Lajmet
Qytetarët festojnë pavarësinë: Të bashkohemi, që të jemi të gjithë unik dhe sa më të fortë!
Ceremonia e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës ishte shumë emocionuese qytetarët.
Published
4 years agoon
By
UBT newsSot për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshin e qytetit të Prishtinës në përgjithësi mbizotëroi një atmosferë festive. Sheshi i Prishtinës pothuajse gjatë gjithë ditës ishte në mbikëqyrje të Policisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.
E ceremonia e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës ishte shumë emocionuese qytetarët. Kështu thotë edhe Ilir Rexhepi.
“Si çdo shqiptarë, ceremonia e parakalimit ishte shumë motivues dhe shumë krenarë për të arriturat, me shpalljen e pavarësisë edhe pse viteve të fundit nuk është se po bëjnë aq sa qytetarët kanë pritur…Atmosferë festive ka më shumë nga popullata, por jo edhe nga institucionet. Ishte një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, megjithatë ishte i vonuar, pasi që ishte paralajmëruar se do të ndodhte në orën 12:00, por filloi 40 minuta më vonë, dhe ishte një parakalim i shpejt”, u shpreh Rexhepi.
Edhe qytetari Shemsi Llapashtica thotë për KosovaPress tha se përveç ceremonisë së parakalimit nuk ka pasur ndonjë ceremoni tjetër.
“Përveç parakalimit nuk pati ndonjë ceremoni tjetër, do të mund të ishte edhe më mirë…Nga njerëzit në pushtet kemi pritur dhe presim prapë. Jam duke besuar se janë duke punuar, pasi që nuk është edhe shumë lehtë ashtu siç e marrin të tjerët. Tash një kohë edhe këto ngritjet e mëdha që janë bërë, bënë që të mos gjendemi në një situatë shumë të mirë, por shpresojmë që në të ardhmen do të bëhet më mirë”, tha Llapashtica.
Ndërkohë, Ilir Rexhepi shprehi pakënaqësitë e tij sidomos me ngritjet e çmimeve të konsumit dhe ato të energjisë elektrike. Ai tha se pagat në Kosovë janë shumë të ulëta dhe mbizotëron një gjendje jo shumë e mirë e cila po bënë që shumë të rijnë të largohen nga vendi.
“Pritjet janë shumë të ulëta dhe kjo po shihet çdo ditë e më tepër se nuk ka ndonjë arritje. Ne jemi duke e parë numrin e të rinjve që po migrojnë jashtë vendit. Ata nuk po ikin për shkak të kushteve që janë shumë më të mira atje, por për shkak të kushteve të këqija këtu. Nuk është se ka ndonjë perspektivë apo se po shohim ndonjë zhvillim, këta po proklamojnë zhvillim ekonomik në rritje, por ne nuk po e shohim si qytetarë. Ne jemi duke parë rritje drastike të çmimeve, si ato të konsumit që janë të papërballueshme për nga rrogat që i marrin ata. Të ardhurat që qytetarët marrin janë shumë të ulëta..Shtrenjtimi i rrymës ka qenë kulmi i jetës së përditshme të vështirësuar të qytetarëve. Për ne që punojmë është pak më në rregull, por çfarë për ata që nuk punojnë, që marrin ndihmë sociale dhe e cila është shumë e ulët. Duke ditur edhe pagat e ulëta të qytetarëve”, tha Rexhepi.
E Sylejman Shala ishte ai që beson se me bashkim të pushtetarëve, shteti i Kosovës do të bëhej më i fortë.
“Atmosfera sot është e njëjtë si gjithmonë, megjithatë po shihet se ka gjallëri… nga njerëzit në pushtet na presim një të ardhme më të mirë, presim që të bashkohen të gjithë pushtetarët, të bëhen një që të jemi të gjithë unik dhe sa më të fortë. Bashkimi e bënë fuqinë”, tha Shala.
Pavarësisht disa pakënaqësive, Dan Bytyçi ishte një nga ata qytetarë që ka ardhur enkas nga një shtet tjetër vetëm për ta pritur festën në Kosovë.
“Shumë mirë, ne kemi ardhur enkas nga Gjermania për këtë festë dhe po duket një atmosferë shumë e bukur”, tha Bytyci.
Vendi
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Published
2 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Në një debat në Komisionin e Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian për raportin për Kosovën u konfirmua nga Përfaqësuesi i Komisionit Evropian se tashmë janë liruar të gjitha mjetet financiare që ishin të bllokuar për shkak të masave ndaj Kosovës, siç raporton Koha.net.
Duke folur në emër të Komisionit Evropian, Jiri Plecity nga Drejtoria e Zgjerimit konfirmoi se janë hequr masat financiare ndaj Kosovës.
“Mund të konfirmoj se kemi nisur nga maji i vitit të kaluar heqjen graduale të masave, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paralajmëroi heqjen e masave të tjera. Mund të konfirmoj se Komisioni tash ka liruar të gjitha mjetet e asistencës financiare, fondet për Kosovën” ka thënë ai.
Gjatë debatit raportuesi për Kosovën Ruiho Terras, kritikoi ashpër këto masa duke thënë se ato kanë pasur pasoja të mëdha për qytetarët, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë në Kosovë. /Koha.net/
Vendi
Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje
Published
2 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit.
Çështja ndaj Rozeta Hajdarit do të shkojë në gjykim pavarësisht prej përpjekjeve të saj që të hidhej poshtë aktakuza e Prokurorisë Speciale për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Në një aktvendim të nxjerrë të premten e javës së shkuar, më 13 mars, një trup gjykues i Departamentit Special të Gjykatës e refuzoi kërkesën e ish-ministres për hedhje të aktakuzës.
Ky trup gjykues i vlerësoi si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës të parashtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve.
Paparaci e ka siguruar ekskluzivisht vendimin që lë në fuqi aktakuzën për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj ish-ministres së Tregtisë në Qeverinë Kurti II, transmeton Ekonomia Online.
Sipas atkvendimit, aktakuza ka prova të mjaftueshme, nuk ka shkelje procedurale dhe është e bazuar ligjërisht.
Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e Rezervave Shtetërore, një afere që i ka shkaktuar afër tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit.
Në të njëjtin rast, bashkë me Hajdarin akuzohen edhe tre të tjerë: dy zyrtarëve të MINT-it, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, si dhe afaristit Ridvan Muharremi.
Hajdari, Gara dhe Lipovica dyshohen të tre për të kryerjen e dy veprave penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.
Paparaci ka provuar të kontaktojë me Nazim Mehmetin, avokatin e njërit prej të të pandehurve, por ai ka qenë i paarritshëm përmes telefonit të martën.
Vendi
REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb
Published
3 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij.
“E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.
Vendimi është bërë publik pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.
Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.
Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.
Kryeministri Kurti ka thënë se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.
Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia. /REL/
Lajmet
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Published
3 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.
Votimi:
79 vota pro
1 abstenim- Redi Muçi
0 kundër
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.
Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/
Champions League, City dhe Chelsea luftojnë për rikthim
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje
Çfarë paralajmërojnë dy javët e para të luftës kundër Iranit për të ardhmen?
REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb
Shtetet e Gjirit kërkojnë nga Trump neutralizimin e Iranit
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
