ndodhen në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ai që njihet si gjyqi i madh në Hagë – procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është drejt fundit. Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj, ndërkaq dëshmitarët e mbrojtjes pritet të dëgjohen nga mesi i shtatorit.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Pejë, humb jetën një 60-vjeçar

Published

on

Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen “Dardania”.

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen ‘Dardania’. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, bëri të ditur Gashi.

Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara