Kulturë

​Rita ndezi Eurovisionin, dhjetë vendet që shkuan në finale

Ora është shqiptarja e dytë që merr pjesë në Eurovision këtë vit.

Published

on

Plotë energji dhe me një performancë të jashtëzakonshme, këngëtarja Rita Ora ngriti peshë publikun në M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023. Ora është shqiptarja e dytë që merr pjesë në Eurovision këtë vit pas këngëtares që do të përfaqësojë Shqipërinë më 11 maj, Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Si gjithmonë këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka arritur të elektrizojë publikun me hitet dhe pamjen e saj të mrekullueshme. Ajo solli me vete koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të këngëve hit dhe publiku nuk mund të ndalonte së kërcyeri.

Kjo ishte gjysmëfinalja e parë e Eurovision nga dy të tilla dhe mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në Liverpool.

Po ashtu, janë shpallur edhe dhjetë finalistët nga kjo gjysmëfinale të cilët tashmë garojnë për çmimin e madh.

Vendet që kaluan në finale ishin: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë e cila do të mbahet më 11 maj dhe mund të kalojë garën në finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut. 

Magazinë

Çorapja e ndotur e Michael Jacksonit shitet në ankand për një shifër të çmendur

Published

on

Një çorape e veshur nga Michael Jackson gjatë koncertit të tij në vitin 1997 në Nisë është shitur në ankand në Nîmes për 6,200 euro – më shumë se dyfishi i vlerës së saj të vlerësuar prej 3,000-4,000 eurosh. Ofertat filluan nga 2,500 euro.

Çorapja, e mbuluar me kristale të vogla, u mor nga një teknik zëri pas shfaqjes më 27 qershor 1997. Ankandi u zhvillua në Hôtel des Ventes de Nîmes, megjithëse blerësi mbetet anonim.

Sendet e Jacksonit kanë qenë prej kohësh të shtrenjta. Xhaketa e tij ikonike Thriller u shit për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011, ndërsa doreza e tij prej kristali Swarovski u shit për 350,000 dollarë në vitin 2009.

Edhe këpucët e përdorura gjatë provës së tij të parë të ecjes ‘moonwalk’ u shitën për 75,000 dollarë.

Edhe një herë, trashëgimia e Jacksonit dëshmon se është e përjetshme – edhe një çorape e vetme mund të bëhet një pjesë e historisë së muzikës.

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla për nënat e reja që mëngjesi të jetë më pak stresues

Published

on

Për nënat e reja mëngjesi është mjaft stresues.

Rreth ¼ e nënave të anketuara e shohin mëngjesin dhe vrapin për të çuar fëmijët në shkollë më stresuese se vizita nga prindërit ose të afërmit në mbrëmje.

Ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë duke qenë se askush nuk ka nevojë të ndjehet i dështuar si prind.

Këshilla kryesore është të filloni përgatitjet një natë më parë. Ju mund të reduktoni ndjeshëm kaosin në mëngjes duke filluar me përgatitjen e disa gjërave si p.sh: të bëni drekën, të të bëni gati çantat e fëmijëve, të nxirrni dhe të bëni gati rrobat e fëmijëve. Kjo duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme të secilit.

Për nënat ndihmon gjithashtu të shkojnë për të fjetur me kokën më të lehtë nga problemet, duke menduar të paktën që mund ta marrin shtruar të nesërmen.

Gjëja e dytë, që duhet bërë është të ngrihesh më herët se të tjerët për të bërë kafen, mëngjesin.

Continue Reading

Magazinë

Filmi “Heldin” me aktorin shqiptar Ridvan Murati bëhet pjesë e platformës Netflix

Published

on

Një tjetër sukses i kinematografisë evropiane që përfshin talent shqiptar tashmë është pjesë e gjigantit të transmetimit online, Netflix.

Filmi “Heldin” (titulli në anglisht: Late Shift), ku rolin e njërit prej personazheve e luan aktori i njohur shqiptar Ridvan Murati, është bërë zyrtarisht pjesë e katalogut të kësaj platforme. Ridvan Murati, një emër i njohur i skenës teatrore dhe kinematografisë në Zvicër, sjell në këtë projekt tjetër interpretim të fuqishëm, duke përforcuar praninë dhe ndikimin e aktorëve shqiptarë në produksionet ndërkombëtare me peshë.

Filmi është dramë intensive e 2025, me regji të Petra Volpe, dhe përqendrohet në personazhin Floria, një infermiere kirurgjie në një spital zviceran, e cila përballet me sfida gjatë një ndërrimi të vonë.

Teksa ndihmon një nënë në gjendje kritike, një paciente të moshuar e pacient privat kërkues, një gabim i rëndë kërcënon t’i rrëzojë të gjithë përpjekjet e saj.

“Heldin” është bashkëprodhim mes Zvicrës dhe Gjermanisë dhe pati premierën botërore në seksionin Berlinale Special Gala të edicionit të 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, më 17 shkurt 2025. Pas premierës, filmi u lansua edhe në kinematë zvicerane më 27 shkurt.

Për Ridvan Murati, i cili jeton e vepron prej vitesh në Zvicër, përfshirja në projekt të tillë ndërkombëtar, është dëshmi e vlerësimit të talentit në kinemanë europiane. Ai vazhdon të përfaqësojë me dinjitet artistët shqiptarë në skenën ndërkombëtare dhe t’u japë zë rrëfimeve me dimension njerëzor dhe emocional.

Për publikun shqiptar, prania e “Heldin” në Netflix është mundësi për të parë një prodhim cilësor, që sjell në vëmendje jo vetëm sfidat e sistemit shëndetësor, por fuqinë e individit për të përballuar situata të jashtëzakonshme — dhe këtë herë, me një emër shqiptar në kastin e tij.

 

Continue Reading

Kulturë

Promovohet vepra monumentale “Mapping Ethnic Albania”

Published

on

U promovua vepra monumentale “Mapping Ethnic Albania”, të autorit dhe diplomatit të shquar, Bejtullah Destani.

Ky libër përmbledh mbi 200 harta historike të trojeve shqiptare dhe dokumente të rralla nga arkivat më të mëdha evropiane, duke dokumentuar rrënjët tona.

Një botim i rëndësishëm që sjell në fokus hartëzimin historik, etnik dhe gjeopolitik të trojeve shqiptare ndër shekuj.

Libri paraqet një përmbledhje të pasur me harta, dokumente historike dhe analiza shkencore që dëshmojnë për shtrirjen e popullsisë shqiptare në hapësirat ballkanike, duke sfiduar shpeshherë narrativat zyrtare dhe historitë e manipuluara.

Continue Reading

Të kërkuara