Lajmet

​Scholz: Marrëveshjet Kosovë-Serbi duhet të zbatohen

Scholz i bëri këto komente në hapje të Samitit të Berlinit.

Published

on

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se përshkallëzimet e situatës në veri të Kosovës kanë treguar sa e rëndësishme është bashkëpunimi në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, derisa duhet të përfundojnë më në fund zbatimi i marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE.

Scholz i bëri këto komente në hapje të Samitit të Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë. Ai tha se Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë, jo vetëm të çlirohet potenciali i plotë i bashkëpunimit rajonal por edhe për të [përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, lufta në Ukrainë ka treguar se sa e rëndësishme është që Evropa të flas me një zë.

“Edhe krizat e theksuara këtu në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antoganizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vazhduar për shumë gjatë që ju kanë mbajtur dhe ju mbajnë juve në vend numri. Pra këto përshkallëzime në veri të Kosovës kanë treguar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE, dhe jam shumë i kënaqur që për herë të parë që ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është një sinjal i fort dhe thekson pronësinë që ka rajoni në këtë proces dhe ne duhet ta përdorim këtë rast për t’u përqendruar tek objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe ky është integrimi brenda për brenda rajonit dhe ecuria e mëtejshme në rrugëtimin drejt BE-së”, tha ai.

Ai shtoi se ndikimi i marrëveshjeve të vitit të kaluar tanimë është konkret sepse qytetarët mund të kalojnë vetëm me letërnjoftim apo edhe të studiojnë në vend tjetër në rajon.

Lajmet

Sot nafta 1.64 euro, benzina 1.39 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë: Nafta (dizel): 1.64 euro për litër Benzina: 1.39 euro për litër; Gasi: 0.87 euro për litër.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet në treg, mund të adresohen në emailin zyrtar të departamentit të konsumatorit ose përmes numrit të telefonit pa pagesë.

Këto çmime po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, kryesisht si pasojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme nga konflikti mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara