Lajmet

​Rama: E mbështesim plotësisht Kosovën në kërkesën e saj për njohje

Kryeministri i Shqipërisë, ka folur para gazetarëve derisa po qëndron në Slloveni në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk duhet humbur kohë dhe energji por duhet ulur për të zgjidhur problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se e mbështet plotësisht Kosovën në kërkesën e saj për njohje por shtoi se kanë pikëpamje më ndryshe në mënyrën si të arrihet deri aty.

Kryeministri i Shqipërisë, ka folur para gazetarëve derisa po qëndron në Slloveni në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

I pyetur nëse ka një mospërputhje në rritje midis autoritetit të Shqipërisë dhe të Kosovës sa i takon marrëdhënies me Beogradin, Rama ka thënë se janë pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi.

Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet shqiptare dhe kosovare por ka shqiptarë në Shqipëri dhe shqiptarë në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë edhe njëherë e ka përmendur padrejtësinë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës me mos-liberalizimin e vizave.

Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Slloveni ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.

Rama do të jetë pjesë e panelit të liderëve që sivjet ka për temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Forumit do t’i adresohet përmes video-lidhjes edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara