Lajmet

​Rusia pretendon se e ka penguar ofensivën ukrainase në Donjeck

Për këtë, nuk ka pasur asnjë koment nga Kievi dhe pretendimi i Rusisë nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Published

on

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se e ka penguar një ofensivë masive ukrainase në Donjeck, derisa ka pretenduar se i ka vrarë 250 trupa ushtarake ukrainase, dhe se ka shkatërruar automjete të blinduara.

Për këtë, nuk ka pasur asnjë koment nga Kievi dhe pretendimi i Rusisë nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, shkruan BBC.

Në video – për të cilën Rusia ka thënë se shpërfaq betejën – shihet një betejë lufte me shumë pajisje luftarake të përfshira nga flakët.

Për kundërofensivën ukrainase flitet shumë në muajt e fundit, dhe Kievi ka thënë se nuk do të japë paralajmërim për nisje të saj.

Videoja e asaj që Rusia thotë se beteja duket se tregon automjete ushtarake që janë nën zjarr të fortë në fusha.

Një kundërofensivë ukrainase është pritur gjatë, por Kievi thotë se nuk do të paralajmërojë paraprakisht për fillimin e saj.

Dhe është e paqartë nëse sulmet e supozuara tregojnë se shtytja e re për të rimarrë tokën ukrainase nga forcat ruse ka filluar seriozisht.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina kishte nisur “ofensivën në shkallë të gjerë” në rajonin e Donetsk të dielën duke përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh.

Ai pretendoi se ukrainasit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen ruse në atë që Kievi e shihte si pjesën më të cenueshme të vijës së frontit, por se “nuk i arriti detyrat e veta, nuk pati sukses”.

Moska pretendoi se Ukraina kishte humbur 250 trupa si dhe 16 tanke.

Kundërofensiva e Ukrainës ‘gati për të filluar’

Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar kundër spekulimeve publike mbi ofensivën, duke thënë se ajo mund të ndihmojë armikun.

“Planet e duan heshtjen. Nuk do të ketë njoftim për fillimin,” tha Ministria e Mbrojtjes në një video të postuar në Telegram të dielën.

Pamjet shfaqnin trupa të maskuar dhe të armatosur mirë që mbanin gishtat në buzët e tyre.

Shumë është në rrezik sepse qeveria në Kiev duhet t’i tregojë popullit të Ukrainës – dhe aleatëve perëndimorë – se mund të thyejë linjat ruse, t’i japë fund bllokimit efektiv ushtarak dhe të rimarrë një pjesë të territorit të saj sovran.

Të hënën në mëngjes, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, tha se trupat po “lëviznin përpara” drejt Bakhmutit dhe kishin shkatërruar një pozicion rus pranë qytetit.

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Të kërkuara