Lajmet
Qeveria i propozon ZRrE-së që bllok tarifa të jetë 1000 kWh dhe jo 600
Sipas Muratit, bllok tarifa duhet të jetë e ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiQeveria e Kosovës ka prezantuar komentet që ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë për media tha se kanë propozuar që bllok tarifa të jetë 1000 kWh, dhe e ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës.
“Ne kemi propozuar që për amvisëritë, pra për konsumatorët familjarë, blloku i parë tarifor të jetë 1,000 kWh dhe i ndarë 500kWh gjatë ditës dhe 500 kWh gjatë natës, pra të jetë 1000, pasi që konsiderojmë që për një afat kaq të shkurtër është e vështirë për familjet të përshtaten menjëherë. Dhe, për këto 500 kWh ditën dhe 500 kWh natën, çmimi do të mbetet i pandryshuar. Do të thotë mbeten këto çmime që janë aktualisht. Për ato familje që nuk e tejkalojnë këtë prag, nuk do të ketë fare ekspozim ndaj lëvizjeve dhe rritjeve në çmim. Kurse, për ata që e tejkalojnë këtë prag, propozimi ynë ka qenë që edhe tarifa e lartë, mbi 500 ditore, të ulet nga 14 cent në 11.5 cent, pra edhe këtu të ketë një zbritje. Me këtë propozim, kemi vlerësuar që gjenerohen 22.5 milionë euro për ta zvogëluar këtë hendekun që e thashë prej 110, respektivisht 70 milionë euro”, tha ai.
Murati bëri të ditur se kanë dhënë edhe propozimet konkrete sa i përket raportit për të hyrat maksimale, e që siç tha ai, janë që të zvogëlohet hendeku nga 132 milionë euro në 110 milionë.
“Kemi dhënë propozime konkrete sa i përket raportit për të hyrat maksimale të lejuara, pra kemi identifikuar diku 21 milionë euro për të cilat mund të zvogëlohet hendeku, pra ZRrE ka propozuar që të mbulohet konsumi për tërë vitin i energjisë elektrike. Nevojiten 446 milionë euro, ndërsa me tarifat aktuale mund të grumbullohen 314 milionë euro. Sipas ZRrE-së, hendeku që është dashur të mbulohet ka qenë 132 milionë euro e që sipas tyre bashkë me subvencionimin prej 75 milionë euro nga Qeveria është dashur të vendoset edhe bllok tarifa në nivelin 600 KWh dhe pastaj pjesa tjetër të bëjë me tarifa tjera, pra të ketë çmimin 14 cent dhe 6 cent për tarifën e lartë dhe të ulët përkatësisht”, ka thënë ai.
Ai tha se kanë propozuar që ZRrE të llogarisë si kontigjencë tek të hyrat maksimale të lejuara shumën prej 40.8 milionë euro, të cilën gjykata ka kërkuar t’u kthehet konsumatorëve nga KEDS, meqenëse vendimi është apeluar dhe ende pret verdiktin përfundimtar.
“Ne kemi dhënë edhe një propozim tjetër për ZRrE- në, Gjykata themelore tashmë ka marrë një aktgjykim për sa i përket për çështjet e ngritura nga Avokati i Popullit. Sipas tij, kërkohet nga ZRrE që ta obligojë KEDS-in që shumën prej 40 milionë e 885 mijë e 480 euro t’ua kthejë konsumatorëve përmes tarifave, kjo ka të bëjë me shumën që është faturuar deri në kohën sa ka qenë pjesë e konsumatorëve në pjesën veriore të energjisë elektrike, pra janë 41 milionë euro për të cilat ka një aktgjykim të Gjykatës Themelore, mirëpo ky është apeluar nga ZRrE, dhe kërkesa jonë si Ministri që kjo pjesë, ky 41 milionë të përfshihet si kontingjente për të hyrat, dhe kësisoj të ndërhyjmë në të hyra maksimale të lejuara të ulëta, pra këtë 41 milionë dhe të merret vendimi përfundimtar i gjykatës dhe të vendoset nëse vendimi konfirmohet i Gjykatës Themelore që obligimi nga 41 milionë i është kthyer konsumatorëve që ka qenë gabim dhe duhet të rishqyrtohet dhe të bartet në tarifat e vitit vijues. Kështu do të kishim të hyrat maksimale të lejuara prej rreth 380 milionë euro, nga 446 do të binte në 380 dhe hendeku do të zvogëlohej në afërisht 70 milionë euro”, tha ai.
Ministri Murati tha se kanë propozuar edhe një masë tjetër në ZRrE, e cila ka të bëjë me atë se nëse një familje shpenzon për një muaj më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, ajo të subvencionohet nga shteti.
“Masa ka të bëjë se kushdo që arrijnë ta ulë konsumin në raport me muajin e njëjtë të muajit paraprak proporcionalisht të subvencionohet, në raport me vitin paraprak për muajin shkurt një familje arrin të kursejë 10 për qind të energjisë elektrike, pra shpenzon më pak në kWh gjatë ditës e njëjta shumë do të subvencionohet nga shteti për faturën që e ka ajo familje për atë muaj, dmth nëse dikush ka shpenzuar 100 euro në shkurtin e vitit të kaluar dhe këtë vit arrin ta ulë konsumin për 10 euro në 90 euro do të marrë aq nga shteti, pra do të kursejë dyfish”, tha ai.
Të hënën në orën 16:00, ka përfunduar afati për dorëzim të komenteve lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtim të rrymës.
lajme
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Published
46 minutes agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.
Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.
Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Lajmet
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Published
2 hours agoon
March 16, 2026By
ubtnews
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online




Vendi
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Published
3 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.
Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Botë
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Published
3 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.
Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.
“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.
Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.
Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”
Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.
“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.
I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës
REL: Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh
Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
