Lajmet

Gjithçka që duhet të dini për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve 2021/22

Published

on

Sezoni i ri tashmë është duke filluar në të gjitha ligat kryesore evropiane dhe në këtë rrugë vëmendja shkon edhe te gara më prestigjoze evropiane, Liga e Kampionëve.

Fazat e kualifikimit janë ende në vazhdim, por tashmë janë të njohura shumica e ekipeve që do të garojnë në fazën e grupeve dhe në cilat vazo bëjnë pjesë ato.

Derisa ka ende disa detaje për t’u plotësuar, tashmë ka një strukturë nga e cila mund të mësojmë rrjedhën e kësaj gare.

E veçanta e kësaj gare në këtë edicion është sepse do të marrin pjesë pesë skuadra nga La Liga për shkak se Villareali e fitoi Ligën e Evropës.

Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Manchester City, Atletico Madridi, Bayern Munich, Interi, Lille, Sporting.

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Sevilla, Juventus, Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester United, Borussia Dortmund.

Vazo 3: Ajax, Leipzig, Atalanta, FC Porto, Zenit.

Vazo 4: AC Milan, Wolfsburg.

Pra, vazo tre dhe katër do të plotësohen nga kualifikimet që janë ende duke u zhvilluar.

Faza e grupeve do të zhvillohet ndërmjet datave 7 shtator dhe 8 dhjetor.

Faza 1/16 nga 15 shkurt deri më 16 mars

Faza çerekfinale 5 prill – 13 prill

Gjysmëfinalet 26 prill – 4 maj

Finalja e madhe do të zhvillohet më 28 maj 2022 në Shën Peterzburg.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara