Aktualitet

​Rrezarta Pllana caktohet koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran

Pllana do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike.

Published

on

Komisioni Ekzekutiv për Fondin Sovran në takimin e tretë me radhë ka diskutuar mbi funksionalizimin e grupit punues përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran.

Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Kosovës, në këtë takim u miratua vendimi për emërimin e Rrezarta Pllanës, koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.

Pllana do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.

Në takim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo e Industrisë Rozeta Hajdari, ministri i Financave Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Mjedisit Hysen Durmishi.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulm dhe kanosje ndaj katër zyrtarëve në Qendrën Korrektuese në Pejë

Published

on

By

Një incident ka ndodhur dje në Pejë, ku janë sulmuar katër persona zyrtarë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18.05.2026 rreth orës 09:47, brenda qendrës korrektuese. Një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë dhe i ka kanosur ata.

Si pasojë e sulmit, të katër zyrtarët kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Prishtinë dhe Malishevë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Një person tjetër ne Malishevë ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër të familjes, duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa policia po e heton rastin.

Continue Reading

Sport

Neymar përfshihet në listën e Brazilit për Botërorin 2026

Published

on

By

Carlo Ancelotti ka komentuar vendimin e tij për të përfshirë Neymarin në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026

Rikthimi i Neymarit në Kombëtaren e Brazilit ka qenë një nga temat më të diskutuara në futbollin brazilian gjatë ditëve të fundit.

Pas një periudhe të gjatë të mbushur me lëndime dhe mungesa në fushë, sulmuesi veteran ka fituar sërish besimin e stafit teknik të “Seleçaos” në prag të turneut më të madh të futbollit botëror.

Sulmuesi 34-vjeçar i Santos është rikthyer në kombëtare për herë të parë që nga viti 2023, pasi kaloi një periudhë të gjatë të shoqëruar me probleme fizike dhe lëndime.

“Neymar do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në Kupën e Botës. Gjatë gjithë vitit kemi analizuar gjendjen e tij dhe kemi vërejtur se në periudhën e fundit ka treguar vazhdimësi në paraqitje dhe ka qenë në formë të mirë fizike”, deklaroi Ancelotti gjatë konferencës për media.

Përfshirja e Neymarit konsiderohet si një ndër vendimet më të rëndësishme të trajnerit italian në prag të turneut, me Brazilin që synon rikthimin te titulli botëror në vitin 2026.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një 31-vjeçar në Prishtinë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës është raportuar për zhdukjen e një personi të moshës 31-vjeçare, i cili është larguar në drejtim të panjohur të hënën pasdite në Prishtinë.

Rasti është denoncuar në polici nga babai i tij. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjari, ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai kishte ndaluar automjetin për të kryer një blerje, duke e lënë djalin brenda në makinë.

Ankuesi ka specifikuar para autoriteteve se 31-vjeçari është me aftësi të kufizuara mendore. Gjatë kohës që babai ndodhej jashtë mjetit, i riu ka dalë nga automjeti dhe nuk është kthyer më.

Njësitë policore menjëherë kanë nisur hetimet për rastin dhe po punojnë intenzivisht për lokalizimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

 

Continue Reading

Të kërkuara