Lajmet

​Rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

26 prej tyre kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), ndërsa 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë).

Published

on

Në Klinikën e Psikiatrisë në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.

Siç bëhet e ditur, 26 prej tyre kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), ndërsa 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë).

Si pasojë e varësisë në polisusbstanca (substanca të shumta psikoaktive) kanë kërkuar ndihmë 25 persona dhe në varësi të alkoolit kanë qenë 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.

Sipas kësaj klinike, është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18-vjeçare e lart.

Ndërsa ka edhe raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim në këtë Klinikë Psikiatrike.

Lajmet

​Atalanta e Gjimshitit zgjat agoninë e Fiorentinës

Published

on

Futbollistët e Atalantës mposhtën Fiorentinën me rezultat 2:0, në xhiron e 13-të të Serie A, ku ndeshja u dominua nga skuadra vendase, e cila tregoi edhe një herë dëshpërimin që Fiorentina ka ofruar këtë sezon.

Skuadra e Berat Gjimshitit kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Kossounou, me një asistim nga De Ketelaere.

Në pjesën e dytë pamë një tjetër gol, përsëri në portën e “Viola”, dhe shënuesi i golit të dytë për ekipin vendas ishte Lookman në minutën e 51-të.

Atalanta është e 11-ta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Fiorentina e parafundit me vetëm gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Këtë të hënë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjithashtu, do të fryjë erë me shpejtësi nga 7 deri 20 km/h./S.K./KP/

Continue Reading

Lajmet

Greva e Trafikut Urban vazhdon edhe sot

Published

on

Transporti publik dhe privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe sot pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Kryesindikalisti Elmi Gashi konfirmoi se protesta do të rifillojë nga ora 10:00 deri në 12:00, duke bllokuar aksin nga ndërtesa e Qeverisë deri te Komuna e Prishtinës.

Gashi shtoi se demonstratat nuk do të ndalen derisa fondet të kalojnë në llogaritë e ndërmarrjes dhe operatorëve privatë. Bllokimi i buxhetit ka shkaktuar krizë të thellë në transportin publik.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS

Published

on

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS-it në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

E themeluar në vitin 1988, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishte dita e parë shëndetësore globale.
Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James W. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë.

Ata kishin ndarë idenë e tyre për ditën e HIV/AIDS-it meJonathan Mann (drejtor i Programit Global të HIV/AIDS-it), i cili e kishte miratuar idenë dhe rekomandoi respektimin e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it më 1 dhjetor të vitit 1988.

Kombet e Bashkuara kanë ngritur një Program të Përbashkët për HIV/AIDS-in, i njohur si UNAIDS. Programi filloi veprimtarinë në vitin 1996 duke promovuar në mbarë botën aktivitete të lidhura me HIV/AIDS-in.
Në vitet e para, temat e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishin fokusuar vetëm te fëmijët dhe të rinjtë.

Nga viti 1998 e deri më sot, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet nën slogane të ndryshme.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it simbolizohet nga fjongoja e kuqe, simboli global i solidaritetit me njerëzit HIV pozitiv dhe ata që jetojnë me AIDS.

Ideja për krijimin e një simboli global në luftën kundër HIV/AIDS-it lindi në fillim të vitit 1991 në Nju Jork. Ky është një simbol për solidaritet dhe tolerancë për njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS dhe që shpesh diskriminohen nga publiku.

Në Evropë simboli i fjongos së kuqe përkoi fillimisht me të Hënën e Pashkëve të vitit 1992, kur më shumë se 100.000 fjongo të kuqe u shpërndanë gjatë koncertit për ndërgjegjësim të Freddie Mercury në stadiumin “Wembley” të Londrës. Po këtë ditë u themelua Fjongoja e Kuqe Internacionale në Londër.

Fjongoja e kuqe bashkon njerëzit në luftën e përbashkët ndaj kësaj sëmundjeje./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara