Kronikë e zezë

​Rrahu bashkëshorten, arrestohet burri

Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Published

on

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar mbrëmë një person, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se deri tek dhuna ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin magjistrale Ferizaj –Prishtinë, në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.M (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet XH.M ( F/K) i moshës 33 vjeçare”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Vendi

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” për kanosje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:20, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, ku i dyshuari, dyshohet se ka kanosur një tjetër burrë.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me leje dhe 45 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Continue Reading

Vendi

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar se në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua.

Sipas raportit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve

Published

on

Pesë persona janë arrestuar në Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit të policisë, pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve janë të mitur, të cilët dyshohet se përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale të tilla.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dy laptopë dhe tre telefona celularë si prova materiale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara