Lajmet

​Qeveria nuk sjell raportin e dëmeve, mbyllet seanca ndaj veteranëve protestues

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e katërt me radhë ndaj njëmbëdhjetë̈ veteranëve dhe invalidëve të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.

Meqenëse në seanca kanë munguar tre të akuzuar dhe pala e dëmtuar në këtë rast Qeveria e Kosovës nuk ka sjellë raportin e vlerës së dëmit, seanca është mbyllur dhe e radhës është paraparë të mbahet më 14 prill nga ora 09:00.

Avokati i palës së dëmtuar, Bedri Krasniqi tha se pala e dëmtuar është në procedurë të mbledhjes së fakteve me qëllim ta faktojë faktin lidhur me vlerën e dëmit.

I akuzuari në këtë rast, Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe njeri ndër organizatorët e protestës të gushtit të 2015, këtë proces gjyqësor e ka quajtur si lojë politike. Ai kërkoi që seanca e radhës të mos caktohet pa u ofruar raporti i dëmit në të kundërtën ka thënë se nuk marrin pjesë në seanca.

“Seanca e katër që po mbahet dhe përfaqësuesi i qeverisë po arsyetohet se do ta sjellë raportin e radhës. Janë katër seanca që deklarohet, më duket lojë që po bëhet me neve, është e padrejtë po bëhen gati 6 vite që akuzohemi prej qeverisë dhe mos me qenë gjendje me sjellë këtë raport është lojë politike. Kisha kërkuar që mos me thirr seancë pa e ofrua raportin e dëmit. Në të kundërtën deri në vendimin përfundimtar nuk marrë pjesë në seancë”, tha ai.

Kryesuesja e trupit gjykues, Luljeta Krasniqi kërkoi nga pala e dëmtuar që deri të seancën e radhës të përgatisë raportin që shpalos vlerën e dëmit.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara