Sport

​Reja: Dua katër pikë në dy ndeshjet e radhës, Xhaka e ka refuzuar ftesën dhe nuk e thërras më

Shqipëria është e dyta në grupin I me 12 pikë.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka folur para mediave në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Hungarisë në udhëtim dhe Polonisë si vendas.

Që në hyrje të konferencës Reja bëri të ditur mungesën e dyshes Laçi dhe Abrashi për të cilët tha se janë dy lojtarë shumë të rëndësishme por që ka në skuadër emra që mund të bëjnë mirë dhe forma fizike e skuadrës është shumë e mirë.

“Janë dy mungesa të rëndësishme Laçi dhe Abrashi. Janë dy lojtar që kanë cilësi, kanë dhe dinamizëm, lojtarë që kanë goxha peshë në lojën e skuadrës sonë, por kemi një grup të madh lojtarësh tashmë, duhet t’i modifikojmë përpara këtyre ndeshjeve që janë të rëndësishme. Dua të theksojë që për mua ka rëndësi që të jemi mirë fizikisht, pra kondicioni i duhur fizik është pjesa kryesore para këtyre dy sfidave”, tha fillimisht Reja.

Më tutje trajneri italian ka bërë thirrje që për një angazhim maksimal në këto dy ndeshje pasi, sipas tij, në të kundërtën skuadra do të largohej nga objektivi për të qenë pjese e play-offi-t të Botërorit.

“Do të luajmë më Hungarinë dhe me Poloninë, dy ndeshje shumë të forta për të cilat është e tepër të flasim tashmë, por për mua është e rëndësishme që ekipi ynë po rritet ndeshje pas ndeshje, jemi skuadër kompetitive. Duhet të kemi parasysh që një humbje do të na largonte nga ëndrra që kemi , pra për të shpresuar deri në fund për të arritur ne play-off-in e botërorit. Sigurisht është e detyrueshme që të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme”, theksoi Reja.

Fitoren ndaj Polonisë Reja e sheh si të obligueshme për kombëtaren kuq e zi derisa ka thënë se do të ishte ideale që nga këto dy sfida të merren katër pikë.

“Me Poloninë duhet medoemos të fitojmë, është rivali ynë direkt në grup kështu që nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Megjithatë nuk më pëlqen të bëjë llogari të tilla para ndeshjeve. Dua që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Tani kemi Hungarinë, një sfidë shumë deçizive dhe më pas Poloninë. Në rastin më të keq duhet të paktën të marrim tri pikë në ndeshjen me Poloninë për të ruajtur pozicionin që kemi dhe për të shpresuar në fund pasi një humbje do të na komprometonte shumë ndaj Hungarisë Ideale për mua do të ishte katër pikë në këto dy ndeshje”, deklaroi Reja.

Në fund Reja ka bërë të ditur i ka bërë ftesë mesfushorit Taulant Xhaka për këto ndeshje, por që ai e ka refuzuar pa dhënë ndonjë arsye dhe tashmë ka vendosur që të mos i bëhen ftesa të tjera lojtarit.

“Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë por mund të them që ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë çoftë edhe vitin e kaluar por ka disa probleme fizike. E kam ftuar edhe së fundmi por ai nuk është përgjigjur pozitivisht kështu që është e kotë që unë të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgojë ftesa për faktin se nuk po vjen. Nëse nuk do, ka vendosur të fokusohet te klubi, është vendimi i tij, nuk na e ka thënë”, bëri të ditur Reja.

Shqipëria është e dyta në grupin I me 12 pikë, katër më pak se Anglia në vendin e parë dhe dy më shumë se Polonia në vendin e tretë.

Sport

Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në Futboll

Published

on

By

Sot fillon zyrtarisht edicioni i ri i Superligës së Kosovës 2026/27, përballja do të jetë mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas të cilët do të hapin kampionatin.

Drenicasit do t’i presin gjilanasit në sfidën që do të filloj nga ora 16;30, kjo do të jetë ndeshja e parë dhe e vetme që do të zhvillohet sot.

Më pas java e parë do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën.  /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Dominim i plotë i Dritës: Përmbushjes së objektivit evropian i mbetet vetëm edhe një hap

Published

on

By

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka siguruar me sukses kalimin në fazën play-off të UEFA Conference League, pasi mposhti thellë me rezultat 5:0 ekipin nga San Marino, Tre Fiori, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me këtë triumf bindës dhe me rezultatin e përgjithshëm 9:1 nga të dyja ndeshjet, gjilanasit bëjnë një tjetër hap të madh drejt përsëritjes së suksesit për kualifikim në fazën e ligës. Në raundin e ardhshëm play-off, Drita do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, një kundërshtar që e ka mposhtur edhe në edicionin 2020/21.

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet u dominua tërësisht nga vendasit që nga minuta e parë, ku pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3:0 falë dy golave të mesfushorit francez Kemehlo Nguena dhe një penalltie të realizuar nga Arb Manaj.

Me të nisur pjesa e dytë, zëvendësuesi Mike Arthur çoi shifrat në 4:0, ndërsa sulmuesi Arb Manaj vulosi fitoren e thellë me golin e tij të dytë personal në minutën e 60-të. Kjo sfidë shënoi edhe rikthimin fitues në stol të trajnerit Ardian Nuhiu, i cili u shpreh i kënaqur me karakterin e ekipit, por nëgjiroman theksoi se fokusi i menjëhershëm i skuadrës do të jetë ndeshja e së dielës në Superligë kundër Llapit, përpara se të mendojnë për përballjen evropiane ndaj ekipit nga Andorra. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara