Lajmet

​SBAShK-u kërkon nga administratorët që të marrin pjesë në provim të maturës shtetërore

SBAShK-u njoftojnë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjnë aktivitete gjatë kohës sa zgjatë greva.

Published

on

SBAShK-u iu apelon anëtarëve që të marrin pjesë në komisione dhe administrim të provimit të maturës shtetërore.

Përmes një komunikate për media SBAShK-u ka kërkuar që ditën e shtunë me datën 27.08.2022 kur është paraparë mbajtja e provimit të maturës shtetërore, mësimdhënësit të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara nga MAShTI.

Këshilli Grevist i SBASHK-ut vendosi që t’ju sugjerojë të gjithë anëtarëve të SBAShK-ut të cilët janë caktuar për pjesëmarrje në monitorim të procesit të provimit të maturës shtetërore ,që të marrin pjesë.

Njëkohësisht njoftojnë opinionin dhe anëtarësinë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjnë aktivitete gjatë kohës sa zgjatë greva.

Komunikata e plotë:

Pas një takimi që mbajti Këshilli qendror grevist i SBAShK-ut në të cilin takim ishte prezent edhe kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj në cilësinë e kryetarit të këshillit grevist të BSPK-së, Ali Gashi kryetar i SPAK, në cilësinë e nënkryetarit të këshillit grevist të BSPK-së dhe Vjollca Shala, nënkryetare e SBAShK-ut me kryetarin e Kolegjiumit të drejtorëve arsimor të Asociacionit të komunave të Kosovës, Samir Shahini, i cili në emër të kolegëve, drejtorë të DKA-ve paraqiti kërkesën për një mirëkuptim që ditën e shtunë me datën 27.08.2022 ashtu siç është e paraparë mbajtja e provimit të maturës shtetërore, që SBAShK-u të iu sugjeroj mësimdhënësve që të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara nga MAShTI.

Këshilli Grevist i SBAShK-ut bashkërisht edhe me kryetarin e SBASHK-ut falënderuan z.Samir Shahini për bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke pas parasysh se ky bashkëpunim duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen si dhe duke pas për bazë edhe interesin e nxënësve maturant dhe pas konsultimeve edhe me kolegët sindikalist nga tereni, vendosi që të iu sugjeron të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut të cilët janë të caktuar për pjesëmarrje në monitorim të procesit të provimit të maturës shtetërore që të marrin pjesë duke e njoftuar opinionin e gjerë dhe anëtarësinë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjmë aktivitete gjatë kohës sa zgjatë greva.

Prishtinë, 24.08.2022

Këshilli grevist i SBAShK-ut:

Reshit Kushaj

Hanife Salihu

Luljeta Boshnjaku

Lajmet

UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.

Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.

Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.

Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU

Continue Reading

Lajmet

Zejnulla Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, premton forcim të sundimit të ligjit

Published

on

Zejnulla Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit.

Pas marrjes së detyrës, Gashi tha se do të jetë kryeprokuror i të gjithë qytetarëve dhe se puna do të fokusohet në bashkëpunim dhe profesionalizëm.

“Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh Gashi.

Ai u dekretua një ditë më parë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit ka funksionuar me ushtrues detyre që nga viti 2023, pasi presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn në këtë pozitë, duke përmendur shkelje të pretenduara në procesin e përzgjedhjes./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa bisedon me Lea Ypin për librin “Free” në podcastin Service95 Book Club

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar episodin e plotë të podcastit Service95 Book Club, ku zhvillon një bisedë me autoren dhe akademiken shqiptare Lea Ypi për librin e saj të vlerësuar ndërkombëtarisht “Free”, i cili është përzgjedhur si leximi i muajit korrik.

Duke prezantuar librin, Dua Lipa kujtoi se Lea Ypi ishte vetëm 11 vjeçe kur ra komunizmi në Shqipëri dhe se në fëmijëri ajo e kishte parë figurën e liderëve të regjimit përmes këndvështrimit të një fëmije, me një besim të plotë ndaj sistemit të kohës.

Libri “Free” sjell historinë e një Shqipërie të izoluar politikisht, përmes kujtimeve të Ypit nga fëmijëria dhe periudha e tranzicionit pas rënies së komunizmit. Në rrëfim përfshihen edhe momente simbolike të jetës së përditshme, si historia e një kanaçeje Coca-Cola, e cila në atë kohë shihej si një simbol i rrallë i Perëndimit.

Megjithatë, vepra nuk fokusohet vetëm në kujtimet e fëmijërisë, por edhe në sfidat që solli periudha e pas-komunizmit: mbylljen e fabrikave, humbjen e vendeve të punës, ndarjet familjare dhe trazirat shoqërore të tranzicionit.

Gjatë bisedës në podcast, Dua Lipa dhe Lea Ypi trajtojnë tema si historitë familjare të pathëna, mbikëqyrja shtetërore, protestat, ndryshimet politike dhe ndikimi i sistemeve shoqërore në jetën e njerëzve.

“Free më zbuloi gjëra për një vend që e njoh dhe e dua shumë. Historia është kaq e afërt, por përvoja e jetuar ka ndryshuar kaq shumë brenda vetëm një brezi”, ka shkruar Dua Lipa.

Përzgjedhja e librit “Free” në Service95 Book Club ka rikthyer vëmendjen ndërkombëtare te një rrëfim shqiptar që përmes historisë personale ngre një pyetje universale: çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i lirë?/A.K/

Continue Reading

Lajmet

United Hospital sjell standardet moderne të kirurgjisë evropiane, Prof. Dr. Ymer Durmishi ofron trajtime të avancuara me metoda minimale invazive

Published

on

Prishtinë – United Hospital po vazhdon të konsolidohet si një nga qendrat spitalore më moderne në Kosovë, duke ofruar shërbime të avancuara në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, abdominale dhe proktologjisë, në përputhje me standardet më të larta evropiane.Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Abdominale në United Hospital funksionon me një ekip multidisiplinar, ku çdo ndërhyrje kryhet në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e anesteziologjisë dhe personelin profesional, duke garantuar siguri maksimale dhe kujdes të personalizuar për secilin pacient.

Në krye të këtij departamenti është Prof. Dr. Sci. Ymer Durmishi, një kirurg me përvojë të gjerë ndërkombëtare, i cili ka ndërtuar karrierën e tij profesionale në disa prej institucioneve më prestigjioze shëndetësore në Evropë. Si Konsulent i Kirurgjisë (Chef de Clinique) në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG) në Zvicër, ai ka realizuar specializime në kirurgjinë abdominale, torakale, transplantim, mikrokirurgji dhe proktologji, duke sjellë në Kosovë përvojën dhe praktikat më bashkëkohore të mjekësisë zvicerane.

Një nga shërbimet që po zgjon interes të madh te pacientët është trajtimi modern i hemoroideve. Në United Hospital, pacientëve u ofrohen zgjidhje profesionale dhe definitive përmes teknikave kirurgjikale të avancuara, të cilat mundësojnë trajtim të sigurt, rikuperim më të shpejtë dhe rezultat afatgjatë.

Spitali aplikon gjithashtu metodat më të fundit minimale invazive (laparoskopike), të cilat sipas Prof. Dr. Durmishit përdoren në rreth 70 për qind të ndërhyrjeve kirurgjikale. Këto procedura realizohen përmes prerjeve shumë të vogla, duke reduktuar dhimbjet pas operacionit, shenjat kirurgjikale dhe kohën e qëndrimit në spital.

Falë kësaj teknologjie moderne, pacientët mobilizohen menjëherë pas ndërhyrjes dhe rikthehen shumë më shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme, duke shmangur periudhat e gjata të rikuperimit.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Abdominale në United Hospital funksionon me një ekip multidisiplinar, ku çdo ndërhyrje kryhet në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e anesteziologjisë dhe personelin profesional, duke garantuar siguri maksimale dhe kujdes të personalizuar për secilin pacient.

Me infrastrukturë moderne, teknologji bashkëkohore dhe staf me përvojë ndërkombëtare, United Hospital synon t’u ofrojë pacientëve në Kosovë shërbime shëndetësore të nivelit evropian, duke sjellë më afër trajtimet që deri dje kërkonin udhëtim jashtë vendit.

Për informata dhe caktimin e termineve, pacientët mund të kontaktojnë United Hospital në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ndërsa spitali ndodhet në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë./rajonipress/

Continue Reading

Të kërkuara