Aktualitet

​Rama dekoron Fatos Nanon: Në këto orë të vështira meriton lutjet dhe mirënjohjen tonë

Mirënjohja është ndarë me motivacionin për kontributin e shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues e demokratik në Shqipëri.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka urdhëruar dhënien e medaljes “Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike” për ish-kryeministrin Fatos Nano.

Mirënjohja është ndarë me motivacionin për kontributin e shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues e demokratik në Shqipëri.

Gjithashtu aty përmendet fryma liberale në udhëheqje dhe toleranca shembullore në momente tejet të vështira të jetës politike kombëtare.

“Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, ka shkruar Rama.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri Partisë Socialiste, Fatos Nano, po përballet me komplikime shëndetësore dhe si pasojë është shtruar në spital. Është raportuar se 70-vjeçari ka pasur vështirësi me frymarrjen.

Fatos Nano i cili është kryetari i parë i PS-së, ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në periudhat 1991, 1997-1998 si dhe më 2002-2005.

Aktualitet

Tentimvrasja në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për rastin e tentimvrasjes në Pejë, të martën, është në arrati.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se pas rastit viktima ka folur në Polici. Sipas raportit, ai ka treguar se ka ikur nga vendi i ngjarjes, pasi i dyshuari ka shtënë me armë.

“VRASJE NË TENTATIVË. Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë  22.04.2025 – 12:18. Viktima mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri prapa tij, pastaj viktima nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca konstituive vazhdon të premten në ora 10:00

Published

on

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pasi dështoi të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

Ai tha se seanca do të vazhdojë sërish më 25 prill në ora 10:00.

“Në sallë kanë votuar 57 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpitet për të premtën 25 prill në ora 10:00”, tha Dehari.

 

Continue Reading

Aktualitet

Burimet e Vatikanit zbulojnë detaje të momenteve të fundit të Papës

Published

on

Burime nga Vatikani kanë dhënë më shumë detaje për momentet e fundit të Papës.

Bëhet e ditur se të hënën në mëngjes, Papa u zgjua rreth orës 6 të mëngjesit dhe ishte mirë për të paktën një orë.

Por rreth orës 7 të mëngjesit, njësia mjekësore e Vatikanit mori një telefonatë urgjente nga apartamenti i tij në Casa Santa Marta.

Zyrtarët e Vatikanit konsideruan një transferim urgjent në Spitalin Gemelli në Romë dhe burime policore kanë konfirmuar se kanë marrë një kërkesë urgjente për shoqërim policor nga Vatikani pas orës 7 të mëngjesit, shkruan Skynews.

Mësuam më herët sot se infermierja personale e Papës Massimiliano Strappetti e pyeti atë përpara paraqitjes së tij të së dielës së Pashkëve nëse mendonte se mund ta menaxhonte atë.

Papa kishte insistuar se ishte në rregull. Më pas, Papa e falënderoi dhe i tha: “Faleminderit që më ktheve në shesh”.

Më pas ai kaloi një pasdite “të qetë” të së dielës dhe shijoi darkën e tij, bëhet e ditur nga Vatikani.

Continue Reading

Aktualitet

Ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët por dhe me diell.

Gjatë orëve të pasdites ka mundësi të ketë riga lokale shiu.

Temperatura minimale do të jetë 10°C, kurse ajo maksimale 20°C.

Edhe nesër pritet të jetë një mot i ngjashëm me temperatura që do të lëvizin nga 10 deri në 18°C. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara