Lajmet

​Rizvanolli pret gjashtë kompani të mëdha amerikane të investojnë në Kosovë

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, të Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), të Bankës Amerikane për Eksport-Import, të Shoqatës së Biznesit Amerikë – Evropë Qendrore, si dhe përfaqësues të gjashtë kompanive të mëdha amerikane të sektorit të energjisë.

Ministria e Ekonominë njofton se gjatë takimit, përfaqësuesja Speciale për Partneritete Botërore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dorothy McAuliffe është shprehur se siguria e energjisë si dhe siguria kombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, do të thotë siguri e energjisë dhe siguri kombëtare edhe për Shtetet e Bashkuara.

Rizvanolli ka shtuar që ky partneritet tash është më i rëndësishëm se kurrë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ministrja Rizvanolli u ka prezantuar të pranishmëve projektet që Qeveria është duke i zhvilluar, si dhe mundësitë për investim në sektor të energjisë në Kosovë, dhe i ka siguruar të ftuarit që Kosova është e gatshme të luajë rol udhëheqës në rajon drejt sigurisë dhe tranzicionit energjetik. Kjo për të mundësuar diversifikimin dhe pavarësimin e sektorit në rajon nga burimet fosile të Rusisë, si dhe për të shtruar rrugën drejt energjisë së pastër”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se kompanitë amerikane, përfshirë Honeyëell, GE Poëer, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Ëethington International kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e Kosovës për zhvillim të sektorit të energjisë. Përfaqësuesit e kompanive kanë prezantuar punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor.

Ndërkaq në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të USAID-it, si dhe të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit.

Bota

Erdogan thotë se Putin dhe Zelensky “nuk janë ende gati” për takim ballë për ballë mbi luftën

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se ka diskutuar mundësitë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me, Vladimir Putin, gjatë takimit në Kinë, si dhe me, Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike. Megjithatë, sipas tij, palët “nuk janë ende gati” për një takim në nivel liderësh.

Erdogan foli me gazetarët në bordin e aeroplanit të tij duke u kthyer nga Kina, ku u takua me Putinin dhe më pas tha se e telefonoi Zelenskyn-n. Ai tha se bisedimet në muajt e fundit midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Stamboll treguan se rruga drejt paqes mbetet e hapur.

Turqia favorizon “ngritjen graduale të nivelit të negociatave” për të shndërruar shpresat për paqe në rezultate konkrete, tha ai, duke shtuar se çdo iniciativë në fund të fundit do të duhet të trajtohet në nivelin e udhëheqësve, megjithëse kushtet nuk ishin ende të vendosura, raporton Reuters.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka mbajtur kanale të hapura si me Moskën ashtu edhe me Kievin që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022 dhe është përpjekur të ndërmjetësojë midis tyre./D.B/EO/CNN

Continue Reading

Lajmet

​Kushtetuesja po shqyrton ankesën e Listës Serbe, thotë s’është përmendur “Kuvendi i Prishtinës”

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Lista Serbe në ankesën e saj për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit, nuk e ka përdorur termin “Kuvendi i Prishtinës”, siç e kishte cekur në njoftimin publik vetë kjo parti.

Lista Serbe një postim në rrjetet sociale kishte njoftuar të shtunën se ka bërë ankesë në Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, nga radhët e komunitetit serbë gjatë seancës konstituive.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, ndërsa tash zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula ka konfirmuar se gjykata ka pranuar këtë kërkesë me 30 gusht dhe se po merret me ankesën e Listës Serbe.

Kërkesa e parashtruar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, më 30 gusht 2025, është duke u proceduar nga Gjykata. Në kërkesën e parashtruar nuk figuron askund termi ‘Kuvendi i Prishtinës”, tha ai.

Kryeparlamentari Dimal Basha në seancën që ka nis zgjedhja e nënkryetarëve nga komuniteti serb, ka ndarë procesin e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.

Këtë procedurë Lista Serbe e pati quajtur si kundër ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Megjithatë, nëntë deputetët e kësaj partie nuk kanë marrë shumicën e votave në Kuvend për t’u zgjedhur nënkryetar.

Votat nuk i mori as deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, që nuk i takon këtij grupi.

Pavarësisht dështimit për të zgjedhur një nënkryetar serb, Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendin./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Tre nga viktimat e aksidentit të rëndë në Luksemburg bëhet e ditur se janë kosovarë

Published

on

Tre kosovarë janë në mesin e pesë viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në Luksemburg, ku familjarët kanë njoftuar dhe kanë publikuar fotografitë e tre të vdekurve. Bëhet fjalë për E.K, U.B dhe U.B.

Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur dje në ora 17:00.

“Me dhimbeje te thellë ju njoftoje se dje rreth orës 17:00 ne Luxembourg Acidentalish humben jet 3 Engjullit Uka dhe Ujkani nipat e mi dhe djali i Tezakut Edonik Kastrati Allah ju shprblefte me Xhehnet e Motres tim Zoti ja letoft dhimbej dhe Dhondrrit Bajramit e Tezakt tim Zijas ju kujtojme per jet 3 Engjit e mi”, ka shkruar familjari.

 

Continue Reading

Lajmet

​Jasper Ostlund emërohet trajner i Kosovës në hendboll

Published

on

Suedezi Jasper Ostlund do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në Hendboll duke e pasuar trajnerin e deritanishëm, Bujar Qerimi.

Presidenti i Federatës së Hendbollit, Edi Kolgeci tha në konferencë për media se ky është një moment shumë i rëndësishëm për hendbollin kosovar pasi që është hera e parë që në krye të këtij sporti vendoset një trajner i huaj, derisa u shpreh i bindur Ostlund do të sjellë energji të re në fushë si dhe rezultate pozitive.

Ndërsa, Ostlund theksoi se e ka pranuar me krenari dhe nder ofertën për ta drejtuar Kosovën.

Për dy vitet e ardhshme, ai tha se do të jetë sfiduese që Kosova ta krijojë një skuadër kompetitive që synon qartësisht kualifikim në kompeticione të mëdha të hendbollit si Kampionati Evropian apo Botëror.

Bashkë me Ostlund, pjesë e stafit të trajnerëve është angazhuar edhe Jasmin Zhuta nga Suedia.

/S.K/KP

Continue Reading

Të kërkuara