Lajmet

​Rezultatet paraprake në Shqipëri, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3

Published

on

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave ka përfunduar tërësisht për subjektet zgjedhore, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur në 4 mijë e 922 qendra votimit nga 5 mijë e 199 në total në gjithë vendin.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, Partia Demokratike 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Ndërsa kandidatët e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Numërimi ka përfunduar për subjektet që garuan në zgjedhje në të gjithë vendin, përveç Tiranës dhe Durrësit ku kanë mbetur për t’u numëruar edhe 13 qendra votimi.

“Ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët të pavarur për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat dhe Vlorë. Për dy qarqet e tjera Tiranë dhe Durrës procesi ka përfunduar në 11 qendra numërimi dhe është ende në total për 13 tjera, ose në total janë 270 qendra votimi”, vijoi Komisioneri Celibashi.

Të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit e shfrytëzuan 1 milion e 551 mijë e 921 votues ose 45.72%.

Partia Socialiste konfirmohet si forcë e parë politike në Shqipëri me 48.7% të votave ose 74 deputetë, e pasuar nga Partia Demokratike me 39.4% të votave ose 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.85% të votave të vlefshme ose 4 mandate, si dhe Partia Socialdemokrate me 2.24% ose 3 mandate.

“PSD ka marrë 2.24% të votave ose 3 mandate, Partia Balli Kombëtar ka marrë 0.13% ose 0 mandate, Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 0.30% votave ose 0 mandate, Partia Bindja Demokratike 0.53% ose 0 mandate, Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët 0.09% ose 0 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6.85% të votave të vlefshme 4 mandate, Partia Nisma Thurje ka marrë 0.64% të votave 0 mandate, Partia Lëvizja e Re 0.24% të votave të vlefshme 0 mandate, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim koalicioni ka marrë 39.4% të votave baras me 59 mandate, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.20% të votave dhe 0 mandate, Partia Lëvizja Për Ndryshim 0.45% të votave dhe 0 mandate dhe Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 48.7% të votave dhe 74 mandate”, deklaroi Celibashi.

Kandidatët e pavarur të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje si Boiken Abazi, Iliaz Shehi, Kreshnik Merxhani nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

“Kandidatët e mbështetur nga zgjedhësit: Boiken Abazi, 0.17% ose 0 mandate. Votat e mbështetësve nga zgjedhësit nuk janë vota në rang vendi, por në qarqet ku ata kanë kandiduar. Elton Debreshi 0.04% të votave dhe 0 mandate, Iliaz Shehi 0.03% të votave dhe 0 mandate, Kreshnik Merxhani 0.01% të votave, nuk ka marrë mandat, Pal Shkambi 0.01% të votave dhe nuk ka marrë mandat”, vijoi Celibashi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, më 28 prill në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në orën 9:00.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara