Aktualitet

​QKUK: Mbi 2.000 koronarografi dhe 1.500 stentime nga fillimi i vitit

Sipas Kamberit, klinika ka gjithsej 75 shtretër, 41 mjekë dhe 62 infermier/e që kanë bërë dhe po bëjnë punë të madhe.

Published

on

Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë 500 stentime janë bërë nga fillimi i vitit, e deri më tani në QKUK.

Këto shifra u bënë të ditura gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Kardiologjisë, zëvendësuesja e Ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha bashkë me Arsim Berisha, zëvendësministër, kryesuesja e bordit drejtues, Aida Rexhepi, Agreta Gashi anëtare dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Në takim, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi ka paraqitur punën që po bëhet në klinikë dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas Kamberit, klinika ka gjithsej 75 shtretër, 41 mjekë dhe 62 infermier/e që kanë bërë dhe po bëjnë punë të madhe, por nevojitet shtim i mëtejmë i kapaciteteve hapësinore dhe investime në aparaturë.

Dafina Gexha, zëvendësuese e ministrit të Shëndetësisë, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë përkrahje për investime në aparaturë mjekësore, por edhe për zhvillim dhe avancim të shërbimeve kardiologjike.

Ajo kërkoj që drejtuesit e klinikës, në bashkëpunim me Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e ShSKUK-së, të bëjnë planifikimet e nevojshme për aparatura dhe investime, projekte që do të përkrahen nga MSh-ja. Mbështetje për Klinikën e Kardiologjisë ofroi edhe Bordit Drejtues dhe manxhmenti i ShSKUK.

Bota

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Ska ndryshime në pozicionimin e forcave në Kosovë

Published

on

By

Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka garantuar sigurinë në rajon. Por, mes sinjalizimeve nga zyrtarët amerikanë për një zvogëlim të mundshëm të pranisë ushtarake në Evropë, lindin pyetje mbi fatin e trupave amerikane në Kosovë dhe nëse administrata e presidentit Donald Trump mund të kërkojë favore në këmbim të mbajtjes së tyre.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka ndryshime në pozicionimin e forcave. Megjithatë, ish-zyrtarë të NATO-s paralajmërojnë se Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, sidomos në një kohë kur tensionet në Ballkan mbeten të larta.

Misioni i KFOR-it në Kosovë filloi në qershor të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi tërheqjen e plotë të forcave serbe. Fillimisht me rreth 50.000 trupa, sot numri i ushtarëve të KFOR-it është reduktuar në rreth 4.600.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thekson se presidenti Trump mund të ketë një qasje transaksionale ndaj misioneve ushtarake, duke kërkuar lëshime politike nga Kosova në këmbim të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se Kosova nuk është ende në gjendje të mbrohet e vetme, duke e bërë praninë e KFOR-it jetike për sigurinë e vendit.

Continue Reading

Bota

Pas protestave masive në Greqi, të premten mocioni i mosbesimit për Mitsotakis

Published

on

By

Greqia ka hyrë në një fazë të tensionuar politike, me një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, i cili pritet të votohet të premten.

Ky mocion ka pasur si shkak tragjedinë e trenit në Tempi dy vjet më parë, e cila la pas një bilanc të rëndë viktimash dhe akuzat për dështimin e shtetit në menaxhimin e sigurisë hekurudhore.

Në një shkëmbim të ashpër mes liderëve politikë të mërkurën, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përball me sulme të ashpra personale nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Megjithatë, Mitsotakis ka refuzuar të tërhiqet, duke theksuar se do të dalë më i fortë nga këto sulme dhe do të mbrojë qëndrimin e tij deri në vitin 2027, kur janë planifikuar zgjedhjet e tjera.

Mocioni i mosbesimit ka arritur në një moment kur opozita është bashkuar për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Kjo përfshin partinë PASOK, SYRIZA, E Majtën e Re dhe Kursin për Liri. Ata kanë akuzuar qeverinë për dështim të menaxhimit të situatës pas aksidentit dhe për fshehje të të vërtetës.

Në përgjigje, Mitsotakis e kritikoi ashpër opozitën dhe theksoi se pastragimi i pasojave të tragjedisë do të jetë përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe investimeve të tjera, përfshirë modernizimin e flotës hekurudhore deri në vitin 2027. Ai po ashtu njoftoi një iniciativë për të përmirësuar vlerësimet e punonjësve të sektorit publik.

Pavarësisht këtyre nismave, opozita e ka cilësuar këtë si një përpjekje për të mbuluar gabimet dhe ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Moti politik mbetet i tensionuar, me një klimë të paparashikueshme për zhvillimet e ardhshme.

Continue Reading

Bota

​Hamasi: Kërcënimet e Trumpit vështirësojnë çështjet lidhur me marrëveshjen e armëpushimit

Published

on

By

Lidhur me kërcënimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Hamasi tha se “Ato inkurajojnë qeverinë izraelite të mos zbatojë armëpushimin”.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem në një deklaratë për gazetarin e AA-së për kërcënimet e presidentit amerikan Trump ndaj Hamasit tha: “Këto kërcënime vështirësojnë çështjet lidhur me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe inkurajojnë qeverinë okupuese të mos zbatojë marrëveshjen e armëpushimit”.

Ai thekson ekzistencën e një marrëveshjeje të nënshkruar për armëpushim në Rripin e Gazës. “SHBA-ja është një nga vendet që ndërmjetësoi këtë marrëveshje. Marrëveshja përfshin lirimin e të gjitha pengjeve në tre faza dhe Hamasi përmbushi detyrimet e tij në fazën e parë“, tha Qassem.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk është i gatshëm për negociatat e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit”, tha Qassem i cili i bëri thirrje administratës amerikane të ushtrojë presion mbi Izraelin për të filluar negociatat e fazës së dytë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi: “Lironi të gjitha pengjet tani, jo më vonë. Përndryshe, kjo punë për ju përfundon. Unë po i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për të përfunduar punën. Nëse nuk bëni atë që them unë, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt“.

Trump u bëri thirrje liderëve të Hamasit duke thënë: “Ky është paralajmërimi i fundit për ju. Është koha të largoheni nga Gaza derisa keni ende mundësi“.

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit izraelit më 2 mars thuhej se Netanyahu vendosi të ndalonte hyrjen e të gjitha furnizimeve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Në vend të kalimit në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Rripin e Gazës, Netanyahu dëshiron që faza e parë të zgjatet deri në fund të Ramazanit.

Continue Reading

Bota

Sulmi rus vrau 4 persona, Zelensky: Vullnetarët e SHBA-së i mbijetuan goditjes

Published

on

By

Një sulm me raketa ruse në një hotel ka vrarë katër persona në Kryvyi Rih në Ukrainë. Raketa goditi një hotel në qytetin qendror, duke shkaktuar pasoja në humbje jete njerëzish, por dhe dëme në blloqe apartamentesh dhe dyqanesh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vullnetarë amerikanë dhe britanikë nga një organizatë humanitare po qëndronin në hotelin e Kryvyi Rih të goditur nga sulmi me raketa, por ata lanë dhomat e tyre përpara sulmit.

Zelensky shkruan në Telegram se operacioni i shpëtimit në Kryvyi Rih zgjati gjithë natën.

Raketat balistike goditën një hotel të zakonshëm. Pak para sulmit, vullnetarë nga një organizatë humanitare, qytetarë të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë u regjistruan në hotel. Ata mbijetuan sepse arritën të zbrisnin nga dhomat e tyre. Por, për fat të keq, katër persona u vranë në sulm.

Në total u plagosën më shumë se 30 persona, të gjithëve iu ofrua ndihma e nevojshme. Nga goditja u dëmtuan shumë objekte civile përreth hotelit. Ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar në vendin e ngjarjes me të gjitha shërbimet”, tha Presidenti ukrainas.

Nuk mund të ketë pauzë në presionin ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë dhe terror kundër jetës”, shtoi Zelensky.

Continue Reading

Të kërkuara