Lajmet

Gjashtë viktima dhe 2 mijë e 33 raste pozitive me COVID-19

Numri i rasteve aktive është 32 mijë e 906.

Publikuar

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 33 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 3 mijë e 329 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 32 mijë e 906.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 781 mijë e 110 doza të vaksinës.

Deri më sot 805 mijë e 802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse 81 mijë e 20 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Lajmet

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës tha se ka gjetur të hënën dy kamera me panele diellore në kufirin lindor me Serbinë, për të cila dyshon se ishin vendosur për vëzhgimin e rrugës nga kontrabandistë të dyshuar.

Në një njoftim për media të martën, Policia tha se kamerat ishin vendosur në një rrugë malore nga fshati Ranillug i Kosovës, në drejtim të fshatit Konçul të Serbisë.

Policia e ka ndaluar në vendin e ngjarjes një 30-vjeçar, me shtetësi të dyfishtë: kosovare dhe serbe, thuhet në njoftim.

“Në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar… I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti i tij është sekuestrohet, sipas njoftimit.

Policia shtoi se i dyshuari e kishte përdorur “këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale”.

Në korrik të vitit 2023, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, për arsye “sigurie”, kur tre policë të Kosovës u arrestuan nga policia serbe.

Në dhjetor, Policia e Kosovës hoqi qindra kamera në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Paraprakisht, ajo kishte hequr kamera edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjenden mbetje skeletore në ish-bazën e Hitlerit

Publikuar

nga

Prokurorët polakë kanë përfunduar hetimet mbi mbetjet skeletore që u gjetën në vendin ku diktatori gjerman, Adolf Hitler dhe liderë të tjerë nazistë kaluan kohën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Eshtrat u gjetën më 24 shkurt në Wolf’s Lair, e cila shërbeu si selia kryesore e Hitlerit për Frontin Lindor midis viteve 1941-44, kur Polonia u pushtua nga Gjermania. Ky zbulim ngjalli interes për të zbuluar identitetin e atyre të cilëve iu gjetën eshtrat, por hetimet dështuan për shkak të gjendjes së mbetjeve dhe kalimit të kohës.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit afër qytetit Ketrzyn, Daniel Brodowski, tha se zyrtarët policorë siguruan mbetjet pasi ato u gjetën nga një grup lokal, Latebra, i cili merret me gjurmimin e objekteve historike.

Një ekspert mjeko-ligjor i ka ekzaminuar nën mbikëqyrjen e prokurorisë, e cila po përpiqej të përcaktonte nëse kishte ndodhur vrasja nga pakujdesia. Brodowski njoftoi përmes një deklarate se hetimi u ndërpre në fund të marsit për shkak të mungesës së provave se ishte kryer një krim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Planifikim për atentat ndaj Zelenskyt, arrestohen dy zyrtarë ukrainas

Publikuar

nga

Dy zyrtarë ukrainas të sigurisë janë arrestuar për planifikimin e vrasjes së presidentit Volodymyr Zelensky, sipas Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të vendit (SBU).

Dy kolonelë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar dhe akuzohen për rrjedhje të informacionit të klasifikuar në Rusi, tha SBU të martën, pasi “ekspozoi një rrjet agjentësh” që i përkisnin shërbimit të sigurisë shtetërore të Rusisë (FSB).

SBU tha se kishte “nxjerr në pah” “planet në zhvillim aktiv” për të vrarë Zelenskyn.

“Një nga detyrat e rrjetit të agjentëve të FSB-së ishte të gjente autorë mes ushtarakëve pranë sigurimit të Presidentit, të cilët mund të merrnin peng kreun e shtetit dhe më pas ta vrisnin atë”, tha SBU.

SBU tha se planet e vrasjes synonin gjithashtu zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, duke përfshirë kreun e SBU, Vasyl Maliuk dhe kreun e Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Zelensky thuhet se është përballur me disa tentativa vrasjeje që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Eskalon protesta në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt

Publikuar

nga

Molotov, tym dhe flakë edhe në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës të nga “Aleanca për Teatrin” e mbështetur dhe nga një pjesë e opozitës.

Në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës u mblodhën dhjetëra protestues, teksa e pranishme është edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu, në shesh ishin dhe nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës nga radhët e opozitës Dorian Teliti. Po ashtu, në protestë janë dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Kjo është protesta e gjashtë e thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni.

Në drejtim të bashkisë protestuesit kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe tymuese.

Gjatë protestës, në fjalimin e tij, ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se sot ka nënshkruar kallëzim të ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

“Jemi kundër kreut të bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit. Do mbahet mend si i vetmi kryebashkiak që vuri policinë për të mbrojtur veten. I takon SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjet një drejtësie pa regji”, tha Këlliçi.

“I bëj thirrje SPAK; sot keni damkën e madhe në kurriz, mbi shpatulla të burgosjes, pa asnjë fakt, pa asnjë provë të arrestit të liderit të opozitës”, tha Këlliçi.

Ndërsa Dorian Teliti, nënkryetar i Rithemelimit u shpreh se kjo protestë është pranë fitores së madhe.

“Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjes përfundimtare të Erion Veliajt dhe më pas, dorëheqjes edhe të kryeministrit të Shqipërisë. Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas. Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Veliajt, sot u distancua nga ai”, tha Teliti.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu drejtua protestuesve duke thënë se “ne nuk do ta lejojmë kurrë Erion Veliajn të bëjë gjumin e qetë, deri ditën që do të japë llogari një më një, për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës, për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ua kthejë ju dhe të gjithë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën më të fundit që ka vjedhur nga xhepat tuaj”.

Gjatë protestës, veç molotovit, protestuesit shtynë gardhin e sigurisë të vendosur nga Policia, duke u përpjekur të hyjnë në godinë çka ka sjellë edhe përplasje fizike me forcat e rendit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara