Sport

​Real Madridi zhvillon kamp stërvitor në Kosovë në bashkëpunim me KB Prishtinën

Published

on

Klubi spanjoll i basketbollit Real Madridi do të zhvillojë një kamp stërvitor në Kosovë në bashkëpunim më klubin e basketbollit Prishtina.

Kampi do të mbahet nga data 30 gusht deri më 10 shtator 2021 dhe do të targetojë grupmoshat e reja 6 deri 18 vjeç.

Me këtë rast kryetari i KB Prishtinës, Burim Maraj tha se ky kamp do të shërbejë për të krijuar kushte dhe programe profesionale për të gjitha grupmoshat e reja përmes ekspertëve vendor dhe të huaj. Ai shtoi se me akademinë e Real Madridit synohet që të thellohet bashkëpunimi edhe në tutje në të ardhmen.

“Kemi bërë një punë të pandërprerë të sigurojmë që fëmijëve tanë tu jepet mundësia të përjetojnë disa ditë në kampin e udhëhequr me program te klubit më të trofeshëm evropian, Real Madrid. Kjo mundësi, e para në histori të klubit dhe basketbollit në përgjithësi nuk do të ishte e mundur pa organizatën STE në krye me Robin Krasniqin….Klubi Sigal Prishtina synon që nga ky vit të ketë në fokus të shtuar edhe gjenerata e reja. Synimi ynë është të krijojmë kushte dhe programe profesionale për të gjitha grupmoshat e reja përmes ekspertave të huaj dhe vendor”, tha Maraj.

Maraj me tutje shtoi se ky kamp do të mbikëqyret edhe nga drejtuesit e Klubit të Basketbollit Prishtina si trajneri dhe drejtori sportiv.

“Organizimi i programit udhëhiqet nga klinika e Real Madridit përmes trajnerëve të klubit Real Madrid. Programi është këtë herë një ja.vor por që besoj fuqishëm që ky bashkëpunim do të thellohet dhe do të vazhdojë edhe më tutje në formate edhe më të mëdha me mundësi te reja për avancimit e basketbollit të fëmijëve tanë. I tërë procesi i kampit do mbikëqyret nga trajneri ynë i ekipes së parë z. Nazur, drejtori i klubit Edmond Azemi si dhe trajneri ynë vendor…Andi Rashica”, theksoi Maraj.

Ndërsa Erjona Musliu, përfaqësuese e Mix Sport, dha më shumë detaje rreth zhvillimit të kampit ku zbuloi se kampi fillon më 30 gusht dhe zgjatë deri më 30 qershor ndërsa do të përfshihen grupmoshat nga 6 deri në 18 vjeçar.

Musliu: Në kamp do të përfshihen grupmoshat nga 6 deri në 18 vjeçar ndërsa kampi fillon nga data 30 gusht deri më 30 shtator.

“Arsyeja pse jemi mbledhur sot në këtë konferencë për shtyp është që të paraqesim para jush një mundësi shumë të mirë për talentët e basketbollit por mbi të gjitha për të gjithë të interesuarit që kanë dashuri për sportin e basketbollit, fjala është për kampin stërvitor që organizohet nga akademia Real Madrid. Veçantia e këtij kampi është se do të marrin pjesë trajner profesionist nga akademia e Real Madridit të cilët do të shoqërohen edhe me trajnerë vendor në mënyrë që t’i shkëmbejnë idetë dhe përvoja mbi pjesëmarrësit. Kampi fillon më 30 gusht dhe përfundon më 10 shtator, regjistrimi për të interesuarit fillon nga sot, më datë 11 gusht….Do të jenë gjithesejt katër sesione. Grumposhat janë prej moshës gjashtë deri në moshën 18 ku do të ndahen 6-8, 9-12,13-16 dhe 17-18 vjeçare. Numri i të regjistruarve është i limituar”, tha në fund.

Ndryshe, një kamp të ngjajshëm stërvitor Real Madridi e ka zhvilluar në Kosovë para disa javësh edhe me grupmoshat e reja në sportin e futbollit në kampin stërvitor në Hajvali.

Sport

Përballje vendimtare në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Në kuadër të Grupit 1, vëmendja kryesore është te dueli mes Italisë dhe Francës, që zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “San Siro”. Ndërkohë, Belgjika përballet me Turqinë nga ora 18:00.

Franca kryeson grupin me 10 pikë, tri më shumë se Italia, ndërsa Belgjika renditet e treta me gjashtë pikë. Turqia mban pozitën e fundit pa pikë të grumbulluara.

Francezët mund ta sigurojnë vendin e parë në grup dhe kualifikimin në çerekfinale me një fitore ndaj Italisë. Megjithatë, Franca do të kualifikohej edhe në rast barazimi, ose nëse Belgjika nuk arrin ta mposhtë Turqinë. Edhe Italia ka ende mundësi për të avancuar, por për këtë i nevojitet fitorja ndaj Francës dhe humbja e Belgjikës.

Interesante pritet të jetë edhe gara në Grupin 3, ku Anglia pret Kroacinë në “Wembley”. Në përballjen e parë mes tyre, anglezët kishin triumfuar me rezultat të thellë 7:0.

Anglia renditet e dyta me nëntë pikë, gjashtë më shumë se Kroacia, që zë pozitën e tretë. Në krye të grupit është Spanja me 12 pikë, e cila në këtë xhiro luan në udhëtim ndaj Çekisë, skuadër që ende nuk ka arritur të marrë pikë.

Të dyja ndeshjet e Grupit 3 zhvillohen nga ora 20:45.

Spanja tashmë e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Anglisë i mjafton të shmangë humbjen ndaj Kroacisë për të siguruar gjithashtu një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të garës.

D.L

Continue Reading

Sport

A do të jetë kjo nata e Trepçës në Greqi?

Published

on

By

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar në kuadër të FIBA Europe Cup, Trepça synon të rikthehet te rezultatet pozitive, këtë herë në një përballje të vështirë në transfertë ndaj Promitheas Patras.

Skuadra mitrovicase udhëton drejt Patrës së Greqisë me synimin për të reaguar në parket dhe për të kërkuar fitoren e radhës në garat evropiane.

Tashmë mbetet të shihet nëse Trepça do të arrijë të përmbysë situatën dhe të rikthehet me rezultat pozitiv nga Greqia!

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara