Aktualitet

​Rama në OKB: Lufta e Rusisë në Ukrainë paraqet kërcënim për mbarë botën

Nga 1 qershori, për një muaj, Shqipëria do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot fjalim në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, pasi Shqipëria mori për herë të parë Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Deklarata e mbajtur përpara kryesimit të mbledhjes së parë, u fokusua kryesisht te lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj.

Ky është vetëm fillimi i Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe menjëherë sjellim tashmë për diskutim në Këshill një çështje të rëndësisë së lartë, llogaridhënien. Pas pak minutash do të kem nderin dhe kënaqësinë të kryesoj në emër të Presidencës shqiptare një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtarë. Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare dhe i Kartës së OKB-së, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbështetja e sistemit të OKB dhe i veprimit shumëpalësh janë në zemër të politikës së jashtme shqiptare e po kështu janë përparësitë kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë kryeministri Rama.

Kryeministri Rama tha se pasojat shkatërrimtare të luftës në Ukrainë ka shkaktuar edhe pasiguri ushqimore që mund të çojnë në një uri të pashembullt, duke bërë nevojën për një llogaridhënie më efektive, një çështje kyçe për Kombet e Bashkuara dhe vendet e saj anëtare.

Lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida e kërcënime të shumëfishta për mbarë botën, e ka përforcuar edhe më tej këtë nevojë. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, për shkeljet masive, përshi llogaridhënien e individëve në kuadër të së drejtës penale, është kyçe për të rivendosur besimin e publikut tek drejtësia dhe tek institucionet e sigurisë përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive të bashkësisë ndërkombëtare për të zmbrapsur aktet e agresionit dhe se objektivat e sotme në debat janë të trefishta.

Së pari, të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtete dhe ato që veprojnë për llogari të tyre për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Së dyti, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies jo vetëm në nivel shtetëror, por po kështu në atë rajonal dhe ndërkombëtar. Së treti, ta orientojmë vëmendjen te viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare është thelbësore për të vënë në vend të drejtat dhe dinjitetin e viktimave dhe të afërmve të tyre. Është po kështu kritike për të çuar më përpara paqen dhe pajtimin”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se autorët e krimeve nuk mund të lihen të lirë, andaj është e rëndësishme që të punojmë së bashku në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e objektivat e Kombeve të Bashkuara siç sanksionohen në kartën e OKB-së.

Llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, pajtimin dhe rritjen e sigurisë për të ndërtuar demokracinë në nivel lokal, rajonal, global e për ta mbrojtur dhe për të nxitur të drejtat e njeriut kudo. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ta bëjmë botën gjithnjë e më të vogël për shkelësit duke përdorur mjetet dhe mekanizmat e llogaridhënies përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori”, ka thënë Rama.

Nga 1 qershori, për një muaj, Shqipëria do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo është hera e parë që vendi merr një rol të tillë në këtë organizatë ndërkombëtare, pasi që u përzgjodh që të jetë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë vit.

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për veprën penale -Hetim mbi vdekjen për një shtetas të huaj i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje.

Sipas raportit të policisë viktima ishte i hospitalizuar nga 9 marsi 2026 në QKUK.

Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sllovakia në ankth para Kosovës

Published

on

By

Ballafaqimi i kësaj të enjteje mes Kosovës dhe Sllovakisë po merr vëmendje të madhe nga mediat në Sllovaki, të cilat po e konsiderojnë këtë përballje si tejet të vështirë dhe një “pagëzim me zjarr”.

Sipas analizave të fundit në shtypin sllovak, kjo është një ndeshje ku luhet gjithçka: ose do të shuhet shpresa për kampionatin veror të futbollit, ose ajo do të jetë gjallë edhe për pesë ditë të tjera deri në finalen e madhe kundër fituesit të çiftit Turqi – Rumani.

Të besuarit e Francesco Calzonas nuk konsiderohen favoritë para kësaj faze vendimtare të kualifikimeve, megjithëse në favor të tyre flet fusha vendase që ua caktoi shorti.

Pengesa e parë, Kosova, vlerësohet si jashtëzakonisht e vështirë pasi futbollistët nga Ballkani shënuan rezultate të jashtëzakonshme në grup, përfshirë fitoren në Suedi, ndaj nuk kanë asnjë arsye të ndihen si autsajderë në Bratislavë, shkruan gazeta sllovake Pravda.

Mediat sllovake theksojnë se Kosova do të jetë veçanërisht e fortë në sulm, duke pasur në përbërje dy emra të mëdhenj nga ligat kryesore si Vedat Muriqin e Mallorcës, golashënuesin e dytë më të mirë në La Liga, dhe Fisnik Asllanin, për të cilin po interesohen klube si Barcelona e Chelsea.

Ndërkohë që cilësia në sulm anon nga Kosova, Sllovakia shpresat i mban te mbrojtja e udhëhequr nga Milan Škriniar, nëse ky i fundit rikuperohet në kohë. Me një rekord prej vetëm gjashtë golash të shënuar në gjashtë ndeshje, formacioni i Calzonas do të kërkojë forcën te mbrojtja e organizuar dhe shfrytëzimi efikas i rasteve, duke tentuar të përsërisë sukseset historike si ai i vitit 2010.

Për Kosovën ky mbetet momenti më i rëndësishëm sportiv që nga pavarësia në vitin 2008, dhe duke qenë se skuadrat nuk janë ndeshur kurrë më parë, gjithçka mbetet e hapur deri në sekondën e fundit, ku nuk përjashtohet as mundësia e shtesave apo goditjes së penalltive.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohet i mituri pasi therë me thikë një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ë raportin e saj 24 orësh ka njoftuar së ka arrestuar një të mitur në Prishtinë pasi i njëjti ka therë me thikë një person tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në raport rasti është klasifikuar si – lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi kontroll apo posedim  i pa autorizuar i armës

Continue Reading

Të kërkuara