Lajmet

​Rritet eksporti dhe importi i mallrave

Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 16.5%.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti, të cilat tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 43.1% në muajin shtator 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 351.3 milionë eurosh, krahasuar me deficitin 245.5 milionë eurosh në vitin 2020. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 16.5%.

“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2021 kishte vlerën 69.3 milion euro, ndërsa importi 420.6 milion euro, që është një rritje prej 66.2% për eksport dhe 46.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 29.4% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 24.4% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9% e përbëjnë produktet bimore; 7.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.9% e përbëjnë produktet minerale; 3.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 13.1% e përbëjnë produktet minerale; 12.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 6.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.3 milion Euro, ose rreth 28.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 40.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.6%), Italia (5.8%), Holanda (2.4%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 158.0 milion Euro, ose 37.6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 34.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.4%), Greqia (4.2%), Sllovenia (4.0%), Italia (3.9%), etj. Në muajin shtator 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 23.4 milion Euro, ose 33.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (14.2%), Maqedonia e Veriut (10.8%), Serbia (4.8%), dhe Mali i Zi (3.0%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shtator 2021 arritën në 78.8 milion Euro, ose 18.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.2%), Serbia (6.0%), dhe Maqedonia e Veriut (5.0%)”, thuhet në njofitm.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 26.5 milion ëuro, ose 38.2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA me 19.2% dhe Zvicra me 6.6%.

“Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 183.8 milion Euro, ose 43.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.0%) dhe SHBA (10.9%)”, thuhet në njoftim.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara