Lajmet

​Schalin: Finlanda do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Sipas tij, NATO ka një politikë të dyerve të hapura.

Published

on

Shefi i Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Johan Schalin ka folur për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu ai ka thënë se vendi i tij do të përkushtohet në të ardhmen që ta përkrah Kosovën në procesin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

“Unë mendoj se çdo vend merr vendimet e veta për sigurinë e tij, kështu që është e vështirë të japësh këshilla. Tani për tani, ne jemi shumë të fokusuar në rrugën tonë drejt NATO-s. E vërej që jemi ulur në Kosovë, gjatë kësaj interviste dhe Kosova nuk është anëtare e NATO-s, kurse shumë vende fqinje të saj janë”, ka thënë Schalin për Geopost.

Ai më tej ka theksuar se NATO ka një politikë të dyerve të hapura.

“Nëse Finlanda hyn para Kosovës në NATO, do të angazhohemi për të njëjtën politikë të dyerve të hapura siç ka vendosur NATO kolektivisht. Mendoj se në një moment në të ardhmen mund të jetë një zgjedhje që Kosova mund ta bëjë”, ka përfunduar kreu i Ambasadës së Finlandës në Prishtinë.

Lajmet

​PSG fiton Superkupën e Evropës në dramën e madhe kundër Tottenham

Published

on

Skuadra franceze PSG ka fituar Superkupën UEFA pasi në finale ka mposhtur Tottenham në Udine pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2 dhe ishin penalltitë ato që vendosën fituesin.

Parisienët siguruan pjesëmarrjen e tyre me një fitore të lartë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, dhe Tottenham me një fitore minimale 1:0 në finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester United.

Kjo ishte paraqitja e parë për ekipin anglez dhe e dyta për francezët. PSG në finalen e vitit 1996 pati pësuar debakël nga Juventus me rezultatin e përgjithshëm 9:2 në dy ndeshje.

Totteham shënoi brenda 9 minutave dy herë -Micky van de Ven në minutën e 39-të dhe Cristian Romero në minutën e 48-të.

Megjithatë, Tottenham nuk arriti të qëndrojë. Parisienët u rikthyen duke ulur fillimisht epërsinë e Tottenham me golin e Kang-In Lee pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, ndërsa Gonçalo Ramos barazoi në minutën e katërt të kohës shtesë.

Solanke shënoi i pari nga penalltitë për Tottenham, Vitinha i PSG-së dështoi, Bentacur ngriti epërsinë në 2:0.

Gonçalo Ramos u tregua i pagabueshëm për penalltinë e dytë të parisienëve. Portieri i PSG-së Chevalier mbrojti goditjen Micky van de Ven.

Në goditjen e radhës Dembele u tregua preciz për 2:2. Tottenham humbi penalltinë e radhës pasi Tel goditi jashtë portës.

Kang-In Lee shënoi për epërsinë e PSG-së prej 3:2, ndërsa Porro barazoi për 3:3. Mendes shënoi për epilogun 4:3.

Continue Reading

Aktualitet

Lufta e heshtur demografike në Luginë: 200 adresa të pasivizuara brenda 7 muajve të këtij viti

Published

on

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka ngritur sërish alarmin për pasivizimin e adresave në komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar këtë proces si “racizëm” dhe “spastrim të pastër etnik”.

Lutfiu ka bërë të ditur se më 4 gusht 2025 kishte kërkuar nga stacionet policore në Preshevë dhe Bujanoc të dhëna për numrin e adresave të pasivizuara nga janari deri në korrik të këtij viti. Sipas përgjigjes zyrtare që ka marrë më 13 gusht, në këtë periudhë në Komunën e Preshevës janë pasivizuar 174 adresa, ndërsa në Komunën e Bujanocit 26 adresa.

“Dyshoj se të dhënat për Komunën e Bujanocit janë të sakta, ndaj jam në pritje të një përgjigjeje tjetër për ta vërtetuar. Por, sidoqoftë, brenda 7 muajve, në këto dy komuna me shumicë shqiptare janë pasivizuar gjithsej 200 adresa”, ka deklaruar Lutfiu, në rrjetin e tij social në Facebook.

Lutfiu e ka quajtur këtë një proces të qëllimshëm për zbraktjen e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga politika shqiptare:

“U bëj thirrje të gjithë akterëve politikë shqiptarë që të mblidhen për t’u koordinuar dhe për të bashkëvepruar”.

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës prej vitesh është denoncuar si një formë presioni administrativ, i cili, sipas përfaqësuesve shqiptarë, ka pasoja të drejtpërdrejta në uljen e numrit të banorëve dhe humbjen e të drejtave civile e politike.

Continue Reading

Lajmet

KQZ-ja sot e mban mbledhjen e radhës, në rend të ditës certifikimi i partisë së Ramiz Lladrovcit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës për mbledhje që do të fillojë në ora 14:00 është edhe shqyrtimin i rekomandimeve për certifikimin e disa subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në mesin e këtyre subjekteve politike që ka aplikuar për certifikim është edhe subjekti ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’.

 

Continue Reading

Lajmet

Deri në dy orë e gjysmë pritje në Merdar

Published

on

By

Deri në dy orë e gjysmë janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rreth orës 8:30, njoftohet se pritjet më të gjata janë në Merdar.

Për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë pritjet janë deri në një orë. E nëpërmjet Mutivodës janë 30 minuta.

Continue Reading

Të kërkuara