

Lajmet
RrGK u bën thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese
Published
5 years agoon
By
Betim GashiRrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë thirrje që ky proces zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.
RrGK ka theksuar se qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program të partive politike, mirëpo në vend të kësaj sipas RrGK-së po vërehet një gjuhe kërcënuese dhe seksiste.
Sipas kësaj organizate, kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar.
“RrGK bën thirrje që ky proces zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale. Le të kujtojmë se po kalojmë një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe organizimin e zgjedhjeve në këtë periudhë, andaj edhe kjo situatë do të duhej të shihet nga partitë si përgjegjësi dhe obligim shtesë. RrGK, ashtu sikurse përgjatë viteve të kaluara, me punë dhe aktivizëm përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në jetën shoqërore, prandaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK kërkon përgjegjësi publike për çdo veprim, i cili ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave në Kosovë, e rrjedhimisht të gjithë shoqërisë”, thuhet në reagim.
Rajoni
Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion
Published
6 seconds agoon
October 20, 2025By
UBTnews
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.
Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme gjatë një prononcimi për mediet akuzoi gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjokën, e cila është gjyqtarja paraprake e dosjes për të cilën akuzohet. Sipas Berishës, Gjoka mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
Berisha tha se Gjoka vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, pasi sipas tij nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.
“Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë, Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.
“Dhe jo vetëm ai, mbrohet nga KLGJ-ja, mbrohet nga prokurori i përgjithshëm, paçka se gjithçka e akuzon këtë kriminele për fshehje të veprave të saj penale”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate të paktën që në hyrje në fuqi të ligjit për dekriminalizimin”.
Sipas Berishës, kreu i SPAK “bëhet bashkautor në një krim të shëmtuar ku është shkelur Kushtetuta dhe ligjet e vendit”.
Kreu i PD-së theksoi se “çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm”.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”./D.B/KP
Lajmet
Carragher: Salah nuk duhet të jetë titullar në çdo ndeshje
Published
26 minutes agoon
October 20, 2025By
UBT News
Forma e dobët e Mohamed Salah ka ngritur shqetësime te Liverpooli sepse legjenda e klubit, Jamie Carragher, tha se egjiptiani nuk duhet të jetë automatikisht titullar në ndeshjet jashtë fushe, pas humbjes 2-1 ndaj Manchester United në Anfield.
Salah, 33 vjeç, nuk ka shënuar asnjë gol (pa penallti) në shtatë ndeshje dhe humbi një rast të artë në derbin me United.
“Ai duhet të luajë në Anfield, por jashtë fushe nuk është më i domosdoshëm. Me formën që ka, ndoshta duhet të pushojë,” tha Carragher.
Liverpooli ka pësuar katër humbje radhazi, tre në Premier League dhe një në Ligën e Kampionëve pavarësisht investimit prej 446 milionë paundësh në merkato.
Carragher shtoi se trajneri Arne Slot duhet ta ndërtojë skuadrën rreth Alexander Isak dhe Florian Wirtz.
“Ata janë e ardhmja, kanë moshë dhe potencial, ndryshe nga Salah,” përfundoi ai.
Liverpooli renditet i katërti në Premier League me 15 pikë, katër më pak se lideri Arsenal./S.K/KP/Sky Sports/
Lajmet
Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit
Published
1 hour agoon
October 20, 2025By
UBT News
Kryeministri në detyrë, njëherësh i mandatuari tanimë për qeverinë e re, Albin Kurti do të udhëtojë për në Londër ku do të përfaqësojë Kosovën në samitin e Procesit të Berlinit që zhvillohet më 22 tetor.
Procesi i Berlinit synon të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes politike, ekonomike dhe teknike nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Gjermania.
Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar mandatin përmes së cilit ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Sipas presidentes ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të mandative në Kuvend nga rezultat e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.
“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim”, thuhet në njoftimin e Presidentes. Mandatimi i Kurtit për formimin e qeverisë së re u mundësua vetëm një ditë pas Parlamenti i Kosovës përfundoi një proces të stërzgjatur të konstituimit me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit Nenad Rashiq nga radhët e komunitetit serb. Rashiq nuk është nga lista Srpska, ndonëse kjo e fundit pretendon që nënkryetari i kuvendit u zgjodh jashtëligjshëm dhe se i takon asaj ky post, sepse është grupi më i madh parlamentar me nëntë deputetë nga radhët e komunitetit serb.”
Pavarësisht se kanë kaluar shumë muaj Kosova vazhdon të jetë me qeveri në detyrë.
Kuvendi i Kosovës u konstituua me shumë vështirësi, derisa Lista Serbe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të komunitetit serb e çoi edhe një herë në Kushtetuese.
Kjo u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese të cilët thanë se kanë pranuar tanimë ankesën e Listës Serbe e cila do të trajtohet në vazhdim. Kurse ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur mbi krijimin e qeverisë së re.
Në konferencën për media, ai tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori./S.K/EO/
Lajmet
Kosova në qendër të basketbollit evropian, Dushku: Po ndërtojmë të ardhmen e basketbollit
Published
2 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, ka vlerësuar lart vizitën e zyrtarëve më të lartë të basketbollit evropian në Kosovë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të besimit që FIBA Evropa ka ndaj punës dhe përkushtimit të FBK-së në zhvillimin e sportit të koshit në vend.
Krerët e FIBA Evropës qëndruan në Kosovë për eventin e FIBA U14 Get Together dhe FIBA Europe Youth Cimmision Meeting, me atë se vlerësuan lartë punën e FBK-s që po bën në zhvillimin e basketbollit, sidomos me gjeneratat e reja.
“Për Federatën e Basketbollit të Kosovës këto dy evente ndahen ne dy pjesë: e para është diplomacia sportive, ardhja e presidentit të FIBA Evropës Jorge Garbajosa brenda dy apo tre muajve për herën e dytë do të thotë shumë edhe së bashku me sekretarin e përgjithshëm apo drejtorin ekzekutiv të FIBA Evropës Kamil Novak tregon që ata me të vërtetë e vlerësojnë punën që e bënë Federata e Basketbollit të Kosovës edhe dëshmia më e mirë e krejt kësaj është fakti që kur kemi aplikuar pr herë të parë për këto dy organizime, pra për FIBA U14 Get Together dhe FIBA Europe Youth Cimmision Meeting, të dy këto shkojnë bashkë, atëherë ata pa hezitim bordi i FIBA Evropës e ka miratuar kërkesën tonë pa hezitim”, theksoi Dushku.
Dushku foli edhe për drejtimin që federata do të ndjekë në vitet e ardhshme, duke theksuar se përparësi do të ketë puna me grupmoshat e reja dhe zhvillimi i talenteve.
“Për ne është shumë e qartë, në strategjinë e re 2026/30 të cilën jemi duke e finalizuar me FIBA Botën është shumë e qartë që fokusi do të jetë në zhvillimin e gjeneratave të reja, identifikimin e talentëve dhe këtë normalisht që do ta bëjmë së bashku me ekspertët e FIBA-s, këta që janë këtu në këtë event por edhe të tjerët që do të na bashkohen gjatë rrugëtimit. Unë si sekretare e përgjithshme këto ditë jam shumë e emocionuar sepse t’i sjellim këto dy evente në Kosovë është një arritje shumë e madhe”, tha më tutje Dushku.
Sekretarja e përgjithshme e FBK-së e ka cilësuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si partner strategjik në rrugëtimin zhvillimor të basketbollit kosovar, duke theksuar se mbështetja institucionale është thelbësore për realizimin e planit strategjik të ardhshëm.
Në fund, Dushku theksoi se përmes organizimit të eventeve për grupmoshat e reja, federata po përgatitet për qëllimin madhor- sjelljen e një turneu të madh ndërkombëtar në Kosovë në të ardhmen e afërt.
“Është e rëndësishme që të gjitha këto organizime që jemi duke i bërë të gjeneratave të reja është ideja për të fituar eksperiencë dhe për ta arritur qëllimin kryesor që është organizimi i një grupi, çoftë te meshkuj, çoftë te femrat. Kështu që besoj fuqishëm që pasi të fillojmë puna për ndërtimin e infrastrukturës ose modernizimin e infrastrukturës për Lojërat Mesdhetare, është shumë e qartë se deri në vitin 2030 do ta kemi një palestër të madhe edhe disa palestra të rregulluara kështu që Qipro çfarë ka treguar këtë verë duke organizuar një grup shumë të madh me shtete shumë të mëdha, ata kanë treguar se me një organizim të tillë edhe me një mobilizim të shtetit, federatës dhe qeverisë lokale atëherë gjithçka është e mundur”, tha në fund Dushku./S.K/KP/

Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

Kina akuzon SHBA-në për sulm kibernetik

Carragher: Salah nuk duhet të jetë titullar në çdo ndeshje

A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?

Parashqevi Simaku ndan mesazhin emocionues për djalin e saj, Luke

Pse në Spanjë ndalohet adoptimi i maceve të zeza deri pas Halloween-it?

Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit

Kosova në qendër të basketbollit evropian, Dushku: Po ndërtojmë të ardhmen e basketbollit

Ashton Kutcher: Pamja ime më ka penguar në karrierë!
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën