Lajmet

​“Rruga e mërgatës”, Kurti: Dëshmi se edhe këtu mund të bëhet mirë

Sipas tij, rruga ka filluar të rregullohet e zgjerohet.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti theksoi se shumë shpejt kur bashkatdhetarët të kalojnë nga Merdarja në Prishtinë, do shohin se edhe në Kosovë mund të bëhet mirë, drejt, e njësoj. Rruga e mërgatës, siç e quajti ai, ka filluar të rregullohet e zgjerohet, për të siguruar që koha në vendlindje do të jetë e këndshme. Kështu u shpreh ai në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ku shtoi se rikthimi në atdhe shënon moment të veçantë për të gjithë.

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar bashkatdhetarët për përkushtimin e tyre në ruajtjen e traditave dhe rolin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, social e politik.

“Si çdo herë kur çel vera, Kosova pret me krahë të hapur, me zemrën plot dhe me mall të madh më të dashurit tanë që gjenden larg nesh. Të dashur mërgimtarë, mirë se vini në shtëpinë tuaj. Rikthimi juaj në atdhe, në shtëpitë tuaja në Kosovë shënon një moment të veçantë për të gjithë ne, pasi shpreh lidhjen e përjetshme e cila tejkalon kufijtë dhe kohën. Edhe këtë vit të përjetojmë së bashku bukuritë e natyrës dhe trashëgimisë sonë kulturore. Le t’i lidhim gjeneratat e reja me tokën e tyre e le të mësojmë prej më të moshuarve. Në gjuhën tonë qëndrojnë mrekullisht dy fjalë për vendlindjen: mëmëdheu dhe atdheu, toka e nënës dhe e babait. Prandaj edhe lidhja juaj me Kosovën është më e thellë”, tha Kurti.

Teksa u uroi mirëseardhje qytetarëve nga Kosova, Kurti tha se “le të jetë kjo verë një kohë e bashkimit tonë”.

“Ecja jonë e shpejt drejt zhvillimit dhe forcimit të vendit është më e lehtë, kur në mendjen tonë e dimë që kemi mbështetjen tuaj. Prandaj kontributi juaj ndihet në gjithë sektorët e vendit dhe ne u jemi pafundësisht falënderues për angazhimin dhe rolin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin e vendit”, shtoi Kurti.

Shefi i ekzekutivit theksoi se në javën në vijim, Ministria e Punëve Jashtme dhe Diasporës, përmes platformës “Shijo Kosovën” do të përcjellë të gjitha udhëzimet dhe informatat që ndërlidhen me aktivitetet verore.

“Siç mund ta dini, kemi filluar rregullimin, zgjerimin dhe shtrimin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Kjo nuk është rrugë vetëm për qytetarët e Llapit, por kjo në të vërtetë është rruga e mërgatës. Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se edhe këtu mund të bëhet mirë, e drejt, njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni. Për të siguruar që koha juaj në vendlindje do të jetë vërtetë e këndshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hartuar një listë të gjatë të aktiviteteve të dedikuara veçanërisht për ju. Duke përfshirë fushën e sportit, kulturën dhe ndërlidhjen e gjeneratave të reja me vendin e tyre, përmes kampeve verore, eksperiencave kulturore, artistike dhe natyrore”, vijoi Kurti.

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara